Një 47-vjeçar nga Saranda është shpallur në kërkim, pasi në fshatin Dervician ka shkruar me sprajt në dy kolonat e pallatit të kulturës dhe në lapidarin e fshatit tre simbole naziste.
47-vjeçari me inicialet DH.K nga Saranda më pas u largua me shpejtësi me mjetin tip “Suzuki”, ndërsa policia pas marrjes së informacionit është vendosur në ndjekje të tij.
Dy policisë, e Sarandës dhe e Gjirokastrës janë duke bashkëpunuar, që 47-vjeçari të vendoset para drejtësisë.