Futbollistët e Superligës nuk paguhen prej muajsh dhe kur një gjë e tillë ndodh në klubet e kampionatit elitar, mund të kuptohet lehtë se si është situata në kategoritë inferiore. Është Sindikata e Futbollistëve Profesionistë që jep alarmin, ndërsa sipas saj presidentët e klubeve justifikohen me periudhën e pandemisë. “Sot u zhvillua një takim me futbollistët të ekipeve të Kategorisë Superiore, me të cilët u diskutuan problemet që kanë sot futbollistet shqiptarë. Në të gjitha diskutimet problematika kryesore ishte ajo e mos pagimit të pagave, situatë e cila nuk ka lindur gjatë periudhës së pandemisë, por që është rënduar më shumë në periudhën e pandemisë.












