Policia Italiane ka ekzekutuar urdhrin e një Gjykate në Bergamo për dëbimin e një shqiptari nga Elbasani, i cili është shpallur fajtor për përkrahje të terrorit dhe nxitje të xhihadit nëpër rrjetet sociale.
Ai është Bledar Ibrahimi, 25 vjeç lindur në Elbasan dhe që banonte prej 8 vjetësh në Poco D’Ada të provincës së Bergamos.
Ai akuzohet se ka shpërndarë nëpër rrjetet sociale urrejtje dhe ka bërë thirrje për xhihad në Siri. Shqiptari është arrestuar në mars dhe pritet nga dita në ditë që të dëbohet për në Shqipëri.
Bashkë me të u arrestuan në atë kohë edhe disa shtetas të huaj. Shqiptari është në mesin e 74 emigrantëve që janë të akuzuar për përkrahje të terrorizmit dhe që janë dëbuar nga shteti italian.
D.i.