• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sikur Lulzim Basha të ishte sot për mediat, Kryeministër i Shqipërisë

by Alfred Peza
14/04/2020 22:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Kam qenë gjithmonë kurioz për zhvillimin e një eksperimenti psiko- social, nga ana e mediave partizane shqiptare, që do ti vendoste ato përballë provës së të vërtetës profesionale. Thelbi i tij qëndron tek qasja që do të kenë të njëjtat emisione, të njëjtët gazetarë e analistë e të njëjtat ekrane për të njëjtën temë apo çështje, në raport me liderin e mazhorancës dhe atë të opozitës.

Nëse do të ishte e mundur, do ishte interesante që të shihnim se si do ta vlerësonin të njëjtët, Lulzim Bashën nëse ai sot do të ishte sot kryeministër, në raport me vlerësimet që po i bëjnë Edi Ramës dhe punës së qeverisë së tij. Se çfarë note do ti vendosnin Kryetarit të PD në raport me notën që po i vendosin çdo natë, Kryetarit të PS, për të njëjtën punë dhe të njëjtat rezultate në luftën ndaj koronavirusit.

Të gjithë e dimë se si po e trajtojnë sot shumica e mediave kryesore të vendit punën e mazhorancës socialite në luftën kundër pandemisë. Shqipëria po pasqyrohet prej tyre, shumë e shumë herë më keq, më ashpër dhe në mënyrë me kritike, sesa edhe vendet më të goditura nga Covid-19.

Po trajtohemi sikur të ishim shteti me vdekshmërinë më të lartë për një milion banorë nga koronavirusi. Sikur të ishim populli që po vuanim krizën më të thellë për shkak të kolapsit të sistemit shëndetësor. Sikur të ishim vendi ku për shkak të qeverisë sonë, ne dhe vetëm ne na kishte rënë kjo fatkeqësi. Duke krijuar jo rrallë herë idene, sikur nuk jemi pjesë e një pandemie globale që e ka sulmuar si kurrë më parë në histori të gjithë planetin, duke gjunjëzuar edhe fuqitë më të mëdha ekonomike.

Kurioziteti është sesi po të njëjtët, do ta shikonin dhe do ta vizatonin për shqiptarët këtë panoramë nëpër mediat e tyre, sikur Kryeministri i Shqipërisë sot të ishte Lulzim Basha. Çdo të thonin ata sot kur në spitalet tona ka më shumë të shëruar se të infektuar? Ka gjithnjë e më pak të prekur të rinj nga Covid-19? Ka gjithnjë e më pak të vdekur? Gjithnjë e më pak telefonata, në qendrën e emergjencës kombëtare për raste të reja?

Imagjinoni për një çast kur thonë së vdekshmëria në Shqipëri është më e larta në Ballkan dhe në Europë, meqë Kryeministër është Edi Rama, ndërkohë që statistika zyrtare tregojnë krejt të kundërtën. Nëse në vendin e tij do të ishte sot kryetari i opozitës, po të njëjtët do të thonin me zë të lartë dhe duke brohoritur natë e ditë, të paktën atë që thotë përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Tiranë.

Përse nuk ua thotë goja edhe për Edi Ramën siç do ta bënin me entuziazëm për Lulzim Bashën se “ecuria në shifra, në situatën ku ndodhemi, është shumë mirë në Shqipëri. Përgëzojmë qeverinë për masat ekstreme të ndërmarra, pasi Shqipëri po e frenon përhapjen e epidemisë”. Këto nuk janë fjalët e një socialisti. As të një media me qëndrime pro qeveritare. Por është një deklaratë publike e Raul Gonzales, njeriut të OBSH në Shqipëri.

Organizmat ndërkombëtare, mediat botërore, ekspertët vendas e të huaj, mjekë shqiptarë nëpër botë dhe personalitete të ndryshme, jo vetëm e pranojnë dhe i bëjnë jehonë, por po e duartrokasin gjithmonë e më fort mënyrën sesi qeveria shqiptare e ka menaxhuar këtë situatë. Masat e jashtëzakonshme shtërnguese që mori në kohë dhe mënyrën sesi vetë qyetarët shqiptarë po i zbatojnë ato, përgjatë këtyre javëve të pandemisë. Ndërkohë që opozitarët tanë, në vend të kësaj, bëjnë të kundërtën.

Mirë që nuk ua do zemra dhe nuk ua nxë goja, të thonë një fjalë të mirë për të vërtetat e menaxhimit në Shqipëri të një lufte që ka prekur rreth 2 milionë persona e ka marë mbi 120 mijë jetë njerëzore deri tani në botë. Po pse i bëjnë jehonë të kundërtës? Pse nuk përtojnë asnjëherë që ti bëjnë jehonë “fake news”-eve? Lajmeve të rreme? Nxitjes së përçarjes, urrejtjes e pakënaqësisë? Pse kënaqen vetëm kur bëjnë politikë në kurriz të shëndetit, sugurisë dhe jetës së tyre e të shqiptarëve të tjerë?

