• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sikur Lulzim Basha të ishte sot kryeministër i Astirit

by Lorenc Vangjeli
14/11/2019 18:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Sikur Lulzim Basha të ishte sot kryeministri i vendit nuk do të kishte ndryshuar asgjë nga skenat dramatike të Astirit. Fadromat do të sulmonin ndërtimet e paligjshme në të gdhirë, banorët do të sulmonin policinë deri në të ngrysur, Elisa do të shpallte të vdekur një nga protestuesit për shkak të dhunës së policisë dhe Edi Rama do të shkonte të ngushëllonte të plagosurit në spital duke u betuar se kur të vinte në pushtet, do t’i dëmshpërblente një qind për qind banesat e prishura. Në mbrëmje, sipas linjës së orientimit vetjak, ndeshja do të transferohej në studio televizive, ku mbas luftëtarëve në rrugë, do të ndesheshin strategët në poltrona.

Mjafton vetëm një përmbysje e tillë e klepsidrës së kohës, për të kuptuar se Astiri është identikiti i përpiktë i Shqipërisë së sotme. Kaos i skajshëm. Hipokrizi kriminale. Arrogancë pa shpirt. Grabitje e plotë. Marrëzi totale. Një portret tragjikomik i produktit që po korret në Shqipërinë e pas tre dekadave pothuajpluralizëm: shartimi ideal mes padijes së thellë dhe karaktereve të liga që kanë bërë politikë në këtë vend.

Banorët e Astirit meritojnë gjithë simpatinë e mundshme të gjithë shqiptarëve; edhe të atyre që i kanë sharrë me libër shtëpie kur ju kanë vështirësuar jetën në trafikun absurd të Tiranës për një vit rresht. Eshtë tmerr të përfundosh në qiell të hapur në prag të dimrit. Të jesh i detyruar të lesh shtëpinë, por edhe biznesin e vogël që ushqen dhe të rinisësh një jetë në drejtim të panjohur. Kush nuk e ka provuar në shpinën dhe shtëpinë e tij, e ka të pamundur ta kuptojë ndjesinë e tmerrshme e afrimit të fadromave dhe shembjen e mureve të ngritur me gjak dhe tulla dhe të dekoruar me shpresa dhe kujtime. Dhembja është njerëzore edhe në rastin kur humb një send, të cilin e ke vjedhur dhe që nuk të përket. Rasti i banorëve të Astirit dhe shumë astirasve të tjerë në të gjithë Shqipërinë njëlloj si ta, vërteton pikërisht një gjë të tillë.

Por kjo ëhstë vetëm gjysma e të vërtetës dhe në të vërtetat e thëna përgjysëm, zakonisht qëndrojnë gënjeshtrat më të mëdha.

Duke nisur që nga gjysma e viteve 90-të, Shqipëria filloi të bëhet gjithmonë e më e vogël. Banorë nga gjithë skajet e Shqipërisë nisën të zhvendosen drejt Tiranës. Të ndërtojnë ku të mundin dhe si të mundin. Pa leje. Pa rregull. Pa arkitekturë. Në momentin kur të duhet të fusësh kokën brenda, nuk mendon gjatë sesi duhet të jetë muri, ngjyra apo forma. Nuk duhet të gjykosh se ku kalon kanali që derdh ujrat apo ku do të derdhesh nevojat fiziologjike. Rezultati final ishte prodhimi i fjetinave gjigante, i një serie të shëmtuara getosh, agresioni estetik i të cilave, sot është gjithsesi problemi më i vogël. Një lëmsh konfliktesh pronësie zuri fill në ato vite duke e futur vendin në një ngërç nga i cili ka shumë pak gjasa të dilet. Të gjithë ata që nga halli në fillim dhe nga makutëria në vijim, nisën të ndërtojnë pa leje duke denatyruar qytetet e shëmtuara të trashëguar nga komunizmi, i kanë bërë Shqipërisë atë që nuk ja ka bërë as pushtuesi më i lig.

Të gjithë këta grabitës serialë nga Astiri dhe astiret e tjera, këta pushtues në paqe të vendit, e kanë bërë Shqipërinë më të vogël. I kanë vjedhur dhe shpërdoruar pikërisht atë që nuk i rikthehet më kurrë, tokën!

