• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Simptomat, reagimi i pacientëve ndaj koronavirusi, ende enigmë për mjekët

by A R
29/07/2020 17:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

COVID-19 ka sjellë një solidaritet të jashtëzakonshëm mes mjekëve nga çdo skaj i botës, të cilët ndajnë me njëri-tjetrin përmes internetit dhe platformave sociale zbulimet mbi simptomat e sëmundjes dhe reagimin e pacientit ndaj mjekimeve.

Megjithë mobilizimin e gjithanshëm të shkencës dhe kapaciteteve shëndetësore, mjekët ende nuk e dinë përse virusi godet aq rëndë disa pacientë dhe të tjerë e kalojnë pa e ndjerë:

Stephen Donelson e ka kaluar COVID-19, por problemet nuk kanë mbaruar ende:

“Nuk arrij ende të përdor si më parë gjymtyrët. Nuk bëj dot asgjë me lehtësi,” thotë ai.

Stephen vazhdon terapinë fizike në një spital në Dallas.

Bota po përleshet prej muajsh me koronavirusin, një patogjen i panjohur më parë nga organizmi që ka prekur deri tani çdo cep të globit. Megjithë mobilizimin e të gjitha burimeve e kapaciteteve shkencore, ky mbetet një virus enigmatik për shëndetësinë. Mjekët nuk e kuptojnë përse disa pacientë goditen aq rëndë, e të tjerë e kalojnë pa e ndjerë:

“Kjo pandemi ka paraqitur një moment të paparë mësimi për ne. Ka qenë një periudhë shumë emocionuese, pasi si mjekë ne e kemi të vështirë të gjendemi përballë një situate kaq të panjohur e të ndjehemi kaq të pasigurtë në vendimet që marrim,” thotë Dr. Kristina Goff, një ndër mjekët që u kujdes për Stephen Donelson.

Në mes të pandemisë, mjekët që u ndeshën të parët me këtë virus, ndanë përvojën e tyre me kolegë në skaje të tjera të globit, në gjuhë të ndryshme. Ishte një përpjekje e pashembullt për të përgatitur dhe këshilluar kolegët mbi mënyrat më të mira për të shpëtuar jetë.

Në YouTube u shfaqën video të xhiruara gjatë autopsisë së pacientëve, shkëmbeheshin radiografi përmes Twitterit e WhatsApp-it.

Stephen Donelson ishte rast i komplikuar. Ai pat bërë transplant para dy vjetësh dhe ka një sistem të ulur imunitar, pasi merr ilaçe që trupi të mos luftojë mushkëritë e mëlçinë e transplantuara. Kjo e bënte më të vështirë betejën m COVID-in.

Mjekja e tij kishte përballë sfida të vështira: si të ulte sasinë e ilaçeve të dhëna pas transplantit në masën e duhur ku trupi fillon t’i rezistojë COVID-it, por nuk lufton organet e reja. Një tjetër problem: organizmi i tij po konkurronte me frymarrjen artificiale përmes aspiratorit. Për ta zgjidhur këtë problem, mjekja i dha qetësues duke i paralizuar muskujt, që frymarrja të kontrollohej vetëm nga aspiratori.

“Duke qenë se çdo ditë mësojmë diçka të re për COVID-in, ka plot terapi eksperimentale që po provohen dhe studiohen,” thotë Dr. Goff.

Mjekët kanë mësuar se duke e kthyer pacientin barkazi ai merr frymë më lehtë, pasi ulet presioni mbi mushkëritë, të cilat janë më afër kurrizit.

Stephen Donelson qëndroi barkazi për 16 orë dhe mjekët vërejtën përmirësime në nivelin e oksigjenit. Por nuk funksionon për të gjithë.

Megjithëse kanë kaluar muaj, mjekja e zotit Donelson shpreh habi se sa e vështirë është të parashikosh shanset e pacientit për të mbijetuar.

Mbetet po ashtu e paparashikueshme se çfarë efektesh anësore disa prej pacientëve do të kenë për muaj pas sëmundjes.

Pas 13 javësh nën mjekim, Stephen Donelson e nxorën nga spitali. As ai vetë nuk e beson se është gjallë pas gjithë asaj që hoqi.

/a.r

Next Post
Negociatat për qeverinë e re, përçarje brenda VMRO-DPMNE, parlamenti mblidhet në 4 Gusht

Negociatat për qeverinë e re, përçarje brenda VMRO-DPMNE, parlamenti mblidhet në 4 Gusht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

January 13, 2026
Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

January 13, 2026
VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

January 13, 2026
Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

January 13, 2026
E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

January 13, 2026
“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

January 13, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

Arratisja e Altin Ndocit, Karamuço tregon rastin e ngjashëm në burgun e Reçit: U shmang falë refuzimit të shoqëruesit

January 13, 2026
Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

January 13, 2026
Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

January 13, 2026
Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In