• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Siguria rrugore, 8 shoferë në pranga, pezullohen 73 patenta në fundjavë (VIDEO)

by A R
05/03/2018 10:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia Rrugore vijon kontrollet e përforcuara në autostradën Tiranë-Durrës-Tiranë, si dhe në të gjitha rrugët e qytetit, me Radar e Drager, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në fundjavë.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, Policia Rrugore e Tiranës ka ushtruar kontrolle të shumta me pika lëvizëse, gjatë fundjavës në të gjitha lagjet e Tiranës, në periferi dhe në autostradë, për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, si dhe ata që drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Gjatë 72 orëve të fundit janë arrestuar 8 drejtues mjetesh, nga këta:

5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, si dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Gjithashtu janë tërhequr 73 Leje Drejtimi për të dalë në OASH, nga këto:

• 11 Leje Drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara në qendra të banuara

• 27 Leje Drejtimi për shpejtësi tej normave të lejura në autostradën Tiranë-Durrës-Tiranë.

• 25 Leje Drejtimi për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

• 10 Leje Drejtimi për shkelje të tjera.

Janë kryer 1029 alkool teste, ku ka rezultuar se:
25 drejtues mjetesh drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, 143 drejtues mjetesh kishin konsumuar alkool por brenda limiteve të lejuara, ndërsa 861 drejtues mjetesh kanë rezultuar me 0.00 mg/l.

Po gjatë kontrollit me Radar, gjatë 72 orëve të fundit, janë konstatuar mjete që qarkullojnë me shpejtësi dy apo tre herë më shumë se limiti i lejuar, shpjetësi që ka variuar deri në 213 km/orë dhe në qytet me shpejtësi 122 km/orë.

Kontrollet kanë konsistuar edhe në evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që nuk përdorin rripin e sigurimit, që përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit, që nuk respektojnë sinjalistikën e semaforit, që qarkullojnë pa kaskë mbrojtëse, apo pa kontroll teknik të mjetit si dhe siguracion.

Në këtë kuadër, janë vendosur :

* 135 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit

* 167 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit

* 34 masa administrative për mosvendosje të kaskës mbrojtëse

* 13 masa administrative për shkelje të semaforit

* 17 masa administrative për mungesë të kontrollit teknik të mjetit

* 11 masa administrative për xhama të errët

* 104 masa administrative për parakalime të gabuara

Si dhe 1137 masa administrative të tjera të ndryshme.

Janë bllokuar 21 mjete për mosshlyerje të masave administrative mbi 3 masa.

Policia Rrugore e Tiranës ,edhe gjatë javës, do vijojë me intensitet punën , në brendësi të lagjeve të qytetit, për t’ju ardhur në ndihmë banorëve nga parkimet e parregullta, nga bllokimi i rrugëve për autoambulancat dhe zjarrfikëset, për qarkullim të palejuar në korsinë e dedikuar, në autostradë me Radar për shpejtësinë, me Drager gjatë gjithë javës për alkoolin, kontrolle në të gjithë territorin e Tiranës edhe për rrip sigurimi, përdorim celulari, për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi, e për çdo shkelje të Kodit Rrugor, me qëllimin e vetëm atë të parandalimit të aksidenteve rrugore, dhe jo për sasinë e masave administrative./a.m.

Next Post
Kuriozitet/Këto janë varrezat sekrete që i dhanë kuptim botës

Kuriozitet/Këto janë varrezat sekrete që i dhanë kuptim botës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbahet panairi i Shoqatës Kombëtare të Tregtarëve të Muzikës (NAMM) 2026

Mbahet panairi i Shoqatës Kombëtare të Tregtarëve të Muzikës (NAMM) 2026

January 25, 2026
”Time Magazine”: Deri në 30 mijë të vrarë gjatë trazirave në Iran

”Time Magazine”: Deri në 30 mijë të vrarë gjatë trazirave në Iran

January 25, 2026
Shpëtohen 255 klandestinë në Mesdhe

50 viktima nga një tjetër tragjedi në Mesdhe, vetëm një i mbijetuar

January 25, 2026
“Çfarë po bën, s’të vjen zor?”, gruaja e Petrit Ndout: E vranë duke mbrojtur tre të moshuar!

“Çfarë po bën, s’të vjen zor?”, gruaja e Petrit Ndout: E vranë duke mbrojtur tre të moshuar!

January 25, 2026
Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit për 7 ditë, preket edhe Shqipëria

Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit për 7 ditë, preket edhe Shqipëria

January 25, 2026
Kur maskat e zeza nuk janë superheronj: Trauma e një vajze 2-vjeçare në Minnesota

Kur maskat e zeza nuk janë superheronj: Trauma e një vajze 2-vjeçare në Minnesota

January 25, 2026
Të dënuarit me vdekje padisin qeverinë: Jetojmë me frikë se kur do varemi

EMRI / Ndërron jetë i dënuari 20-vjeçar! Çfarë ndodhi në burgun e Shkodrës?

January 25, 2026
Rënie gurësh dhe mjegull e dendur, qarkullimi i vështirë në Skuraj-Burrel

Rënie gurësh dhe mjegull e dendur, qarkullimi i vështirë në Skuraj-Burrel

January 25, 2026

Largimi i SHBA, shefi i OBSH thotë se arsyet e dhëna nga Trump nuk janë të vërteta

January 25, 2026
“5 burra tërhiqnin zvarrë një fëmijë”, ‘shpërthen’ Berisha: Rama personalisht përgjegjës!

“5 burra tërhiqnin zvarrë një fëmijë”, ‘shpërthen’ Berisha: Rama personalisht përgjegjës!

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In