Pavarësisht simpative për secilin nga ta si individ, të gjithë ata së bashku janë banda kriminale e grabitësve më të ligj që ka parë Shqipëria.

Paratë e vjedhura me korrupsion mund të zëvendësohen. Ligjet e gabuara mund të rishkruhen. Investimet e gabuara mund të përmirësohen më vonë. E vetmja gjë që nuk rikthehet më në këtë vend është toka që ka grabitur kjo bandë kriminale. Secili nga ta, emër për emër ka nevojë për simpati dhe mëshirë, por jo për amnisti dhe përkëdhelje siç ka ndodhur deri më tani me ata që kanë vjedhur tokën për bujqësinë, hapësirën për shkolla, terrene sportive, për ambulanca dhe godina publike.

A janë ata fajtorët e vetëm? Vështirë të thuhet. Bashkë me ta dhe mbi ta fajtorë janë drejtuesit e dy partive kryesore në vend. Dje Sali Berisha dhe Fatos Nano. Sot Edi Rama e Lulzim Basha. Secili nga ta ka vrapuar t’i kapë tek e tek të gjithë pjestarët e kësaj bande kriminale për xhakete dhe t’i mburret se mund t’u legalizojë gjënë e vjedhur. Se do t’ja çojë çertifikatën e pronësisë në shtëpi. Se do t’ja bëjë pothuaj falas. Në këmbim të votës!

As njëri nga ta dhe as të gjithë këta së bashku, nuk kanë menduar se mbi pushtetin e tyre vetjak, duhej një themel morali. I shkatërruar në themel me qasjen kriminale të tyre për zgjidhjen e çështjes së ndërtimeve pa leje. Ku ofertë e vetme për grabitësit është të paguajnë qytetarët e tjerë të ndershëm. Ka nevojë ulëritëse që të rishihet ligji i legalizimeve. Pa i braktisur fajtorët e djeshëm, por pa shkaktuar drama të reja. Në kapitalizëm gjithçka ka një çmim dhe kushdo duhet të paguajë. Solidariteti i shoqërisë të mos shkojë më tej se kompesimi një qind për qind i banesës së banimit, por me qasje krejt tjetër me ata që ndërtimin pa leje e kishin si licencë vetjake për të qenë të pasur. Edi Rama në dy mandatet e tij mund të ketë bërë shumë punë të liga, por reforma për kontrollin e territorit, është një vepër e duhur, edhe pse shumë e vonuar në kohë. Sepse paraardhësit e tij e kishin bërë të ligën  mullar. Dhe këtë triumph duhet t’ja njohin të parët kritikët dhe ata që duan t’I zënë vendin duke u sjellë identikisht siç do të ishte sjellë ai vetë pot ë ishte në opozitë.

Nëse nuk meresh me problemin në kohën që lind, do të meret problemi me të gjithë! Ky është momenti që ky problem kriminal po ndikon fort në jetën e çdo shqiptari. Edhe i atyre që besojnë se kryeministri Lulzim Basha është arrogant i pashpirt që prish shtëpitë e banorëve, edhe i atyre që presin që Edi Rama kur të kthehet në pushtet, t’i kompesojë një qind për qind për tokën e vjedhur! Sepse siç thuhet shpesh nga cinikët, sa më shumë ndryshon, as më shumë është e njëjta gjë!

Next Post
Propozimi i Trump: Kush është pasuesja e Donald Lu në Tiranë

Media amerikane "hedh dritë" për lobimin: PD, përfshirje destruktive në politikën e jashtme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

February 9, 2026
Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

February 9, 2026
“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

February 9, 2026
‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

February 9, 2026
Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

February 9, 2026
“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

February 9, 2026
Viktimat në Ukrainë nga lufta, raporti i OKB: Më shumë se 2,500 civilë të vrarë vetëm në 2025-ën, shkak përdorimi i armëve me..

Lufta në Ukrainë/ Koloneli: Kolapsi ekonomik mund ta ulë Rusinë në negociata

February 9, 2026
Vendimi për vulën e PD/Minxhozi: Sot Lulzim Basha nuk ka më asnjë vlerë politike

Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike!

February 9, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Dënojeni me vdekje lirinë!

February 9, 2026
Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In