• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Siguria ushqimore, vendosen pulla inspektimi nëpër lokale

by Aalison Pearse Stevens
06/07/2016 13:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Bujqësisë dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në kuadër të masave për garantimin e sigurisë ushqimore, veçanërisht gjatë sezonit turistik, nisen vendosjen e etiketave në ambientet e shërbimit, si restorante, bar-kafe, fast-food, pastiçeri etj.

Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti dhe Drejtori i Përgjithshëm i Autoritet Kombëtar të Ushqimit (AKU), Isuf Shehu vendosën sot pullën e inspektimit të sigurisë ushqimore, në një nga restorantet në plazhin e Durrësit, si shenja qe tregon se ky subjekt është kontrolluar nga inspektorët e AKU-së. Vendosja e pullës së inspektimit, që është një strishës jeshile, është pjese e projektit per sigurine ushqimore, i cili perfshin mbi 300 subjekte të cilat operojnë në fushën ushqimore ( restorante, lokale, fast food etj).

Çdo konsumator mund te gjej këtë strishe ne hyrje te ambientit ushqimor dhe te marre garancine e inspektimit nga AKU. Ministri Panariti beri te ditur për median se ishte prezent në inspektimin rigoroz të këtij restoranti ku u aplikua për here te pare pulla e inspektimit dhe u shpreh se, inspektimit të AKU-së do t’i nënshtrohen të gjithë subjektet të cilat operojnë në fushën ushqimore

Panariti u shpreh se vendosja e kësaj pulle inspektimi, është garanci për sigurinë e konsumatorit. Gjithë rrjeti ushqimor në vend do t’i nënshtrohet monitorimit dhe inspektimit sipas kritereve të përcaktuara në ligjin e ushqimit, deklaroi ministri Panariti .

Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i AKU, Isuf Shehu, në lidhje me këtë nismë tha se kjo certifikatë prodhon një garanci për konsumatorin. “Kjo certifikatë prodhon një garanci për konsumatorin, pasi çdo restorant apo subjekt që e mban, do të thotë që është i kontrolluar në mënyrë rigoroze. Po ashtu, kjo certifikatë është edhe një përgjegjësi më e madhe për inspektorët, të cilët nuk mund të neglizhojnë asgjë gjatë kontrollit të tyre”, u shpreh Shehu.

Çdo subjekt që do të përmbaje logon e sigurisë, pullën e inspektimit, e cila detyrimisht do të ngjitet në vende të dukshme, është i kontrolluar nga AKU dhe plotëson kushtet, sipas legjislacionit shqiptar, për garantimin e sigurisë ushqimore. Gjithashtu AKU ka hartuar një plan të veçantë masash për sigurinë ushqimore, për sezonin turistik.

BW/d.i.

 

Next Post

Rritja prodhimit bujqësor, bien çmimet për 45 % e produkteve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

January 1, 2026
Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

December 31, 2025
Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

December 31, 2025
441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

December 31, 2025
Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

December 31, 2025
Ilir Meta do ta presë që të mbarojnë pushimet, kush është gjyqtari që ka në dorë “lirinë” e ish-presidentit

“Vend ku ligji të zbatohet”, Meta uron nga qelia: 2026, viti i përkushtimit për një Shqipëri më të drejtë

December 31, 2025
Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

December 31, 2025
VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

December 31, 2025
Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

December 31, 2025
Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com