Siguria rrugore ëhstë një temë e rëndësishme jo vetëm në Shqipëri ku regjistrhet një numër i lartë viktimash nga aksidentet, por edhe në vende të tjera. Italia ka vendosur rregulla të reja për drejtuesit e motoçikletave.
Ata duhet të mbajnë dritat ndezur edhe ditën, në të kundërt penalizohen me gjoba deri në 169 euro. Ky rregull i ri u vendos në Kodin Rrugor italian.
Në Shqipëri prej disa vitesh ëhstë sanksionuar ndezja e dritave tek automjetet edhe gjatë ditës. Kjo shihet si një masë shtesë sigurie për të lejuar tek drejtuesit e mjeteve tërheqjen e vëmendjeve nga dritat e mjeteve në rrugë, nëse janë të pavëmendshëm për ndonjë çast.











