Të paktën 45 persona humbën jetën dhe 110 të tjerë u plagosën sot pas shpërthimeve në një xhami shiite në Sayeda Zeinab, në jug të Damaskut, njoftoi agjencia zyrtare siriane e lajmeve, SANA.
Ajo shtoi se atentati u krye nga një makinë e mbushur me eksploziv si edhe nga dy kamikazë.
Ndërkohë, Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH) deklaroi se numri i viktimave mund të rritet.
“Dy shpërthime me origjinë terroriste, një veturë dhe një kamikaz… ndodhën në zonën e Sayeda Zeinabit”, tha televizioni shtetëror sirian, pa dhënë hollësi.
Në xhaminë shiite të Sayeda Zeinabit shkojnë çdo ditë pelegrinë nga Irani, Iraku, Gjiri dhe Libani.