• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sikur të mos kisha njohur Suden dhe Xhaferrin…

by Artur Ajazi
28/01/2021 15:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Sikur të mos kisha njohur Suden, natyrisht do ta kisha besuar Lulzim Bashën. Sikur të mos kisha njohur Xhaferrin, patjetër do ta kisha besuar Lulzim Bashën. Sikur të mos kisha njohur të gjithë ata që ngritën me bekimin e Partisë Demokratike piramidat, dhe zhvatën paratë e këtij populli, padyshim do ta kisha besuar kryetarin e saj, tek shpalosi “besimplotë programin e tij për qeverisjen pas 25 Prillit”.

Programi i tij dhe ciceronëve, më ngjanin me premtimet e Sudes nga frëngjia (edhe pse kishte marrë porropinë) tek u premtonte qytetarëve se “rrini të qetë, tek unë fusni 1 merrni 3, unë do t’ju bëj milionerë”. Lulzimi dukej sikur shpaloste para dekorit të dalë boje të PD, programin e “fitores”, tek premtonte se “do të ul taksën e karburantit, do të rris me 1200 euro pagat e mjekëve, dhe do të hap 110 mijë vende pune”. Por nuk ndalej këtu pasi Lulzimi premtonte “5 per qind rritje pensionesh, dhe 100 milion euro në vit financime për fermerët”. E ndarë në kapituj, dukej sikur programin e Lulit e kishte dikur Rrapush Xhaferri, apo dhe fondacioni Populli. Premtime të cilave nuk u gjeje as më të voglin gjykim llogjik financiar, për të mos thënë se programin e tij dukej sikur e kishte hartuar nga e para Doktori.

Rrogat dhe pensionet janë rritur Lul, janë rritur gjithashtu edhe paga minimale të cilës ti nuk ja di fare përllogaritjen, po ashtu është ulur edhe çmimi karburantit. Prej 1 muaji janë rritur gjithashtu edhe rrogat e mjekëve, infermierëve, mësuesve dhe kategorive që janë në vijën e parë të luftës me COVID-19. Programi juaj Lul, ngjaste me një thirrje të dëshpëruar drejtuar shqiptarëve,të cilët po merren me punët e ditës, hallet dhe problemet e tyre të cilat po marrin zgjidhje nga programi rindërtimit, punësimit, investimit, dhe nuk kanë kohë të dëgjojnë hiçgjë, që premton ti dhe ekonomistët e piramidave. Një program që nuk ngjall shpresë, që nuk të bën të dëgjosh dhe besosh atë ç’ka ti Lul premton, sepse ndryshe nga Edi Rama, ti fsheh rrugët dhe mënyrat se si do të mbash premtimet imagjinare. Do të “shpronësosh oligarkët” ? Por cilët “oligarkë”, ata që akuzoje dikur dhe pastaj i bëre miq, apo ata që ke piketuar për ti konvertuar në “sponsorë” të PD ? Pra duhej të kishe treguar edhe rrugët për të siguruar paratë me të cilat do të bësh “mrekullitë” që premton. Kryetar opozite që premton të paarritshmen, që premton shumë aq sa të “zbret Hënën në Tokë”, kur nuk ka asnjë shans të realizojë asgjë dhe të fitojë zgjedhjet, vetëm në Tiranë e gjen.

Dhe ky është Lulzim Basha. Por ajo që bie në sy, është edhe gara mes Lulit dhe Monës. I pari premton 30 mijë lekë çdo muaj për çdo lindje fëmije, kurse e dyta premton 1 mijë euro për çdo lindje. Ashtu siç bënin me interesat e parave të shqiptarëve Sudja dhe Xhaferri. Dhe përfundimi dihet, se si u katranos ky vend kur në pushtet ishte pikërisht partia e Lulzimit. Shqiptarët nuk u besojnë më profkave Lulzim, nuk u besojnë më as veprimeve të tua aritmetike, lidhur me premtimet e fushatës.

Nuk u besojnë më as “ekonomistëve” të PD-së, atyre që ti u ke besuar “programin qeverisës”, ju nuk u besojnë as studentët, për të cilët as ti vetë, nuk je i bindur për “mbulimin 90 per qind të tarifave dhe shpenzimeve të tyre”. Kjo për faktin sepse tarifat dhe shpenzimet e tyre u rritën me 50 per qind pikërisht pas 2009, kur ju ishit në qeverisje duke futur në krizë arsimin e lartë dhe familjet e studentëve. Sikur të mos kisha njohur Suden dhe Xhaferrin, sinqerisht do ta kisha besuar edhe unë Lulzimin dhe programin e tij….

Next Post
Shenja më me fat për sot, 10 Korrik 2018

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 29 Janar 2021

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë do ndodhë mes SHBA-ve dhe Iranit? Kreu i AIEA: Mund të kemi bisedime në Islamabad

Çfarë do ndodhë mes SHBA-ve dhe Iranit? Kreu i AIEA: Mund të kemi bisedime në Islamabad

March 25, 2026
Rikthehen kontrollet në kufirin Shqipëri–Kosovë, regjimi në fuqi deri më 30 prill

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen në Morinë tre persona

March 25, 2026
Rregulla të reja për Lotarinë Amerikane, pasaporta bëhet e detyrueshme për aplikim

Rregulla të reja për Lotarinë Amerikane, pasaporta bëhet e detyrueshme për aplikim

March 25, 2026
VIDEO / “Nuk ka shanse”! Shtyhet seanca e Braçes për shpifje, i padituri nuk paraqitet në GJKKO

VIDEO / “Nuk ka shanse”! Shtyhet seanca e Braçes për shpifje, i padituri nuk paraqitet në GJKKO

March 25, 2026
Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

Ligji për referendumet, Rama takim me Ballën në Kryeministri. Të pranishëm edhe…

March 25, 2026
IKMT ndërhyn në Golem dhe Qerret: Nga 55 subjekte, vetëm dy sipas ligjit

IKMT ndërhyn në Golem dhe Qerret: Nga 55 subjekte, vetëm dy sipas ligjit

March 25, 2026
Presion nga Donald Trump për gazin, Europa përballë kushteve të reja

Presion nga Donald Trump për gazin, Europa përballë kushteve të reja

March 25, 2026
Social-demokratët fitojnë zgjedhjet, por jo shumicën në Danimarkë. Kush është politikani “kingmaker”

Social-demokratët fitojnë zgjedhjet, por jo shumicën në Danimarkë. Kush është politikani “kingmaker”

March 25, 2026
Ndeshja Poloni-Shqipëri, shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë

Ndeshja Poloni-Shqipëri, shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë

March 25, 2026
Hoxha pret Ambasadorin Durmishi: Kosova, përparësi e padiskutueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë

Hoxha pret Ambasadorin Durmishi: Kosova, përparësi e padiskutueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In