Pas këtyre e shumë pyetjeve të tjera si këto, një gjë është e sigurtë. Se nëse Lulzim Basha do të ishte sot Kryeministri i Shqipërisë dhe do ta kishte menaxhuar situatën e pandemisë, siç ka bërë deri më tani Edi Rama, me siguri që për shumicën e mediave dhe të të gjithë opozitarëve tanë, ai do të ishte një hero. Një tregues fantastik ky, për të dëshmuar sesa të lirë janë që të thonë, jo vetëm ato që mendojnë e besojnë, por edhe të kundërtën e asaj që shohin! Alpenews

Next Post
Kush do bëjë vlerësimin e burimit të të ardhurave? Denaj sqaron si do funksionojë amnistia fiskale

"Vendimi për importuesit e jahteve? Ja si qëndron e vërteta"

Comments 2

  1. Eljaz says:
    6 years ago

    Lulzim kastraveci po prap me PD e flliqun do merrena

    Reply
  2. leka says:
    6 years ago

    Shqiperia ka difejtin me te madh ne media ,se pronaret jane bose te ekonomise dhe militant partuak.Faji nuk eshte i gazetareve dhe analisteve por pronareve qe i kushtezojne punen me propaganden e tyre.Shtypi i pamvarur eshte demokratik ,real dhe i dashur per shumicen.Cdo gazetar serioz e flak politiken dhe prezanton realitetin.Megjithate Rama eshte treguar ne lartesine qe kerkohet dhe per kete do vlersohet

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Hamasi të çarmatoset’, Rama në parlamentin izraelit: Tunelet e torturës në Gaza, të ruhen si dëshmi paqeje

‘Hamasi të çarmatoset’, Rama në parlamentin izraelit: Tunelet e torturës në Gaza, të ruhen si dëshmi paqeje

January 26, 2026
Java e fundit e janarit nën ndikimin e fortë të yjeve, paralajmërimi i astrologes

Java e fundit e janarit nën ndikimin e fortë të yjeve, paralajmërimi i astrologes

January 26, 2026
LIVE-“Nder të jem në këtë foltore!”/ Rama në parlamentin izraelit: Falenderime të përzemërta për fjalët që keni shprehur ndaj Shqipërisë

LIVE-“Nder të jem në këtë foltore!”/ Rama në parlamentin izraelit: Falenderime të përzemërta për fjalët që keni shprehur ndaj Shqipërisë

January 26, 2026
EMRI/Kamioni bie në humnerë në Gramsh, policia jep informacion zyrtar: Viktimë një 43-vjeçare! Dy të plagosur në spital

EMRI/Kamioni bie në humnerë në Gramsh, policia jep informacion zyrtar: Viktimë një 43-vjeçare! Dy të plagosur në spital

January 26, 2026
Sali Berisha shkon privatisht në Strasburg dhe i zë vendin Albana Vokshit në Asamblenë e KiE (DOKUMENTI)

Sali Berisha shkon privatisht në Strasburg dhe i zë vendin Albana Vokshit në Asamblenë e KiE (DOKUMENTI)

January 26, 2026
“Shkrirja” e Kadastrës së Vlorës, 55 punonjës firmosin peticion kundër vendimit

“Shkrirja” e Kadastrës së Vlorës, 55 punonjës firmosin peticion kundër vendimit

January 26, 2026
Krujë/ Vrau me çekiç në kokë një person pas një konflikti, arrestohet 28-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorët

Merr fund arratia/ Plagosi me thikë vajzën, arrestohet babai i 24-vjeçares. Nga ngjarja..

January 26, 2026
VIDEO-Kryeministri Rama në Knesset, pritje zyrtare nga kryeparlamentari i Izraelit, Ohana

VIDEO-Kryeministri Rama në Knesset, pritje zyrtare nga kryeparlamentari i Izraelit, Ohana

January 26, 2026
Sulmi kibernetik nga Irani/ Rama falënderon Izraelin: Mirënjohje të thellë për mbështetjen

Sulmi kibernetik nga Irani/ Rama falënderon Izraelin: Mirënjohje të thellë për mbështetjen

January 26, 2026
Arben Frroku drejt lirisë, Haga refuzon ekstradimin në Shqipëri

U dënua me burg përjetë për vrasjen e komisar Lamajt/ Pas vendimit të Strasburgut, GJK rihap gjykimin për Arben Frrokun! Seanca më…

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In