• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sikur zgjedhjet t’i ndanin votat e Greqisë?

by Mero Baze
17/05/2025 19:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Shqiptarët e Greqisë rezultuan të ishin bastioni më i fortë i Partisë Socialiste në këto zgjedhje, me një rezultat që në disa raste shkonte mbi 90 për qind, dhe me një mesatare që kalon 65 për qind. Ky rezultat nuk është surprizë për socialistët dhe as për opinionin publik.

Diferenca e madhe që u krijua në Greqi kuptohet lehtësisht nëse kemi parasysh se Sali Berisha, në këtë fushatë, u përpoq të fitonte zemrën e Agimit të Artë në Greqi, duke e trajtuar diasporën shqiptare ne Greqi, si pakicë nacionaliste greke, ndërsa Edi Rama, më 13 maj të vitit të kaluar, mbajti një nga mitingjet më historike të një kryeministri shqiptar në zemër të Athinës, duke bërë që çdo shqiptar në Greqi të ndjehej krenar për identitetin e tij.

Diferenca mes tyre reflekton neverinë publike ndaj aleancës së Sali Berishës me Fredi Belerin, për interesa krejtësisht personale, duke shpresuar se Greqia do t’i jepte atij fitoren dhe do t’i rrëzonte popularitetin Edi Ramës, të fituar në përballjen njëvjeçare për çështjen “Beleri” me Athinën zyrtare.

Edhe pse procesi në Athinë u përpoq të destabilizohej, ndryshe nga çdo vend tjetër i Europës, përmes nënkontraktorëve të DHL të lidhur me qarqe të caktuara greke, votat e diasporës nuk u ndalën. U eliminuan rreth 20 mijë votues nga lista, por edhe ashtu, rezultati ishte një referendum kombëtar kundër Sali Berishës dhe aleancës së tij me Agimin e Artë të Belerit.

Dhe këtë, më mirë se kushdo tjetër, e dinte vetë Berisha.

Pikërisht për këtë arsye, që ditën e parë të numërimit, ai urdhëroi Ilirjan Celibashin të mos hapeshin kutitë e Greqisë, dhe më pas të kontestoheshin si të parregullta. Ishte një përpjekje që ai kishte përgatitur gjatë gjithë prillit, bashkë me aleatët e tij në Greqi, për të sabotuar procesin.

Për fatin e opozitës, ndonëse rezultati i Greqisë ishte thellësisht pro-socialist, ai nuk shtoi asnjë mandat për PS-në. Në të vetmin rast ku Partia Socialiste do të mund të merrte mandatin e 84-të për shkak të votave të Greqisë ishte Lezha, por e humbi për vetëm 50 vota. Dhe socialistët, në vend që të bërtisnin për manipulim, uruan kundërshtarët ta gëzonin mandatin.

Tani mendo sikur rezultati final i zgjedhjeve në Shqipëri të varej nga votat e Greqisë dhe socialistët ta kishin marrë fitoren prej tyre?

Natyrisht, kontestimi i Berishës do të ishte shumë më i egër sesa është tani që i ka “rënë brekët në fund të këmbëve”.

Ishte pikërisht ky skenar që tentoi të ndërtojë Ilirjan Celibashi, duke shtyrë numërimin e votave të Greqisë me shpresën se ato do të bëheshin “granata” për të hedhur në erë gjithë procesin zgjedhor. Por socialistet tashmë kishin siguruar 83 mandate në gjithë Shqipërinë dhe diasporën, pa përfshirë fare Greqinë. Greqia nuk u shtoi dhe nuk u hoqi asnjë mandat, por përpjekja për ta përdorur atë si mjet destabilizimi ishte reale.

Kjo duhet mbajtur shënim në historinë e këtyre zgjedhjeve, si përpjekja më e qartë për të destabilizuar procesin e votimit në Greqi përmes strukturave jozyrtare të shërbimeve greke, të lidhura me aleatët e Berishës; – dhe më pas, si përpjekje për t’i përdorur votat e Greqisë si armë kundër procesit zgjedhor në Shqipëri.

Asnjë nga këto nuk ndodhi, sepse votat e Greqisë imituan me diferencë më të thellë votën e gjithë Shqipërisë, dhe e çuan PS-në deri tek mandati i 84-t për vetëm 50 vota – si për të testuar sa të pjekur jemi si shoqëri kur humbim dhe kur fitojmë.

Por kjo nuk ndryshon faktin se Sali Berisha e kishte Greqinë si të vetmen shpresë në këto zgjedhje:

Me Greqinë shpresonte të fitonte legjitimitetin në Evropë,

Me Greqinë shpresonte të manipulonte procesin e votimit,

Me Greqinë shpresonte të hidhte në erë gjithë procesin zgjedhor.

Tani, as Greqisë nuk i duhen më, as ai dhe as Beleri. Madje as Partisë Demokratike nuk i duhen më, që të dy. Falë tij, PD ka sot 43 deputetë, kurse Edi Rama ka 83 deputetë – gati dyfishin.

Next Post
“63 mijë vota, por vetëm 1 mandat”, Lapaj: Të ndryshojë sistemi zgjedhor, meritonim 6 mandate

“63 mijë vota, por vetëm 1 mandat”, Lapaj: Të ndryshojë sistemi zgjedhor, meritonim 6 mandate

Comments 2

  1. kxp says:
    7 months ago

    PS duhet ti vere gishtin kokes dhe te kuptoje qe me Qelbashin grek ne krye te KQZ zgjedhjet ne Shqiperi do te jene gjithmone pre e sabotazhit.
    Ky njeri kreu krime zgjedhore dhe duhet te ngrihet padi nga SPAK.
    Dhe nuk duhet te jete me kryetar i KQZ.
    Boll me me keta bajga Berishiane ne institucionet me te rendesishme te vendit.

    Reply
  2. Jeton Hoxhari says:
    7 months ago

    Pse Celibashin nuk e paditi PS, në prokurorinë Speciale ?
    Po SPAK, pse nuk e filloi vetë me iniciativë të vet, marrjen të pandehur të Celibashit ?
    Me sa duket, SPAK është i lidhur ngushtë me PD, mbasi edhe goditja e Veliajt, ka qenëe kordinuar me këtë parti (PD) dhe me Sali Berishen, për të këputur në mes PS.
    Prandaj, vetë PS, të padisë në SPAK, Celibashin si të kooruptuar.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 21, 2025
Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

December 21, 2025
Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

December 21, 2025
Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

December 21, 2025
Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

December 21, 2025
Që të parandalojmë pandeminë ekonomike

2.2 milionë shqiptarë jetojnë në botë/ Zaloshnja: Dekadën e fundit, shumë fëmijë të lindur jashtë vendit janë regjistruar në Shqipëri

December 21, 2025
Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

December 21, 2025
Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

December 21, 2025
45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

December 21, 2025

Korrupsionin e shpëton vetëm një situatë politike bardhë e zi

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In