• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 8, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sindroma e Luftës së Dytë Botërore, ende nuk ka paqe mes partizanëve e ballistëve

by Lorenc Vangjeli
25/05/2019 10:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Eshtë tre çerek shekulli mbasi gjermani i fundit pushtues u largua nga Shkodra, Shqipëria ende nuk është çliruar nga sindroma e Luftës së Dytë Botërore. Trashëgimtarët e partizanëve komunistë dhe pasardhësit e ballistëve dhe zogistëve, vazhdojnë të jenë në llogore përballë njëra–tjetrës, njëlloj si në të gdhirën e 28 apo 29 nëntorit të 44-ës. Çfarë është e mirë dhe heroike për një palë, është kriminale dhe e keqe për palën tjetër, që nuk gjejnë asnjë pikë takimi me njëra-tjetrën. Heronjtë e njërës palë janë kriminelë për palën tjetër dhe anasjelltas, kush nderohet si martir nga njëra palë, përbuzet si tradhëtar nga të tjerët.

Sot ka ndryshuar gjithë bota, por jo sjellja shqiptare ndaj relikeve që u arratisen muzeumeve për të helmuar sërish me mllef bukën e përditshme të të gjithë shqiptarëve. Gjermanët e djeshëm pushtues sot kanë paratë e investimeve që do të mund të shpëtonin Shqipërinë, kanë makinat që adhurojnë shqiptarët, kanë Merkelin që dashurojnë ata që udhëheqin shqiptarët e pozitës dhe të opozitës. Por në Tiranë me më shumë interes është të zbulohet se kur iku gjermani i fundit nga Shkodra, sesa të gjenden mënyra për të bindur gjermanët për të ardhur në Shqipëri.

Të enjten komike të parlamentit shqiptar, ndeshja për Luftën e Dytë Botërore njohu një seri të re të serialit të paprerë me debate pro e kundër. E enjtja ishte një dëshmi më shumë që zbuloi se kjo mungesë konsensusi popullor për qëndrimin ndaj të shkuarës, kjo shfaqje nën helmetat dhe mendësinë e një lufte të mbaruar është një arsye më shumë për të kuptuar se sa primitive është në pasion e sipër dhe sa pasion primitiv shfryn vazhdimisht, pikërisht ajo pjesë e shoqërisë që formëson opinion në këtë vend.

Kjo ndodh për disa arsye. Duke nisur me sigurinë e të paditurit që nuk ka frikë se gabon dhe për të mos mbaruar me histerinë për ta përdorur historinë e djeshme si armë revanshi, avantazhi apo shantazhi për të sotmen.

Nevoja për të thënë gjysëm të vërteta e shkatërron dhe të vërtetën, e cila, e plotë, do të turpëronte njëlloj, por për arsye të ndryshme palët në konfliktin e dikurshëm që i dha Evropës fytyrën e sotme.

Komunistët shqiptarë ditën të zgjedhin anën e duhur në luftë, por kjo nuk justifikon kurrsesi barbarinë kriminale të tyre me luftën e klasave që pasoi për gjysëm shekulli.

Ballistët e zogistët janë viktima të një terrori shtetëror që zgjati gati gjysëm shekulli, por kjo nuk i justifikon në zgjedhjen e tyre të gabuar që i bashkoi, qoftë dhe në epilog të luftës, me pushtuesit.

Për një kapricio të fatit, komunistët ishin aleatë të angloamerikanëve gjatë luftës, kurse kundërshtarët e tyre shqiptarë u bënë aleatë me ta në paqen e Luftës së Ftohtë.

Komunizmi nuk ishte një produkt shqiptar. Kush mendon se ai ishte rrjedhojë e fitimtarëve që zbritën nga malet me bajoneta, nuk e kupton dot se edhe atëherë, si përherë, Shqipëria nuk vendoste dot për veten. Komunizmi shqiptar dhe vetë Shqipëria ishte pjesë e një aksidenti tragjik që përfshiu gjysmën e Evropës dhe të botës si pasojë e shortit të keq që ra për pjesë kësaj ane të Adriatikut. Të mëdhenjtë e kësaj bote e lanë Shqipërinë nën influencën sovjetike dhe nuk ishte vullneti i Enver Hoxhës që e përcaktoi një gjë të tillë. Të kishte qenë ndryshe, Hoxha, drejtues i fitimtarëve, do të ishte ndoshta sërish njeriu që do të bënte gjithçka për të marë pushtetin; që nga manipulimi i votave e deri në përpjekje për të marë nën kontroll të gjitha pushtetet. Ku më shumë e ku më pak, Hoxha është identikiti i çdo shqiptari që ka pak pushtet, ka kërkuar pushtet apo dhe ka ushtruar ndonjë pushtet sado minimal në këtë pothuaj demokraci e pothuaj pluralizëm të sotëm.

