• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sikur Majlinda Bregu të kishte pyetur Sali Berishën!

by Ilir Levonja
30/04/2018 09:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Levonja

Zgjedhja e ish ministres së Integrimit zonjës Majlinda Bregu, në postin e Sekretares së Përgjithshme në Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal, nuk ka asnjë diskutim që është një arritje e Shqipërisë. Për këtë, jo vetëm Majlinda Bregu, po çdo shqiptar duhet të ndihet krenar. E për më tepër, çdo demokrat, nga ai soji që nominohet me ata të viteve 90-të dhe që hodhën në plehra diktaturën duke i hapur rrugën pluralizmit politik. Të paktën kjo gjeneratë plot emra nuk u shfaros e tëra. As nuk u shpërbë edhe pse tentavitat janë tërësisht sheshit me katapultime për merita manipulimesh, siç është edhe rasti i Arben Ristanit kur iku nga Komisioni Zgjedhor. Dhe përfundoi si sekretar i përgjithshëm i demokratëve…Edhe pse aradha e atyre me merita karriere ishte një tren plot njëzetë e ca kilometër i gjatë. Mirëpo të gjithë e mbajmë mend se sa i lumtur ishte Sali Berisha duke u shprehur, i qeshur, sy e vesh, se, kush nuk do ta donte ta kishte Ristanin në parti? Kështu Arben Ristani nga një kalkulator votash, u bë një sekretar politik i një partie që solli mes shqiptarëve kulturën e pluralizmit politik. Një angllish zhvillim sa humbjet në zgjedhjet lokale dhe ato të përgjithëshme ishin më se të justifikueshme. Madje duke përforcuar atë gangrenën e mos kritikës, mbytjes së franksioneve apo mendimit ndryshe.

Aq sa edhe sot e kësaj dite kush shprehet kundër kryetarit nuk është demokrat. Kjo është një gjendje me plot gojën epidemike e cila nuk ka asnjë fund tjetër, veç një adhurim verban për ishët dhe oligarkët e tipit të Sali Berishës. Që sot kërkon medoemos ta fusë PD-ën një konflikt të hapur me ambasadën e Amerikës dhe BE-së. Edhe pse fare e mirë e di që demokratët të partë e mbasandaj socialistët dhe gjithë shqipëtarët marshuan me moton se e duan Shqipërinë si Europa.

Nga ana tjetër një kastë e tërë intelektualësh që janë gati të shkelin edhe veten si e si Lulzim Basha të rrijë kryetar. Janë gati të harrojnë çdo parim dhe aspiratë pse janë demokratë, mjaft që djali i Fahri Balliut dhe i Sali Berishës, njëri deputet e tjetri milioner, të vegjetojnë një lavdi bllokmenësh të rinj në emër të demokratëve. Plot intelektualë të mirëfilltë që e quajnë normale tkurrjen përshembull të këshillit drejtues të PD-ës nga 57 në 27 anëtarë. Forca e Unit që neverit çdo demokrat të mirëfilltë këtu është baraz me zero.

Nëse kjo është një kandidaturë e ofruar prej qeverisë, dhe besoj se në bazë të procedurës e tillë duhet të jetë, pasi nuk ka asnjë arsye që Berisha të ndihet në siklet, është një nga ato zgjedhje që meriton duartrokitje. Në fund të fundit një politikan që nuk mëson nga marrëzitë e paraardhësit nuk rritet kurrë. Partia Demokratike e Lulzim Bashës dhe Sali Berishës ka plasur edhe më parë konflikte të tilla. Si të thuash nuk ka duruar dot që një intelektual i saj të koperojë kur në pushtet është kundërshtari. E ka bërë këtë me institucionin e presidentit për një emërim në Vatikan. Një nga ato dhjetra beteja të turpshme.

Dhe si të tilla krejt të panevojshme për demokracinë dhe vendin. Po e bën sot me ngërdheshje karshi Majlinda Bregut. Në fakt emri më i merituar për shkak të eksperiencës në marrëdhëniet me BE dhe si një nga zonjat më të suksesshme të politikave të PD-ës. Gjithsesi, nuk na mbetet gjë tjetër të falënderojmë Këshillin e Europës apo panelin vendimmarrës në përzgjedhjen e kandidaturës së Shqipërisë. Nuk besoj se sot ka popull që nuk gëzohet kur midis kandidaturave nga vendet e rajonit, fiton kjo e një zonjë nga Shqipëria. Afërmendsh është një rrënqethje prej emocionesh.

