• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Silva Bino i përgjigjet Tritan Shehut dhe tregon si llogariten testimet

by Ardit Rada
21/08/2020 14:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shefja e Departamenti të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin i Shëndetit Publik prof. Silva Bino, në një shënim sqarues në faqen e saj në facebook shkruan se mënyra e përhapje së COVID19 me rrugë ajrore e bën këtë sëmundje të veçantedhe ku testimi luan një rol të rëndesishem për marjen e masave të kontrollit.

Duke ju përgjigjur akuzave dhe qartësuar testimin që kryhen në strukturat publike dhe ato private Bino thekson se çdo testim depistimi i cili përmbush edhe përkufizimin e rastit dhe pavarsisht rezultatit nëse del pozitiv apo negativ detyrimisht duhet te llogaritet sebashku me testimin qe kryhet për diagnozën.

Në shkrimin e saj Bino ju bën apel të gjithë qyetarëve që janë të prekur nga COVID19 ose dyshojnë të vetëizolohet dhe të kërkojnë ndihmën e strukturave shëndetësore.

Shkrimi i plotë i prof.Silva Binos:

Testiing testing testing. Testim, Testim Testim. Po perse aktualisht ne kete pandemi kemi nje fokus te vecante ne kete fjale dhe ne kete veprim i cili perdor nje teknologji relativisht te re ate molekulare ( po te marim parasysh hostorine e diagnozes se semundjeve infektive) dhe po hap rrugen dhe per shume teknologji te tjera te reja. John Snoë nuk kishte mjete por perdori gjurmimin dhe aftesite krahasuese dhe analitike te kohes te cilat jane persosur sot qe te gjente shkakun pse njerezit semureshin me shume dhe me cfare mund te transmetohej semundja por ai nuk mund te thoshte se cfare ishte agjenti shkaketar i semundjes. Per te gjithe ata qe njohin semundjet infektive me themel dhe kane punuar ne terren per kontrollin e tyre e dijne shume mire qe qysh kur fillon hetimi epidemiologjik apo gjurmimi vendosen masat e kontrollit (cila do qe jane ato sipas rruges se transmetimit) pikerisht hetimi dhe gjurmimi e analiza e thelluar te tregojne rruget e transmetimit dhe si eshte niveli i atakut etj.

Natyrisht zbulimi i shkaketarit dhe njohja e mekanizmave te tij te veprimit dhe si hyn dhe demton organizimin apo organe te caktuara te njeriut apo kafshes te japin me teper te dhena dhe saktesojne ato epdiemiologjike mbi menyren e transmetimit. Por deri sa te njohim keto kemi mendjen dhe aftesine analitike.

Perseri te gjithe ata qe njohin me themel e kane punuar me epidemite e semundjeve infektive ne terren kur kemi nje epidemi me shume njerez dhe nuk e njohim shkaketarin qysh ne rastin e dyshuar veprojme me masa kontrollit Mepas njohim shkaetarin por kur numri eshte i larte jo te gjithe testohen pasi tashme e njeh shkaketarin dhe semundjen .

Por cfare ndryshon tek COVID -19 dhe SARS-CoV-2. Ketu kemi te bejme me nje semundje djallezore pa shenja tipike specifike ku humbja e shijes dhe nuhatjes eshte nje karakteristike apo nje sy i stervitur mire njeh radiologjijte perkatese apo kemi individe pa shenja te dukshme qe ata ti speçifikojne dhe ku te gjithe keta jane teper infektues. Nje semundje ku ruget e perhapjes se saj po saktesohen nga dita ne dite. Pra kjo karakteristike e vecante dhe menyra e perhapje se saj me rruge ajrore e ben kete semundje te vecante ku testimi luan nje rol te rendesishem per ti sherbyer perhere qellimit final marjen e menjehershme te masave te kontrollit

Po per cfare e kryejme testimin. Degjoj qe thone testim administrativ. Testimi i ashtuquajtur administrativ kryhet per aresye depistimi pra screening dhe depistimi kryhet ne situata te caktuara te semundjeve infektive per te evidentuar pikerisht keto raste qe permenda me lart ato te jo te dukshmet, Gjate ketij depistimi gjenden shepsh persona te cilet e permbushin edhe perkufizimin e rastit kur ata pyeten apo hetohen. pIkerisht depistimi eshte i nevojsjem dhe ne kete depistim ne kemi shume grupe si punonjesit qe sherbejne ne qendra me kujdes afat gjate, persona qe i nenshtrohen dializes, sherbime te tjere si dhe udhetare. Te gjithe te paret testohen ne strukturat shteterore ndersa te fundit ne private. Ligji i shkruar nuk ka marre parasysh kete situate dhe nuk ka parashikuar dicka te tille e cila mund te rishikohrt ne te ardhmen sebashku me aspekte te tjera qe u bene te qarta gjate kesaj pandemie. Prandaj cdo testim depistimi i cili permbush edhe perkufizimin e rastit dhe pavarsisht rezultatit nese del pozitiv apo negativ detyrimisht duhet te llogaritet sebashku me testimin qe kryhet per diagnoze kur qytetari kerkon ndihme apo perseri per depistim apo diagnoze gjate gjurmimit te kontaktit si dhe gjate testimeve ne kuader te survejances qe masin sipas llojeve te saj perhapjen apo gravitetin e semundjes.

Testojme dhe gjejme e me pas gjeme te tjere hetojm e gjurmojme por perseri per te izoluar dhe vene ne karantine ate qe shte i semure apo ne dukje i shendetshem kusho qofte ai. Kjo eshte ajo thone librat e mi dhe kete kam mesuar nga mesuesit e mi te pare Klement Cani, Azmi DIbra, Memo Boci,Kristo Pano, Mehdi Cami, Shefqet Ndroqi, Selaudin Bekteshi, Eduard Kakarriqi, Mantho Nakuci e nga shume e e shume te tjere neper bote qe jane shume ti permend ketu. Prandaj me dyshimin e kontaktit dhe shenjen e pare veteizolohuni dhe kerkoni ndihmen e strukturave shendetesore.

Next Post
FOTO/ U arrestua në lidhje me mbytjen e 17-vjeçares në Velipojë, Indrit Bajraktari rezulton i martuar në Angli

FOTO/ U arrestua në lidhje me mbytjen e 17-vjeçares në Velipojë, Indrit Bajraktari rezulton i martuar në Angli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In