Do ketë siklete edhe për leonora Jakupin. Nënkryetari i Skenderajt, Fadil Nura, i ka thënë gazetës “Zëri” se hetuesve të Task Forcës Kundër Korrupsionit u janë dhënë të gjitha dokumentet që kanë kërkuar e që kanë të bëjnë me dhënien e tokës në shfrytëzim. Sipas tij, po hetohen edhe vendimet për dhënien në shfrytëzim me ankand publik të tokës komunale për ndërtime të larta për Leonora Jakupin, Drilon Malën dhe kompaninë “R&Rukolli”
Në Komunën e Skenderajt nuk flasin shumë për vizitën e hetuesve të Task Forcës kundër Korrupsionit që ia kanë bërë këtij institucioni lokal dhe të cilët kanë marrë shumë dosje për t’i hetuar. Kjo gjë sipas zyrtarëve komunalë të Skenderajt ka ndodhur para më shumë se katër muaj, jo tani, dhe ka të bëjë me pronat komunale që janë dhënë në shfrytëzim për 99 vjet, por edhe për disa raste të tjera, me të cilat Komuna nuk ka të bëjë fare.