Gërvishtni në portretin e Berishës, Nanos apo Ramës dhe do të shihni se nën make up-in e tyre modern do të gjeni enverhoxhë me shumicë!

Sa më e dukshme gënjeshtra, aq më lehtë është të besohet nga turma, e cila ende citon, me bindje ose me dyshim, se Shqipëria ka qenë komuniste. Pa kuptuar se e tillë ajo ishte vetëm në formë e frazeologji, sepse në thelb ishte një provincë feudale me një spirale bejlerësh në krye. Nuk është shumë ndryshe as sot!

Debati për Luftën e Dytë Botërore duhet të bëhet në Shqipëri. Por jo me mërinë e asaj lufte të shkuar dhe me importimin e asaj mërie, njëlloj siç ka qenë, në të tashmen e në të përditshmen e qytetarëve shqiptarë. Sindroma e kësaj lufte duhet të marë fund sepse është një plagë që e helmon çdo herë keqpërdorimi i saj në paqe, me urrejtje dhe në emër të urrejtjes.

Ka një të vërtetë që mund t’i bëjë bashkë kundërshtarët e hershëm: as djalli nuk është aq i zi sa e bëjnë njerëzit që nuk e kanë takuar kurrë! Ata njerëz që vazhdojnë të ndahen në ishte mbrëmja e 28 nëntorit apo mëngjezi i 29 nëntorit të 44-ës dita kur iku gjermani i fundit dhe ndërtojnë piedestal urrejtjeje për monumentin tragjik të ndarjes mes shqiptarëve.

Next Post
Dëbimi i diplomatëve rusë, Moska: Do të reagojmë!

Rusia po ndjek me kujdes zgjedhjet në BE!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEOLAJM/ “Nuk e jap dorëheqjen”, kandidatja e Berishës për AP nuk plotëson as kriterin bazë…

VIDEOLAJM/ “Nuk e jap dorëheqjen”, kandidatja e Berishës për AP nuk plotëson as kriterin bazë…

December 8, 2025
A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

Dita e Rinisë, Begaj: Guximi dhe lëvizja e Dhjetorit ’90 i hapën rrugën Shqipërisë europiane

December 8, 2025
Misteri i shenjtores “rebele” që u shtir si burrë, u akuzua për përdhunim dhe u dëbua nga manastiri

Misteri i shenjtores “rebele” që u shtir si burrë, u akuzua për përdhunim dhe u dëbua nga manastiri

December 8, 2025
Çmimet në Shqipëri po rriten, edhe pse zyrtarisht nuk duken

Çmimet në Shqipëri po rriten, edhe pse zyrtarisht nuk duken

December 8, 2025
Trump “e shiti” sikur arriti paqen, por luftimet mes Tajlandës dhe Kamboxhias nisin sërish

Trump “e shiti” sikur arriti paqen, por luftimet mes Tajlandës dhe Kamboxhias nisin sërish

December 8, 2025
22-vjeçarja gjendet e mbyllur në kolibe, arrestohet gruaja që e kishte birësuar

22-vjeçarja gjendet e mbyllur në kolibe, arrestohet gruaja që e kishte birësuar

December 8, 2025
Paul McCartney kundër vendimit të BE: Lërini termat ‘hamburger’ dhe ‘salçiçe’ për ushqimet vegjetariane

Paul McCartney kundër vendimit të BE: Lërini termat ‘hamburger’ dhe ‘salçiçe’ për ushqimet vegjetariane

December 8, 2025
Avokati i Popullit apo Avokati i hipotekës së Partisë Demokratike?

Avokati i Popullit apo Avokati i hipotekës së Partisë Demokratike?

December 8, 2025
Dita sot parashikohet me vranësira dhe kthjellime, reshje të lehta në zonat malore

Dita sot parashikohet me vranësira dhe kthjellime, reshje të lehta në zonat malore

December 8, 2025
Avioni i nisur nga Prishtina del nga pista në Stamboll, evakuohen pasagjerët

Avioni i nisur nga Prishtina del nga pista në Stamboll, evakuohen pasagjerët

December 8, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In