Një intelektuale shqiptare midis, çfarë të themi më, grekëve, serbëve a maqedonëve etj. Eshtë një sukses shqiptar ku të paktën për ca orë na largon ato dhimbjet e kokës. Nga batalioni i oligarkëve, djemve, dhëndurëve dhe kryetarët e partive të vogla që kanë bërë pronë prej vitesh mandatet e demokratëve të vërtetë. Nga aleancat boshe dhe mbrojtja e shpatullave të korruptuarve duke na firuar zgjedhje pas zgjedhje. Aq sot vijën poltike të partisë demokratike e bën Zeni nga ishujt e Karaibeve. Mirëpo PD-ja nuk është kjo…, është më shumë. Dhe nëse aty vërtetë sot do të kishte demokratë…, Edi Rama nuk do ishte akoma në pushtet. Protestuesit e Kuksit nuk do kishin mbetur vetëm përpara drejtorisë së policisë në Tiranë dhe Gjykatës së Shkodrës.

Por aty vetëm demokratë nuk ka. Ka salixhinj, bashar, e ballinjë…, një parti e aspiratave të vdekura. Dhe nëse Majlinda Bregu, ku sipas Berishës, nuk i ka marrë dorën PD-ës, ka bërë mirë. Se po ta kishte pyetur, në vend të saj PD-ja do kish dërguar kandidaturën e ndonjë dele nga LSI. Fondi i artë i së ardhmes pa të ardhme…

Next Post
United do të shkëmbejë Pogban me Griezmannin

United do të shkëmbejë Pogban me Griezmannin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Askush nuk do të jetë udhëheqës në Iran”, Trump: Ne duam të flasim me ta, por nuk kemi me kë!

“Askush nuk do të jetë udhëheqës në Iran”, Trump: Ne duam të flasim me ta, por nuk kemi me kë!

March 20, 2026
Raketat drejt Turqisë/ Lideri Suprem Mojtaba Khamenei: U lëshuan nga Izraeli, jo nga Irani

Raketat drejt Turqisë/ Lideri Suprem Mojtaba Khamenei: U lëshuan nga Izraeli, jo nga Irani

March 20, 2026
Khamenei: Armiqtë e Iranit gabuan rëndë

Khamenei: Armiqtë e Iranit gabuan rëndë

March 20, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet të ulët

Parashikimi i motit për fundjavën, çfarë do të ndodhë me temperaturat

March 20, 2026
SHBA goditi sulmet kibernetike iraniane, AKSK: Hap i rëndësishëm për sigurinë e Shqipërisë!

SHBA goditi sulmet kibernetike iraniane, AKSK: Hap i rëndësishëm për sigurinë e Shqipërisë!

March 20, 2026
Kanabisi i fshehur në magazinën në Peqin, arrestohet faturisti i energjisë elektrike, shpallen në kërkim 4 të tjerë

Kanabisi i fshehur në magazinën në Peqin, arrestohet faturisti i energjisë elektrike, shpallen në kërkim 4 të tjerë

March 20, 2026
I shpëtoi drejtësisë vendase dhe “ngeci” në Shqipëri! Ish-zyrtari bangladeshas kërkesë Gjykatës së Lartë: Mos më ekstradoni, atje do më vrasin

I shpëtoi drejtësisë vendase dhe “ngeci” në Shqipëri! Ish-zyrtari bangladeshas kërkesë Gjykatës së Lartë: Mos më ekstradoni, atje do më vrasin

March 20, 2026
Aktori legjendar Chuck Norris ndërron jetë në moshën 86-vjeçare

Aktori legjendar Chuck Norris ndërron jetë në moshën 86-vjeçare

March 20, 2026
Tetori sjell sfida, zbuloni cilat shenja të zodiakut mund të përballen me vështirësi apo ndarje

Hëna e re sjell ndryshime: Ja si preken 12 shenjat e horoskopit sipas astrologes Kalogeri

March 20, 2026
“Protestat e dhunshme nuk kanë vend në demokraci”, 305 amendamente nga eurodeputetët mbi raportin e PE-së për Shqipërinë

“Protestat e dhunshme nuk kanë vend në demokraci”, 305 amendamente nga eurodeputetët mbi raportin e PE-së për Shqipërinë

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In