• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Simoni gjyqtarëve: Bëhuni pjesë e GJKKO

by Ardit Rada
19/11/2020 18:04
Kryetari i Gjykates se Krimeve te Renda, Sander Simoni, gjate nje konference me teme "Reforma ne Drejtesi, Sfida e te Sotmes dhe Garancia e se Ardhmes./r/n/r/nChair of the Serious Crimes Court, Sander Simoni, during a conference on the theme "Justice Reform, the challenges of today and guarantee of the future.

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Thirrjes së fundit të Këshillit të Lartë Gjyqësor për t’u bërë pjesë e Gjykatës se Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit nuk i është përgjigjur asnjë gjyqtar. Sipas kryetarit të kësaj gjykate, Sandër Simoni, dy janë arsyet që pengojnë magjistratët, frika nga vetingu dhe monitorimi i vazhdueshëm.

“Thirrjes së KLGJ-së nuk i është përgjigjur asnjë gjyqtar. Presim që të rishpallen sërish këto vende dhe shpresojmë që të vijnë gjyqtarë. E para, ka disa kufizime të privatësisë së gjyqtarëve dhe familjarëve të tyre. Për të kaluar si gjyqtar i Gjykatës së Posaçme kërkohen si kusht edhe kalimi i vetingut. Mendoj se këto dy arsye kanë penguar konkurrimin e gjyqtarëve”.

Për Simonin, shpresa e madhe mbeten magjistratët e rinj, duke iu bërë thirrje atyre që të synojnë të bëhen pjesë e Gjykatës së Posaçme.

“Kam besim tek gjyqtarët e rinj, ata që kanë mbaruar shkollën e Magjistraturës. Kemi ftuar gjyqtarët e rinj, i kemi nxituar ata bashkë me KLGJ dhe Euralius për t’i nxitur gjyqtarët e rinj duke i inkurajuar. Shpresojmë që ky ndërmjetësim të sjellë paraqitjen e kandidaturave”.

Ka kaluar një vit nga themelimi i Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit dhe ky institucion akoma nuk ka organikën e plotë për të gjykuar dosjet e referuara nga SPAK. Në përbërje të saj janë 9 anëtarë nga 15 të tillë, 2 prej të cilëve pritet të largohen për t’iu bashkuar Gjykatës së Lartë.

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, si pjesë e Reformës në Drejtësi së bashku me Prokurorinë e Posaçme, janë krijuar për të goditur krimin e organizuar, si dhe korrupsionin tek zyrtarët dhe ish-zyrtarët.

Kjo gjykata ka në kompetencë që të gjykojnë edhe akuzat penale kundër Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, anëtarit të Këshillit të Ministrave, gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, Prokurorit të Përgjithshëm, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, por edhe krerëve të bashkive dhe deputetëve.

Next Post
Sherr në parlamentin e Kosovës

Sherr në parlamentin e Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In