• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Silvinjo analizon dy ndeshjet e Kombëtares: I kënaqur për 6 pikët, por kemi edhe 5 finale për të luajtur

by Java News
25/06/2023 10:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kombëtarja shqiptare arriti të regjistrojë dy fitore në ndeshjet e kualifikueseve të Euro 2024 në qershor, duke mundur Moldavinë 2-0 në shtëpi dhe më pas triumfoi në transfertën e largët të Ishujve Faroe pas atij suksesi në shifrat 3-1.

Gjashtë pikë që e rendisin Shqipërinë në vendin e dytë të Grupit E, vetëm një pikë larg kreut ku ndodhet momentalisht Republika Çeke dhe plotësisht në garë për t’u kualifikuar në finalet e kompeticionet më të madh europian.

Sipas trajnerit të Kombëtares, Silvinjo ky është fryt i më shumë se katër muajve punë, që është bërë nga stafi teknik dhe nga skuadra për të përgatitur sa më mirë sfidat zyrtare, ndërkohë që konfirmon se tashmë ai i njeh më mirë lojtarët.

“Mund të flasim më mirë për katër muaj punë, por edhe për ndeshjen e parë me Poloninë. Më pas bëhet, jo thjesht më e lehtë, por sa herë që mblidhemi me lojtarët në grumbullim për 7 apo 10 ditë, bëhet më e lehtë për të punuar me ta, sepse ata i njohin tashmë praktikisht konceptet dhe idetë tona të futbollit. Njëkohësisht edhe ne si staf teknik i njohim më mirë lojtarët”, – thotë tekniku i kuqezinjve në një intervistë të dhënë për Fshf.org, teksa vlerëson paraqitjen e Shqipërisë në dy ndeshjet e fundit dhe thekson se fitoret janë plotësisht të merituara.

Për Silvinjon, impenjimi i treguar nga lojtarët dhe shpirti i garës që ata kanë shfaqur në fushë ka qenë në nivele maksimale.

“Mendoj se në dy ndeshjet e fundit kemi bërë një lojë të bukur, ishin dy sfida të ndryshme dhe të vështira. Moldavia është një skuadër e fortë fizikisht, e vendosur mirë në fushë, e përgatitur mirë. Në sulm ka lojtarë të fortë, por unë mendoj se ne e kemi menaxhuar shumë mirë ndeshjen dhe kemi merituar fitoren në të dyja sfidat. Më pas Ishujt Faroe ishte një transfertë shumë e vështirë, që nga udhëtimi, fusha me bar sintetik dhe në goditjet standarde viheshim në vështirësi.

Jam i kënaqur nga impenjimi, guximi i futbollistëve, të cilët luftuan në fushë, sepse më pas flitet që kemi luajtur mirë e kemi fituar, por edhe unë shoh shumë detaje të tjera, siç është rikuperimi i topit, shpirtin e garës se futbollistëve dhe zemrën e treguar në fushë mbi të gjitha në shtëpi në një stadium të mbushur me 20 mijë tifozë. Jam shumë i kënaqur në këtë aspekt”, – shton trajneri brazilian.

I pyetur nëse ka arritur t’ia imponojë plotësisht ekipit idetë dhe filozofinë e tij të lojës, Silvinjo shprehet se ky është një proces që kërkon kohë, ndërsa ka vlerësuar lojtarët, që sipas tij i kanë përqafuar menjëherë konceptet e duhura dhe janë përshtatur shumë shpejt me metodat e stafit teknik.

“Mendoj që t’i imponosh idetë skuadrës është diçka që kërkon kohë, jam absolutisht shumë i kënaqur kur nis grumbullimi me skuadrën, sepse kemi mundësi të përmirësohemi. Kjo është një pikënisje, jo një vijë finishi, prej katër muajsh punojmë bashkë me lojtarët. Kemi shumë për të përmirësuar të gjithë, por është një proces. Ata janë futbollistë të fortë, i kuptojnë menjëherë idetë dhe konceptet e futbollit. Pjesa më e vështirë është që punohet shumë më video dhe kur mbërrijnë në grumbullim lojtarët kanë 3-4 ditë kohë dhe më pas është ndeshja, pas 3 ditësh, një tjetër ndeshje dhe nuk ka shumë kohë për t’u stërvitur shumë. Duhet të punojmë me video, por ata janë inteligjentë, futbollistë shumë të mirë për të prodhuar në fushë atë që kërkojmë ne”, – vijon trajneri intervistën e tij.

