Bashkëshorti i Sir Elton John, David Furnish, ka blerë një shtëpi në Londër për një shok të vjetër. Sipas mediave ai ka shijuar gjithashtu pushime të klasit të parë përreth botës dhe burrin e yllit të muzikës.
David, 52-vjeç, është njohur me 33-vjeçarin (instruktor palestre) Danny Williams një natë teksa po festonin në një klub të kryeqytetit anglez dhe lidhën shpejt një miqësi të fortë, pretendon një burim i The Sun.
Një dokument i regjistrimit të pasurive i vitit 2013 dëshmon se David, i cili u martua me Elton John në dhjetor, ka paguar një shumë të madhe prej rreth 400.000 dollarësh për një shtëpi dykatëshe në jug të Londrës për Danny-n.
Në këtë pikë janë ngritur dyshime të forta se bashkëshorti mund ta tradhtojë Eltonin.











