• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Sinjalizime për baste, policia austriake bastis dhomat dhe merr në pyetje lojtarët e Teutës

by Aalison Pearse Stevens
08/07/2016 11:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia federale austriake në rajonin e Salcburgut ka bërë një kontroll të befasishëm e të detajuar në dhomat e e hotelit ku ishte akomoduar skuadra e Teutës në Austri, e sinjalizuar edhe nga “Sportradar”, kompania që bashkëpunon me UEFA-n.

Katër ditë pas ndeshjes që skuadra durrsake humbi me rezultatin 7-2 ndaj Austrisë së Vjenës, forcat e rendit austriake, me urdhër të prokurorisë së Salcburgut, kanë ushtruar një kontroll të befasishëm në hotelin e saj në Mayrhofen.

“News.at” raporton se janë marrë në pyetje lojtarët, stafi dhe zyrtarë të klubit që ishin të pranishëm. Janë sekuestruar disa telefona celularë që ata kishin në përdorim si dhe shkresa të ndryshme, të cilat mendohet se mund të ndihmojnë për të zbardhur këtë ngjarje.

Të dhënat po hetohet nga ekspertët e departamentit të luftës kundër krimit të organizuar, të cilët kërkojnë të gjejnë lidhje të mundshme mes Teutës dhe mafies së basteve sportive. Brenda këtij departamenti është krijuar edhe një sektor i veçantë për bastet sportive, nga i cili ka dalë informacioni se për momentin të gjitha dyshimet bien mbi skuadrën shqiptare.

Hetimi në fjalë është bërë pas një sinjalizimi të dyfishtë, pasi përveç autoriteteve austriake, ndeshjet e Teutës kanë tërhequr edhe vëmendjen e “Sportradar”. Kjo e fundit është kompania që bashkëpunon me UEFA-n kundër manipulimeve të basteve sportive dhe që pas ndeshjes së parë me Riedin kishte sinjalizuar për lëvizjen e shumave të mëdha në këtë miqësore në dukje normale.

Hetimet janë konfirmuar zyrtarisht nga Ministria e Brendshme e Austrisë nëpërmjet një komunikate për shtyp, ku bëhet e ditur se çështja vazhdon të jetë nën shqyrtim.

Panorama Sport/d .i.

teuta3teutateuta2

Next Post

Ballack përgëzon Francën: Futboll i zgjuar, fitore me meritë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tregjet botërore me sytë nga Pakistani, a do ta ulin bisedimet çmimin e naftës?

Tregjet botërore me sytë nga Pakistani, a do ta ulin bisedimet çmimin e naftës?

April 11, 2026
U arrestua në Kolumbi për vrasje, publikohet momenti kur Florind Rama bie në pranga

U arrestua në Kolumbi për vrasje, publikohet momenti kur Florind Rama bie në pranga

April 11, 2026
Skema e pensioneve/ Berisha për Ramën: Cinik, u tall me pensionistët

Skema e pensioneve/ Berisha për Ramën: Cinik, u tall me pensionistët

April 11, 2026
Kanosën babë e bir, arrestohen tre persona në Shkodër, zbulohet biznesi i kundërligjshëm

Kanosën babë e bir, arrestohen tre persona në Shkodër, zbulohet biznesi i kundërligjshëm

April 11, 2026
“Askush nuk ka bërë më shumë se ai për kombin shqiptar”, Berisha 1 minutë heshtje për Engel

“Askush nuk ka bërë më shumë se ai për kombin shqiptar”, Berisha 1 minutë heshtje për Engel

April 11, 2026
“Nuk tolerohet asnjë shkelje!”, Hita porosi të prera drejtuesve të DVP-ve: Punë parandaluese dhe hetime cilësore

“Nuk tolerohet asnjë shkelje!”, Hita porosi të prera drejtuesve të DVP-ve: Punë parandaluese dhe hetime cilësore

April 11, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 12 prill 2026

April 11, 2026
“Lëvize makinën”, si nisi sherri mes dy kunetërve. Detaje nga vrasja në Fushë-Krujë

“Lëvize makinën”, si nisi sherri mes dy kunetërve. Detaje nga vrasja në Fushë-Krujë

April 11, 2026
Akuzat për shpërdorim detyre, SPAK pushon çështjen ndaj ish-kreut të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri

Akuzat për shpërdorim detyre, SPAK pushon çështjen ndaj ish-kreut të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri

April 11, 2026
Apeli uli dënimin për vrasësin e të birit, flet babai i Novruz Cenalisë: Më ra si bombë, ishte vrasje për herë të dytë

Apeli uli dënimin për vrasësin e të birit, flet babai i Novruz Cenalisë: Më ra si bombë, ishte vrasje për herë të dytë

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In