• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Siguria ushqimore/ AKU gjobit restorantin dhe dyqanin e akulloreve

by Java News
19/06/2019 16:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditët e nxehta kanë rritur kontrollet e AKU-së në biznese për tu siguruar që ushqimi që konsumojnë qytetarët të jetë i shëndetshëm brenda parametrave dhe normave ligjore.

Nga kontrolli i ushtruar nga Drejtoria Rajonale AKU Tiranë në subjektin “Ferdinand Bregu” (La Noçiola), me aktivitet ‘Njësi e prodhimit dhe përpunimit të produktit akullore’, u konstatua se ky subjekt ushtronte aktivitetin në kundërshtim me ligjin duke qenë se nuk dispononte licencën përkatese në fushën e ushqimit, për ushtrimin e aktivitetit ‘prodhim i akullores’.

Për shkeljen e konstatuar ndaj subjektit u mor masa e mëposhtme:

a). Gjobë 2,000,000 lekë për ushtrim të aktivitetit pa disponuar përkatëse (kategoria II.1.A.(1).

  1. Nga kontrolli i ushtruar nё subjektin “Isa Dervishi” me aktivitet “bar-restorant-piceri”, nё Golem (Kavajë), u konstatuan një sërë produktesh me mangёsi nё dokumentacionin shoqёrues (gjizë, mish, vezë) dhe tё tjera me afat pёrdorimi tё kaluar (Biskota, llokume, crackers etj). Gjatë kontrollit të dokumentacionit rezultoi se subjekti nuk dispononte planin e vetёkontrollit (HAÇP), mungonin faturat e blerjes sё produkteve që tregtonte, mungonin certifikatat veterinare apo raport analizat pёrkatёse për produktet me origjine shtazore (vezё, gjizё dhe mish).

Për shkeljet e konstatuara ndaj subjektit u morën masat e mëposhtme:

a). Gjobë 300,000 lekë për hedhjen në treg të ushqimeve të pasigurta,

b). Gjobë 100,000 lekë për mungesë të planit të vetkontrolli (HAÇP),

c). Gjobë 100,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë,

d). Gjobë 50,000 lekë për etiketim në kundërshtim me ligjin,

e). U bë bllokimi i produkteve, me qëllim asgjesimin e tyre ose kthimin tek distributori.

  1. Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Mirela Sena” (DUMREA) me, aktivitet “Njësi e prodhimit tё bukёs dhe ёmbёlsirave”, Tiranё u konstatuan një sërë produktesh me afat të kaluar përdorimi (pije freskuese, çokollata, etj). Gjatë kontrollit të dokumentacionit u konstatua se subjekti ushtronte aktivitetin në kundërshtim me ligjin pasi nuk dispononte licencë në fushën e ushqimit, për ushtrimin e aktivitetit (prodhim i bukёs dhe ёmbёlsirave).

Për shkeljet e konstatuara ndaj subjektit u morën masat e mëposhtme:

a). Gjobë 1,500,000 lekë për ushtrim të aktivitetit pa licencën përkatëse (kategoria II.1.A.(1),

b). Gjobë 500,000 lekë për hedhjen në treg të mallrave të pasigurta për konsum,

c). U bë bllokimi i produkteve me afat të kaluar përdorimi me qëllim asgjesimin e tyre.

Duke marrë shkas nga masat kryesore administrative “gjobë” të vendosura në dy subjektet, për ushtrimin e aktivitetit duke mos disponuar licencën përkatëse, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i’u bën thirrje të gjithë Operatorëve të Biznesit të kontrollojnë plotësimin e dokumentacionit për ushtrimin e aktivitetit në përputhje me ligjin duke shmangur në këtë mënyrë ndëshkimin me gjobë.Screenshot_24.jpg

Screenshot_20.jpg

Screenshot_21.jpg

Screenshot_22.jpg

Screenshot_23.jpg

Next Post
Provat e reja të Tahirit, PD: Skenar i Ramës i Ramës për t’i mbyllur çështjen

Paloka: Plani i Ramës për luftë civile do të dështojë, të premten e rrëzojmë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In