Raca njerëzore mund të jetë në prag të një apokalipsi të zhdukjes së botës, sipas një eksperti statistikor, transmeton koha.net. “Konkluzioni ynë kryesor është se rreziku vjetor për katastrofë globale aktualisht tejkalon 0.2 për qind”, ka pohuar ai në një raport të ri.
Ky parashikim është bazuar në ‘Doomsday Argument’, që është një studim teorik i probabilitetit bazë që synon të parashikojë numrin e anëtarëve në racës njerëzore në të ardhmen, bazuar vetën në numrin e lindjeve deri më tani.
Matematikani Furgus Simpson, që është nga Universiteti i Barcelonës, ka thënë se deri tani rreth 100 miliardë njerëz kanë lindur, dhe se raca njerëzore tani është në gjysmën e rrugës së saj të jetesës , raporton The Sun, transmeton koha.net.
“Pavarësisht nga konkluzionet e statistikore, do të ishte naive që të besohet se risku për katastrofa globale është shumë i vogël”, ka thënë Dr Simpson.
“Në një kohë kur të paktën tetë shtete sovrane janë në posedim të armëve bërthamore, një qasje jo serioze duket të jetë shumë e rrezikshme dhe e papërgjegjshme” ka shtuar ai. (b.an)