• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Sigurimet/ 10-mujori, tregu u rrit me rreth 17%

by A R
25/11/2015 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar – tetor 2015 kapën vlerën mbi 11,108 milionë lekë, ose 16.87% më shumë se në periudhën janar – tetor 2014.

Gjatë periudhës janar – tetor 2015, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 898,798 me një rritje prej 6.56% krahasuar me periudhën janar – tetor 2014. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 93.02% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e Jetës me 6.86% dhe veprimtarinë e risigurimit me 0.12%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 38.79% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 61.21% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar – tetor 2015, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 2,644 milionë lekë, ose 19.64% më shumë se në periudhën janar – tetor 2014.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar – tetor 2015 arritën rreth 6,791 milionë lekë, ose 21.02% më shumë se në periudhën janar – tetor 2014.

Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar – tetor 2015, pati një rritje prej 26.44% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me rritje të numrit të kontratave prej 6.85% krahasuar me periudhën janar – tetor 2014.

Produkti Sigurim Kufitar në periudhën janar – tetor 2015 pati një ulje prej 14.73% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një ulje e numrit të kontratave prej 25.40% krahasuar me periudhën janar – tetor 2014.

Produkti Karton Jeshil, në periudhën janar – tetor 2015, pati një rritje me 17.24% të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar – tetor 2014. Po kështu edhe numri i kontratave u rrit me 18.37%.

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar – tetor 2015 arritën mbi 4,304 milionë lekë, 11.34% më shumë se në periudhën janar – tetor 2014. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 10.18% krahasuar me periudhën janar – tetor 2014.
Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës gjatë periudhës janar – tetor 2015, patën rritje me 16.85% kundrejt periudhës janar – tetor 2014.

Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive të cilat gjatë periudhës janar – tetor 2015 siguruan mbi 2,002 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë me rreth 71.60%, të pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me 19.27% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë periudhës janar – tetor 2015, vihet re një ulje prej 1.69% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 6.41% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar – tetor 2014.

Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit, gjatë periudhës janar – tetor 2015, arritën në rreth 973 milionë lekë, duke shënuar rritje prej 43.25% në krahasim me periudhën janar – tetor 2014.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar – tetor 2015, arritën rreth 763 milionë lekë, ose 8.66% më pak se në periudhën janar – tetor të vitit të kaluar.

Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar – tetor 2015 u rritën me 19.64% krahasuar me periudhën janar – tetor 2014. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 1,663 milionë lekë, apo 62.87% të totalit të dëmeve të paguara bruto./Monitor

sigurimi

Next Post

“Bomba” e Presidentit të Federatës Armene: Lojtarët shitën ndeshjen ndaj Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In