• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Sindroma ballkanike e të qenit krenar më simbolikën e humbjes

by
09/10/2015 19:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver Bytyci/

Prej mbrëmë e sot gjithë ditën nuk kanë pushuar boritë e thirrjeve për të qenë krenarë me humbjen e mbrëmshme në stadiumin e futbollit Elbasan Arena. Të qenit krenar për atë humbje po imponohet nga kreu i qeverisë dhe gjithë makina propagandistike e tij, saqë ende vijon me zë e figurë të propagandohen intervistat për fitore që janë bërë ditën e djeshme para dite. E gjithë kjo skenë bëhet me qëllim që shqiptarët të harrojnë se humbën tri pikët e arta në ndeshjen e mbrëmshme me Serbinë dhe “të ndjehen krenarë” për sjelljen korrekte në kushtet e masave të shtetrrethmit policor.
Të qenit krenar është një ndjesi njerëzore individuale, familjare ose kolektive. Por në botën e qytetëruar të qenit krenar nuk ka lidhje me simbolikat, aq më pak ka me humbjet. Vetëm te ne shqiptarët dhe popujt e tjerë ballkanas krenaria imponohet kryesisht për shkaqe politike e madje për simbolikën e humbjes. Të qenit krenar në botën reale lidhet me një rezultat konkret, me një shpikje shkencore që i shërben njerëzimit, me një vperimtari të caktuar politike, intelektuale, humanitare që gjithashtu i shërben njerëzimit, lidhet gjithashtu me realizimin e fitores të së mirës ndaj të keqes, e ngritjes së virtytit mbi vesin, e vlerës kundër antivlerës. Shkurt gjithçka që arrihet në të mirë e në dobi të njerëzve e bën njeriun krenar. Njeriu ndjehet krenar dhe i qetë në shpirt edhe kur bën një vepër të vogël bamirësie, ndërkohë që ndjehet I frustruar dhe i stresuar kur bën fjalë me dikë.
Të qenit krenar është një ndjesi e cila vjen tek njeriu si indicator i një ngjarje ose bëmave të tij. Normalisht janë krenarë njerëzit që arrijnë diçka në jetë, që dallohen për shpikje, për shkencë, për vepra madhore në shërbim të njerëzimit ose të kombit. Krenar ndjehesh edhe kur mbyll një proces me sukses, kur njeriu arrin një rezultat të dukshëm, të prekshëm, të kapshëm. Në shoqëritë tradicionale krenaria lidhet gjithashtu me karakterin që shfaq njeriu përmes kategorive të tilla, si ndershmëria, mbajtja e fjalës së dhënë, mikpritja, humanizmi në trajtimin e të dobtëve. Ne shqiptarët ndjehemi krenarë me Nënë Terezën, me Ibrahim Rugovën, me rilindasit, me patriotë të shumtë që kanë dhënë pasurinë dhe jetën e tyre për interesat e Shqipërisë. Ndjehemi krenarë me heroin tonë kombëtar, Skënderbeun, për shkak të disa fitoreve të tij kundër pushtuesve osmanë dhe mbrojtjes që ai i bëri qytetërimit perendimor, të cilit pretendojmë t’i përkasim dhe ne.
Krenaria është virtyt, ndërsa mendjemadhësia dhe euforia janë vese. Krenarinë dhe mendjemadhësinë e euforinë i ndan vetëm një qime, një vijë shumë e hollë, e cila nuk është vështirë të kapërcehet aq më tepër kur kësaj i ndihmon shteti, politika, qeveria, kryeministri, ministrat, strukturat e lidhura me to, e për më tepër përçuesja e krenarisë virtuale, media e korruptuar dhe e manipuluar. Gjithë kjo sallatë krenarie ndodhi në këto tri ditët e fundit, megjithëse njerëzit janë të zhgënjyer e të dëshpruar. Propaganda krenariste vazhdon të pompojë ushqimin e të qenit krenar me humbjen e ndeshjes së mbrëmshme.
Po pse ndodh kështu? Sepse ne ende jemi një shoqëri në formim e sipër. Në vend të humanizmit dhe kërkesës për të qenë konkretë dhe për të parë thelbësoren, jemi mësuar, madje sikur nuk ndjehemi rehat nëse dikush nuk na miklon të ndryshojmë statusin e kërkesës për sukses, si çelësin e ndjesisë së të qenit krenar. Në vend të suksesit individual dhe kolektiv, në vend të golave që duhej të shënonim, ne kërkojmë standardin e të qenit krenar ideologjik, virtual, me atë që nuk e shohim, nuk e prekim, nuk e shijojmë, por vetëm e dëgjojmë. Shkurt në vend të përceptimit real, ne na mjafton ndijimi që na përcjell përmes të vetmes shqisë, veshëve, dikush nga jashtë, qoftë ky kryeministri apo e gjithë politika bashkë, kjo ska rëndësi më.
