Sulmet e ditëve të fundit të Francës dhe vendeve të tjera aleate kanë vrarë rreth 30 militantë të ISIS në Raka të Sirisë.
Ndërkohë, vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut ka thënë se shumica e tyre kanë vdekur kur janë goditur postblloqet në qytet. Burimi i njëjtë po ashtu njofton se familjet e udhëheqësve të Shtetit Islamik kanë nisur të ikin nga Raka në drejtim të Mosulit në Irak.
Ndryshe raporton një agjensi lajmesh e lidhur me Shtetin Islamik i cili nuk ka raportuar viktima duke theksuar se avionët francezë kanë goditu vende “ të zbrazëta”.









