Policia rrugore vijon aksionet për rritjen e sigurisë rrugore. Veç sensibilizimit, policia vijon me ndëshkimet e shkelësve të rregullave të qarkullimit.
Njoftimi i policisë:
Me Policine Rrugore te Tiranes, në aksin rrugor Fushë-Krujë -Kamëz.
101 km/orë në zonë të banuar. E pa pranueshme e pa falshme.
Gjate dites se sotme ne kete aks jane pezulluar 62 leje drejtimi per shpejtesi mbi 80 km/orë deri në 120 Km/orë. Shpejtesi e matur me Radar elektronik Tru cam.
Specialisti per Sigurine dhe Qarkullim rrugor ne Komisariatin e Policise Rrugore Nenkomisar Blerim Gjini, apel drejtueseve te automjeteve per te respektuar rregullat e qarkullimit rrugor./a.m.










