• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Siri/ A po përgatitet SHBA për sulm ushtarak? Trump: Brenda 40 orëve marr vendimin!

by Java News
09/04/2018 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Presidenti i SHBA, Donald Trump, dënoi sulmin e dyshuar kimik në Siri dhe tha se do të marrë “vendime të rëndësishme” brenda 24 deri 48 orëve të ardhshme për mënyrën se si do të reagojnë Shtetet e Bashkuara.

Gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, zoti Trump i tha kabinetit se SHBA do të gjejnë se kush është përgjegjës për sulmin: Siria, Rusia, Irani apo “të gjithë bashkë”.

“Po e shikojmë këtë çështje shumë fort, shumë seriozisht,” tha ai.

Presidenti amerikan e quajti sulmin “monstruoz”.

Po të hënën, sekretari amerikan i Mbrojtjes Jim Mattis thotë se Shtetet e Bashkuara nuk përjashtojnë një veprim ushtarak kundër Sirisë, pas komenteve të presidentit Donald Trump se ata që ndërmorën sulmin kimik të së shtunës do të paguanin një çmim të lartë.

“Gjëja e parë që duhet të shqyrtojmë është se përse ende përdoren armë kimike kur Rusia ishte garantuesi për heqjen e të gjitha armëve kimike”, tha zoti Mattis sot gjatë një takimi në Pentagon me sheikun e Katarit al-Thani.

Ai u tha gazetarëve se SHBA po “punojnë me aleatët dhe partnerët nga NATO-ja në Katar dhe gjetkë për ta trajtuar këtë çështje”.

Mbrëmë vonë, Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Trump dhe Presidenti francez Emmanuel Macron dënuan ashpër sulmet kimike në Siri dhe ranë dakord se qeveria siriane e Presidentit Bashar al-Assad duhet “të mbahet përgjegjëse për abuzimet e vazhdueshme me të drejtat e njeriut”. “Ata ranë dakord të shkëmbejnë informacion mbi natyrën e sulmeve dhe të koordinojnë një përgjigje të fortë dhe të përbashkët,” tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë rreth telefonatës midis dy udhëheqësve.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të takohet sot rreth sulmit të supozuar, pasi shumë vende kërkuan një seancë urgjente.

Siria dhe Rusia akuzojne izraelin per sulmin ajror

Ndërkohë, Siria dhe Rusia thonë se dy aeroplanë luftarakë izraelitë që vepronin në hapësirën ajrore libaneze kryen sot në mëngjes një sulm kundër një baze ajrore në Sirinë qendrore.

Ushtria izraelite nuk e komentoi sulmin në bazën e njohur si T4 në provincën Homs.

Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër, tha se 14 veta janë vrarë, në mesin e tyre edhe pjesëtarë të forcave iraniane.

Në muajin shkurt Izraeli akuzoi forcat iraniane se po shfrytëzojnë bazën për të dërguar avionë pa pilotë në territorin e Izraelit.

Fillimisht mediet shtetërore siriane thanë se një sulm me raketa ka ndodhur të hënën në një bazë ajrore në provincën e Homsit në Siri, duke lënë një numër viktimash.

Zyrtarët amerikanë thanë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë kryer sulm në Siri.

“Megjithatë, po vazhdojmë ta ndjekim nga afër situatën dhe të mbështesim përpjekjet diplomatike për t’i mbajtur përgjegjës ata në Siri dhe gjetiu për përdorimin e armëve kimike”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Pentagonit, Christopher Sherwood.

Siria vazhdimisht ka mohuar përdorimin e armëve kimike gjatë konfliktit që filloi në vitin 2011, përfshirë edhe sulmin e fundit të dyshuar të së shtunës në para lagjet e Damaskut të kontrolluara nga kryengritësit, që la pas vetes 40 të vrarë.

Presidenti Trump përdori rrjetin Twitter të dielën për të thënë se “do të ketë një çmim të lartë për t’u paguar”, për atë që ai e quajti “sulm të çmendur kimik” të shtunën.

Në një akt të rrallë kritikash të forta në adresë të udhëheqësit rus, presidenti amerikan deklaroi se “Presidenti Putin, Rusia dhe Irani janë përgjegjës” për mbështetjen që i japin “kafshës Asad”.

Ai kërkoi më tej nga Siria hapjen e zonës për personelin mjekësor dhe verifikues.

Ministria e Jashtme ruse hodhi poshtë pohimet për sulm kimik duke theksuar se “përhapja e tregimeve të rreme për përdorimin e klorit dhe substancave të tjera helmuese nga forcat qeveritare (siriane) vazhdon”.

“Ne kemi paralajmëruar disa herë së fundmi për provokime të tilla të rrezikshme”, thuhet në deklaratën e Moskës. “Qëllimi i një spekulimi të tillë mashtrues, pa asnjë argument, është mbrojtja e terroristëve dhe përpjekje për të justifikuar përdorimin e forcës nga jashtë”.

Irani tha se pretendimet e Shteteve të Bashkuara, synojnë arsyetimin e veprimeve të reja ushtarake amerikane.

Një vit më parë, pas një sulmi me armë kimike në Siri, presidenti Trump urdhëroi goditjen më 59 raketa Tomahawk në Siri, duke vënë në shënjestër një bazë ushtarake prej nga ishin ngritur avionët që kishin kryer sulmin kimik.

Presidenti Trump nuk tha se si do të përgjigjet Amerika pas sulmit të së shtunës. Por këshilltari për sigurinë kombëtare Thomas Bossert tha për rrjetin ABC News, se “asnjë opsion nuk mund të përjashtohet”.(VOA)

ma.me

Next Post
“Ti na vodhe, por ne po shpenzojmë të të kurojmë”, deputeti viziton grabitësin shqiptar

"Ti na vodhe, por ne po shpenzojmë të të kurojmë", deputeti viziton grabitësin shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In