• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 15, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Silvinjo: E di historinë për Serbinë, na presin ndeshje të vështira

by A R
26/05/2025 11:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, komentoi zgjedhjet e bëra në listën e Kombëtares, për ndeshjet ndaj Serbisë dhe Letonisë, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit.

Tekniku kuqezi deklaroi se shumë lojtarë e kanë mbyllur tani sezonin dhe mund të jenë të lodhur, por shtoi se ka edhe nga ata që e kanë mbyllur më herët dhe kanë qenë me pushime gjatë kësaj kohe.

Silvinjo tha se ka 10 ditë kohë, për të bërë një punë të mirë me lojtarët për ndeshjet e radhës.

“Është një moment specifik i sezonit. Shumë nga lojtarët e mbarojnë sezonin tani. Një pjesë e tyre mund të jenë lodhur shumë, disa kanë luajtur më shumë. Disa të tjerë mund të jenë me pushim, sepse e kanë mbyllur sezonin më herët. Ne kemi 10 ditë për të bërë një punë shumë të mirë. Është një moment specifik ky i këtij grumbullimi.”

Silvinjo theksoi se e di historinë dhe u shpreh se ndeshja me Serbinë është më specifike, por shtoi se Shqipëria do të futet në fushë për të treguar një identitet në lojë.

“Janë dy ndeshje të vështirë, me skuadra shumë të mira fizikisht. Na duhet të punojmë mirë. Unë kam nevojë për të 27 lojtarët. Duhet të fokusohemi te puna. Ndeshja me Serbinë është me specifike, e di historinë. Në duhet të fokusohemi te futbolli që duam të bëjmë. Jemi një skuadër që luajmë me zemër dhe shpirt. Kemi një identitet tonin”, u shpreh Silvinjo.

Shqipëria do të përballet me Serbinë më 7 Qershor, në “Arenën Kombëtare”, duke nisur nga ora 20:45.

Ndeshja ndaj Letonisë do të luhet më 10 Qershor, në stadiumin “Skonto Stadions”, po në orën 20:45.

Next Post
Horoskopi javor i Paolo Fox nga 18 deri në 24 nëntor 2024, pasqyra zodiakale dhe këshilla për të 12 shenjat

Horoskopi javor nga Paolo Fox, 26 maj – 1 qershor 2025, për të gjitha shenjat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In