• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sinjale pozitive nga Turqia: Duam zgjidhje paqësore me Greqinë!

by Java News
12/08/2020 22:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar tha të mërkurën se Turqia dëshiron zgjidhje përmes dialogut të mosmarrëveshjes me Greqinë mbi kërkimet për naftë e gaz në Mesdheun lindor, por shtoi se Ankaraja do të mbrojë “të drejtat dhe interesat e saj” në rajon.

Turqia dhe Greqia, aleatë të NATO-s, kanë mosmarrëveshje të ashpra në pretendimet e tyre për burimet e mbivendosura energjitike në rajon. Tensionet janë rritur prej momentit që Ankaraja filloi operacionet e kërkimit në një zonë të diskutueshme të Mesdheut të hënën.

Greqia thotë se anija eksploruese e Turqisë, Oruc Reis, po vepron në mënyrë të paligjshme në ujërat që bien në shelfin kontinental të Greqisë, akuza që Ankaraja i ka hedhur poshtë.

Oruc Reis shoqërohej nga anije luftarake turke kur u largua nga porti për në det të hapur.

“Megjithë këtë, ne duam të besojmë se arsyeja do të mbizotërojë. Si në terren ashtu edhe në tryezë, ne jemi për zbatimin e ligjit ndërkombëtar, fqinjësinë e mirë dhe dialogun“, tha ministri Akar. “Ne duam të arrijmë zgjidhje politike me mjete paqësore, në përputhje me ligjet ndërkombëtare“, tha ai.

Ai tha se Turqia do të vazhdojë të mbrojë “të drejtat, marrëdhëniet dhe interesat e saj” në ujërat bregdetare. “Duhet të dihet se detrat tanë janë atdheu ynë blu. Çdo pikë është e çmuar”, tha zoti Akar.

Nderkohe lajmerohet se: Anija kërkimore turke “Oruc Reis” ka filluar të largohet nga zona ‘e nxehtë’ e Mesdheut Lindor, për të cilën ka pasur edhe tensione me shtetin grek edhe ditën e djeshme.

Sipas raportimeve të medieve greke anija turke po vazhdon rrugën e saj në lindje, brenda EEZ-së Qipro, megjithatë është akoma në kufijtë e NAVTEX ilegal të Ankarasë.

Shtabi i Përgjithshëm i Marinës bën me dije se anija turke e shoqëruar nga anije luftarake turke po lundron me një shpejtësi prej 4 nyje dhe po monitorohet nga afër nga anijet e Marinës Greke.

Lajmi u konfirmua gjithashtu nga Agjensia e Athinës:

“Sipas informacioneve të reja, anija kërkimore turke ‘Oruc Reis’ u largua nga territori Grek 20 minuta më parë dhe po lëviz në verilindje, brenda EEZ-së Qipriote, dhe brenda NAVTEX-it turk të lëshuar në mënyrë të paligjshme”.

Shihni pozicionin e anijes në hartën përkatëse:

Next Post
Vaksina ruse, Fauci: Unë kam dyshime nëse është e sigurt

Vaksina ruse, Fauci: Unë kam dyshime nëse është e sigurt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e fermerëve grekë, bllokohet sot aksi Kakavijë-Janinë

Protesta e fermerëve grekë, bllokohet sot aksi Kakavijë-Janinë

January 15, 2026
Imami shqiptar del para gjyqit në Zvicër për mashtrime milionëshe dhe udhëheqje të një rrjeti kriminal familjar

Imami shqiptar del para gjyqit në Zvicër për mashtrime milionëshe dhe udhëheqje të një rrjeti kriminal familjar

January 15, 2026
Pezullimi i vizave amerikane? Spiropali: Trillim politik! Udhëhumburit e Tiranës kanë vënë kujën…

Pezullimi i vizave amerikane? Spiropali: Trillim politik! Udhëhumburit e Tiranës kanë vënë kujën…

January 15, 2026
Izraeli dhe Irani siguruan njëri-tjetrin përmes Rusisë: Nuk do të sulmojmë të parët!

Izraeli dhe Irani siguruan njëri-tjetrin përmes Rusisë: Nuk do të sulmojmë të parët!

January 15, 2026
Krishtlindjet, Begaj nga Katedralja Ngjallja e Krishtit: Kjo ditë duhet të na bëjë të duam më shumë njëri-tjetrin! Të ndihmojmë më të dobëtit!

27-vjetori i masakrës së Reçakut, Begaj: Ndërgjegjësoi komunitetin ndërkombëtar për gjenocidin që po ndodhte në Kosovë

January 15, 2026
Hapet gara për numrin 2 të ‘FBI-së shqiptare’, kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët

Hapet gara për numrin 2 të ‘FBI-së shqiptare’, kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët

January 15, 2026
Ulen kuotat e lumenjve Drin dhe Bunë rreth 20 cm

Ulen kuotat e lumenjve Drin dhe Bunë rreth 20 cm

January 15, 2026
Pas arratisjes së Altin Ndocit, 15 të burgosur zhvendosen nga Durrësi në Peqin, dalin pamjet

Pas arratisjes së Altin Ndocit, 15 të burgosur zhvendosen nga Durrësi në Peqin, dalin pamjet

January 15, 2026
Ministria e Mbrojtjes thirrje të rinjve: Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura

Ministria e Mbrojtjes thirrje të rinjve: Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura

January 15, 2026
Arrestohet në Fier 43-vjeçari me dy identitete, kërkohej për trafik droge

Po transportonte 60 kilogramë kanabis që ishte planifikuar të shitej në Tiranë dhe Krujë, arrestohet 52-vjeçari

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In