• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Silva Gunbardhi prek shikuesit: Nuk kam për t’i harruar momentet e fundit të babit

by A R
17/05/2019 20:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Marrëdhënia midis një babai dhe një vajze është shumë e ngushtë. E tillë ka qenë edhe lidhja e këngëtares Silva Gunbardhi më babanë e saj të ndjerë.

Këngëtarja ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan ku përveçse lançoi këngën e saj më të re të titulluar “Babai”, foli edhe për marrëdhënien me babanë e saj të ndjerë.

“Marrëdhënia ime me babanë ka qenë shumë e ngushtë. Babai ka qenë shoku im i parë, ka qenë një figurë autoritare, por edhe shumë e butë. Babai im ende gëzon reputacion ende në qytetin e Vlorës, në vendin ku ka punuar dhe kjo e bënte atë autoritar në sytë e mi, por edhe shembull për t’u ndjekur.

Ne në Vlorë kemi pasur një shtëpi shumë të vjetër, çfarë ishte jashtë binte brenda. Nuk kam për ta harruar momentin kur babai im ishte në momentet e fundit të jetës dhe ishte i shtrirë në një krevat që unë e kisha blerë me rrogën time të parë kur punoja në teatrin “Petro Marko”. Duke qenë se ai kishte probleme me shtyllën kurrizore sepse qëndronte shtrirë i thashë të flinte në atë krevat.

Iu bë qejfi, por nuk më tha po në moment. Kur u shtri aty pashë në sytë e tij sikur u lehtësua. Nuk e harroj kurrë vështrimin e tij. Në atë kohë nuk kishim shumë mundësi, por kemi qenë familje që gëzonim respekt dhe këtë e kam vlerësuar. Babai na ka rritur me shembull shumë të mirë, respektin nuk e bën paraja. Kujtoj shëtitjet me motor me babanë tim, ai më ka mësuar të mos kem frikë.

Mbaj mend që kur unë nuk merrja nota të mira, ai mërzitej. Pasi humbëm babanë, unë nëna dhe vëllai im u zhvendosëm në Tiranë”, tha këngëtarja.

/a.r

Next Post
Ngacmoi studenten në autobus, arrestohet shqiptari

Ngacmoi studenten në autobus, arrestohet shqiptari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ulsiu zgërdhihej, Albini ka zëra se po na merr Mamicën…

Ulsiu zgërdhihej, Albini ka zëra se po na merr Mamicën…

April 7, 2026
Amnesty International kritika Trump: Deklaratat e tij po përshkallëzojnë tensionet

Amnesty International kritika Trump: Deklaratat e tij po përshkallëzojnë tensionet

April 7, 2026
Takime “sa për sy e faqe”, partitë politike në Kosovë ende larg marrëveshjes për presidentin

Takime “sa për sy e faqe”, partitë politike në Kosovë ende larg marrëveshjes për presidentin

April 7, 2026
7 Prilli i vitit 1939 na kujton se asgjë nuk harrohet…

7 Prilli i vitit 1939 na kujton se asgjë nuk harrohet…

April 7, 2026
Programi i “Rijetëzimit të Kullave” në Shqipërinë e veriut hyn në fazë të re, 523 kulla drejt transformimit

Programi i “Rijetëzimit të Kullave” në Shqipërinë e veriut hyn në fazë të re, 523 kulla drejt transformimit

April 7, 2026
Negociatat me BE-në, Shqipëria në pritje të “dritës jeshile”/ Këshilli kërkon kohë: Duhen bisedime të tjera

Negociatat me BE-në, Shqipëria në pritje të “dritës jeshile”/ Këshilli kërkon kohë: Duhen bisedime të tjera

April 7, 2026
Kërcënimet e Trump ndaj Iranit, Mbretëria e Bashkuar nuk do të lejojë përdorimin e bazave të saj

Kërcënimet e Trump ndaj Iranit, Mbretëria e Bashkuar nuk do të lejojë përdorimin e bazave të saj

April 7, 2026
Ministri Hoxha, me studentët në Durrës: Rruga e Shqipërisë drejt BE, e pandashme nga angazhimi i të rinjve

Ministri Hoxha, me studentët në Durrës: Rruga e Shqipërisë drejt BE, e pandashme nga angazhimi i të rinjve

April 7, 2026
Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar

Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar

April 7, 2026
Inteligjenca ushtarake ukrainase: Rusia po furnizon Iranin me imazhe satelitore të pikave ushtarake amerikane

Inteligjenca ushtarake ukrainase: Rusia po furnizon Iranin me imazhe satelitore të pikave ushtarake amerikane

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In