• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sikur Trump të bëhet President… ja se çfarë i ndodh botës

by Java News
04/06/2016 17:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

JAVANEWS/ “Imagjinoni sikur Donald Trump të ketë në dorë, jo vetëm llogarinë e tij të Tëitter kur ai është me nerva, por edhe gjithë arsenalin Amerikan…. Ky është njëri nga ata persona që nuk duhet të ketë kurrë në dorë kodet e armëve nukleare…”

Këto ishin pak nga shumë akuzat që Hillary Clinton lëshoi në mbrëmjen e së enjtes kundër kandidatit republikan për President Donald Trump. Akuza për të cilat më pas miliarderi u përgjigj se i kishte ardhur shumë keq kur i kishte dëgjuar.

“E pashë Hillaryn dhe ishte aq patetike. Ishte shumë trishtuese ta shihje ashtu”- ishte replika e Trump, i cili më pas kishte thënë se fjalimi i Clinton ishte politik dhe nuk kishte të bënte fare me qëndrimin e tij për politikën e jashtme.

Por ka shumë persona, që idetë që ka hedhur Trump për politikën e jashtme i kanë marrë seriozisht dhe i kanë analizuar, jo vetëm në përmbajtje, por edhe në rrjedhojat që ato do të çonin.

Ian Bremmer, politolog i specializuar në politikën e jashtme si dhe drejtuesi i një firme që studion pikërisht riskun politik, ka bërë një panoramë… se çfarë mund të ndodhë me politikën e jashtme të SHBA-ve nëse Trump bëhet President.

Bremmer e thotë që të fillim të shkrimit të tij në revistën e Politico se Trump nuk duket të ketë ndonjë ideologji të caktuar, është një strategjist i dobët dhe një biznesmen ‘tipik’.

Një rrufe në qiell të hapur

Me Donald Trump, një politikë e jashtme koherente dhe e qartë, është diçka që më shumë do të mbetet për tu ëndërruar, gjë që sipas Bremmer do të sjellë probleme dhe risqe të mëdha për Amerikën.

Risku më i madh që sheh ky studiues është mënyra sesi ‘Presidenti’ Trump do të përballet me krizat që do i dalin përpara, qofshin këto me Rusinë, Kinën, ISIS, Korenë e Veriut etj. E deri më Tani, Trump ka treguar se është më shumë një ‘rrufe në qiell të hapur’ sesa një individ që planifikon dhe bën strategji, njëra ndër shtyllat kryesore të diplomacisë.

Dollari

Dollari amerikan mbetet monedha më e besuar në botë. Valuta amerikane është gjithashtu dhe paraja kryesore e këmbimit nëpër shumicën e bankave qendrore nëpër botë, duke i dhënë kështu SHBA-ve njërën ndër avantazhet që e bëjnë atë superfuqinë më të madhe në glob. Por, shkruan Bremmer, një politikë e jashtme e pamenduar dhe me luhatje, njësoj si deklaratat e Trump, do të sillnin destabilizimin e monedhës dhe rënien e besimit të bankave përkundrejt kësaj. Pavarësisht se kërkesa për dollarin mbetet ende e lartë (kjo për shkak të problemve që kanë valutat e tjera, e sidomos euro), Në rast të zgjedhjes së Trump në krye të shtetit, procesi për të zëvendësuar dollarin thjesht dhe vetëm do të akselerohej.

Aleatët dhe institucionet

Në botën e sotme, nevoja për aleatë është shumë e madhe… por Trump si President paraqet riskun e madh të humbjes së atyre që tashmë janë aleatë të SHBA-ve. Deklaratat e tij se NATO është një organizatë me një tufë shtetesh që nuk paguajnë aq sa duhet për të, ka mërzitur jo pak aleatë. Qëndrimet e tij se nëse ai zgjidhet do ti vërë tarifa Meksisës dhe Japonisë, gjithashtu kanë lënë të pakënaqur mjaft qytetarë të këtyre shteteve, për të mos folur për largimin e emigrantëve e muslimanëve apo murin e madh për të bllokuar meksikanët etj. Kjo do të sillte një krisje të fortë me shtetet e lindjes së mesme, të cilat janë esenciale në luftën e përditshme kundër terrorizmit.

Marëdhënia shekullore që ka SHBA-ja me Anglinë nuk do të jetë dhe aq “speciale”, pas kundërshtisë që ka shfaqur Cameron ndaj Trump për largimin e muslimanëve(duke e quajtur idiote). Trump gjithashtu ka deklaruar se “nuk do të ketë një marëdhënie shumë të mirë” me kryeministrin e Britanisë.

Pa harruar këtu “sfidën” e Trump për kryebashkiakun musliman të Londrës… një test IQ-je

Terrorizmi  

Lufta ndaj terrorizmit do të kthehet nga një cështje e mprehtë në një shpatë për SHBA-në, lë të kuptojë në shkrimin e tij Bremmer. Kjo pasi pozicioni i qartë kundër muslimanëve i Trump do të sjellë një reagim të terririzmit drejt brigjeve të tokës amerikane. Bremmer shkruan se linjat amerikane të avionëve do të jenë targeti i ri i sulmeve kamikaze, duke sjellë kështu një rrijte të madhe të frikës dhe pasigurisë në të gjithë kontinentin.

Tregëtia

Sjellja e Trump mund t’i kushtojë rëndë ekonomikisht vendit, pasi me qëndrimet e tij armiqësore, Presidenti i Amerikës mund të çojë ata që sot janë partnerë në biznes me SHBA-në, drejt shteteve të tjera e deri tek kundërshtarët ekonomikë të superfuqisë. Idetë e tij për të vënë një kontroll më të fortë financiar në tregëtinë e SHBA-së me Meksikën, Japoninë dhe Kinën, në të paktën do të sillnin një luftë ekonomike, duke sjellë kështu një dëm ekonomik dhe financiar për të dyja anët.

Burimi nga Politico, për artikullin e plotë të Ian Bremmer kliko KËTU

JAVANEWS/ A.K

Next Post

Kapen 52 kg kanabis në Shkodër, autorët i ikin policisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In