Sakaq, në shtator janë dy ndeshje shumë të vështira ndaj Republikës Çeke në transfertë e më pas me Poloninë në shtëpi. Për Silvinjon çdo sfidë duhet vlerësuar maksimalisht dhe këmbëngul në faktin se kombëtarja ka përpara edhe pesë finale për të arritur objektivin madhor të kualifikimit.

Gjithashtu, trajneri flet edhe për programin që ka stafi teknik dhe kur do të rinisin përgatitjet për ndeshjet e radhës.

“Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme, ndeshja e parë në Poloni ishte e rëndësishme, dy ndeshjet e qershorit ishin shumë të rëndësishme dhe është e drejtë. Tani ndeshja më e rëndësishme e jona është ajo ndaj Republikës Çeke e më pas kemi Poloninë. Ne kemi për të luajtur 5 finale, duhet të luajmë fort në këto pesë ndeshje dhe të shohim më pas se çfarë do të ndodhë.

Pas Ishujve Faroe stafi teknik u kthye në Tiranë dhe për 3-4 ditë kemi vijuar punën bashkë për të përgatitur që tani disa gjëra për muajin gusht dhe shtator. Kemi bërë disa mbledhje me të gjithë dhe më pas do të kemi disa pushime. Unë do të kaloj kohë me familjen në Portugali. Programi është që të rikthehemi në fund të korrikut, kur nisin ndeshjet miqësore apo disa kampionate për të monitoruar disa prej futbollistëve tanë dhe të përgatitemi për ndeshjet e shtatorit”, – thekson trajneri i Kombëtares, Silvinjo.

/f.stafa

Next Post
Saranda rekord turistësh, hotelet të prenotuara deri në 90% të kapaciteteve

Saranda rekord turistësh, hotelet të prenotuara deri në 90% të kapaciteteve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tavolina e festave lë pas 2-4 kg shtim në peshë! Dietologët: Tani konsumoni ujë dhe bëni ecje

Tavolina e festave lë pas 2-4 kg shtim në peshë! Dietologët: Tani konsumoni ujë dhe bëni ecje

January 3, 2026
Distancohet kryeministri britanik: Nuk ishim të përfshirë në sulmet amerikane ndaj Venezuelës

Distancohet kryeministri britanik: Nuk ishim të përfshirë në sulmet amerikane ndaj Venezuelës

January 3, 2026
Trafik i rënduar në Librazhd-Elbasan, radha kilometrike e makinave prek edhe rrugën për në Tiranë

Trafik i rënduar në Librazhd-Elbasan, radha kilometrike e makinave prek edhe rrugën për në Tiranë

January 3, 2026
Kapja e Maduros, diaspora venezueliane shpërthen në festime

Kapja e Maduros, diaspora venezueliane shpërthen në festime

January 3, 2026
Kongresmenia republikane, kritika të ashpra Trumpit: Operacioni në Venezuelë, për kontrollin e naftës!

Kongresmenia republikane, kritika të ashpra Trumpit: Operacioni në Venezuelë, për kontrollin e naftës!

January 3, 2026
Trump: Maduro do të mbajë përgjegjësi, venezuelianët tashmë janë të lirë dhe të pavarur

Trump: Maduro do të mbajë përgjegjësi, venezuelianët tashmë janë të lirë dhe të pavarur

January 3, 2026
Si e ndoqi Trumpi LIVE pengmarrjen e Maduros? Shtëpia e Bardhë publikon fotot

Si e ndoqi Trumpi LIVE pengmarrjen e Maduros? Shtëpia e Bardhë publikon fotot

January 3, 2026
Shqipëria në BE për 5 vite? Dritan Hila: Premtimi realist, është në dorë të Bashkimit Europian

Ëndrra e një nate venezueliane në bregun e Lanës!

January 3, 2026
Më shumë se sa me Ramën, Maduro ngjan me Berishën

Më shumë se sa me Ramën, Maduro ngjan me Berishën

January 3, 2026
SHBA-të dënojnë sulmin kibernetik të Iranit kundër Shqipërisë: Do marrim veprime të mëtejshme

Uashingtoni paralajmëron Kolumbinë dhe Kubën: Kini kujdes, po prodhohet shumë kokainë!

January 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In