Ndodh kjo, sepse ne jemi mësuar që krenarinë të na e imponojnë, jo ta ndjejmë, të na e japin aq sa duan të tjerët, jo ta shohim me sytë tanë, ta prekim me duart tona, ta shijojmë me shpirtin tonë. A nuk na e servirën Haxhi Qamilin për 50 vite si symbol të krenarisë, ndërkohë që na çuan drejt urrejtjes për emblemat shqiptare të dijes dhe dritës për shqiptarët, si Gjergj Fishta, Faik Konica, Mit’hat Frashëri e të tjerë?! A nuk na e servirën dhe vazhdojnë të na e servirin ende sot si simbol të krenarisë një luftë të ashtuquajtur antifashiste, me qëllim që të mos shihnim e të mos shohim produktin e asaj lufte, diktaturën?! Krenar je, nuk bëhesh. Ata që bëhen krenarë pa arësye, pa rezultate konkrete, pa një sukses të dukshëm, ata quhen krenaristë.
Por në këtë rajonin tonë dhe sidomos te “miqtë tanë” të vjetër e të rinj, te serbët, ekziston dhe një lloj krenarie kolektive e përjetuar me shekuj për humbjet e pësuara. Prej 28 qershorit 1389, sidomos në dy – tre shekujt e fundit kur në skenën e etnologjisë ideologjike serbe u shfaq studiuesi Vuk Karaxhiç, Serbia dhe serbët përjetojnë sindromin e krenarisë për humbjen e Betejës së Fushë-Kosovës. Them e përjetojnë, por në fakt ata e vuajnë këtë sindromë, sepse krenaria e humbjes së asaj beteje ka krijuar tri kategori virtuale, të cilat I është imponuar në emër të kombit të gjithë popullsisë serbe, brenda e jashtë kufijve shtetërorë të Serbisë. Këto kategori lidhen me viktimizimin serb nga të tjerët, symbol i të cilit është Car Llazari, ish-komandanti serb i aleancës ballkanike në Betejën e Fushë-Kosovës. Kjo shërben si paralajmërim për unitet midis serbëve, ndryshe në çdo kohë ata mund të bëhen viktimë e një apo disa armiqve virtualë, pamjet e të cilëve lëvizin si në ekranet e televizionee të sotme shqiptare, të cilët me intervista bajate të parandeshjes duan të ushqejnë një krenari virtuale te shqiptarët.
Kategoria tjetër lidhet me heroizmin e Millosh Kopiliçit, (Obiliçit, sipas serbëve), i cili për hakmarrje vrau Sulltanin, mbasi ky I fundit arriti ta fitojë betejën. Me këtë simbol Serbia realizoi për së paku deri më sot mitin e heroit dhe deomozdonë për hakmarrje. Dhe kategotia e tretë lidhej me tradhëtinë e Brankoviçit, i cili në legjendë thuhet se u largua nga lufta dhe më pas u bë vassal i osmanëve. Me mitin e “tradhëtisë” së Brankoviçit politika dhe institucionet e tjera shoqërore, shkencore e shpirtërore të Serbisë krijuan unitetin e kombit serb. Duke i përdorur të tri këto kategori të rreme në harmoni me njëra tjetrën Serbia arriti që të sundojë së paku për gati 150 vite në rajon.
Ndërsa krenaristët tanë shqiptarë të gjitha shpikjet virtuale për krenarinë i përdorin në shërbim të politikës ditore. Qytetaria u gjet si shpikja e radhës për të shuar dhimbjen dhe larguar zhgënjimin e dëshprimin e humbjes së ndeshjes me Serbinë. Ndërkaq e vërteta është krejt tjetër. Futbolli luhet për një qëllim të caktuar. Objektivi kryesor është fitorja dhe përfaqësimi sa më i lartë në hierarkinë futbollistike europiane e botërore. Fitorja do e përligjte çdo ndjenjë krenarie. Nuk e përligj krenarinë një shpikje bajate, e padukshme virtual, që as hahet e as preket nga dora e nga shpirti I njerëzve. Prandaj nuk do të doja të bëja pjesë në kategorinë e krenaristëve për shkak të qytetarisë, por për shkak të fitores. Qytetari serioz dhe me dinjitet fyhet nëse dikush përpiqet ta bëjë qytetar Brenda natës, pasi kjo do të nënkuptonte se deri dje, pra para se të vinte Rindja në pushtet paskemi qenë një shpellarë, siç artikulojnë krenaristët kundër jokrenaristëve.

