Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Luan Rama, mori pjesë në Konferencën “Sfidat e Sigurisë Europiane”, që u mbajt në Londër, me ftesë të Grupit Britanik të Unionit Ndërparlamentar.
Në këtë konferencë morën pjesë mbi 60 përfaqësues nga vende të ndryshme të Europës dhe nga SHBA, kryesisht deputetë të parlamenteve të ndryshme, por edhe diplomatë, studiues dhe ekspertë të çështjeve të sigurisë.
Rama tha në konferencë se Ballkani është një nyje e rëndësishme e sigurisë europiane dhe se Shqipëria është një faktor i rëndësishëm për sigurinë në Rajon.
“Ballkani është një nyje e rëndësishme e sigurisë europiane. Shqipëria është një faktor i rëndësishëm për sigurinë në rajon. Qeverisja e mirë dhe lufta kundër korrupsionit mbeten sfidat për t’u fituar në Shqipëri”, tha Rama.
“Stabiliteti i Ballkanit, zhvillimi ekonomik dhe integrimi europian i tij mbeten një sfide e madhe dhe me impakt të drejtpërdrejtë në sigurinë europiane, edhe për shkak të interesave ruse në këtë rajon. Ndaj Europa duhet të jetë më e ndjeshme, më e hapur dhe më e vëmendshme ndaj këtij rajoni”.