Deputeti i Partisë Demokraitke Ervin Salianji ka përfunduar dëshminë në Porkurorinë e Krimeve të Rënda lidhur me audio-përgjimin në të cilin PD pretendon se vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj dëgjohet duke bërë pazare droge.
Ai dha një prononcim për mediat ku nuk dha detaje lidhur me pohimet që kishte bërë para prokurorëve.
Ai tha se u përgjigj për gjithçka që sipas tij është bërë publike.
“Gjithçka dimë lidhur me rrethanat që Agron Xhafaj është i përfshirë në trafik droge. Është e qartë që qeveria është e përfshirë për mbulimin e krimeve të trafikantëve. Agron Xhafaj u largua për të mos bërë të mundur zbulimin e aktivitetit të tij, bashkëpunëtorëve”, tha Slaianji.
Ai ka akuzuar edhe prokurorinë se është vënë në shërbim të qeverisë.
“Prokuroria është e përfshirë më shumë në kallëzimin e rremë që ka bërë Agron Xhafaj se sa në zbulimin e grupit të strkturuar kriminal.
Prokuroria është 100 % në dispozicion të qeverisë por nuk mund të shmangim detyrimin tonë ligjor për tu përgjigjur”, tha ai më tej./a.m.