Next Post

Shokohet Bayerni, lëndohet rëndë Gotze

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Engjëll apo kryeministre? Afresku me fytyrën e Giorgia Melonit në Romë ndez debate dhe polemika

Engjëll apo kryeministre? Afresku me fytyrën e Giorgia Melonit në Romë ndez debate dhe polemika

February 1, 2026
Protesta e kamionistëve bllokon eksportet nga Divjaka, fermerët: Të paktën të nxjerrim shpenzimet

Protesta e kamionistëve bllokon eksportet nga Divjaka, fermerët: Të paktën të nxjerrim shpenzimet

February 1, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 2 Shkurt 2026

February 1, 2026
Fluks udhëtimesh gjatë Festës së Pranverës

Fluks udhëtimesh gjatë Festës së Pranverës

February 1, 2026
VIDEO/ Rikthehen reshjet e dëborës, zbardhet Malësia e Madhe, Boga dhe Thethi

VIDEO/ Rikthehen reshjet e dëborës, zbardhet Malësia e Madhe, Boga dhe Thethi

February 1, 2026
Përshkallëzohet situata, Irani shpall ushtritë e vendeve të BE “grupe terroriste”

Përshkallëzohet situata, Irani shpall ushtritë e vendeve të BE “grupe terroriste”

February 1, 2026
KE gati planin e ri për zgjerimin e BE, përfiton edhe Shqipëria! Çfarë do të ndodhë në mars?

KE gati planin e ri për zgjerimin e BE, përfiton edhe Shqipëria! Çfarë do të ndodhë në mars?

February 1, 2026
1 milion mjete në rrugët e vendit, Volkswagen dhe Mercedes Benz më të pëlqyerat për shqiptarët

1 milion mjete në rrugët e vendit, Volkswagen dhe Mercedes Benz më të pëlqyerat për shqiptarët

February 1, 2026
Veliaj tjetër reagim: Tim biri do t’i caktohej statusi jetim dhe do kujdesej nga gjyshërit sipas violinistit dështak Olsi Dado

Kërkesa kundër Ols Dados, Administrativja kthen për plotësim padinë e Veliajt

February 1, 2026
Tragjedi! Përmbyset autobusi në Turqi, 8 viktima dhe 26 të plagosur

Tragjedi! Përmbyset autobusi në Turqi, 8 viktima dhe 26 të plagosur

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In