• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Siguria Publike, Tahiri prezanton projektligjin

by A R
26/01/2016 12:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri prezantoi sot në Komisionin e Ligjeve projektligjin për sigurinë publike, “Për masat shtesë të Sigurisë Publike”. Tahiri tha se ky pr/ligj vjen si produkt i vetëdijes sonë për të ndarë në mënyrë solidare barrën e përgjegjësisë për të garantuar siguri në vend, duke përfshirë bashkëpunimin intensiv ndërmjet qytetarit, shoqërisë, institucioneve vendore, institucioneve në tërësi dhe në veçanti Policisë së Shtetit.

Sipas kreut të MB-së, projektligji ka për qëllim rritjen e standardeve të sigurisë në kuadër të luftës kundër terrorizmit, parandalimit të ngjarjeve kriminale dhe krijimin e premisave të shëndosha për hetimin e plotë të ngjarjeve kriminale kur ato ndodhin.

“Ne jemi të vetëdijshëm që barra e përgjegjësisë për të garantuar sigurinë në vend nuk është ekskluzivisht e Policisë, pavarësisht se shpesh bie mbi Policinë. Do të thotë që roli i individit dhe shoqërisë, roli i sipërmarrësit dhe i komunitetit të biznesit, roli i institucioneve vendore dhe i institucioneve në tërësi është themelor për të zhdukur premisat e ekspozimit të riskut, në mënyrë që ngjarjet kriminale të parandalohen dhe atëherë kur ndodhin të jetë më e lehtë hetimi dhe vënia e autorëve përpara drejtësisë.

Shumë vende në botë kanë kaluar vite më parë në këtë rrugë. Ndaj ky projektligj në bindjen tonë është i vonuar. Pra, shumë vende në botë kanë marrë masa shtesë sigurie duke e bërë jetën e qytetarëve dhe të shoqërisë në tërësi, me bashkëpunimin e biznesit, më të sigurt. Ne kemi ndërmarrë këtë iniciativë e cila, ndonëse e vonuar, u lejon kohën e mjaftueshme aktorëve të tjerë (qofshin sipërmarrës biznesi apo institucione vendore) për të marrë masat për të garantuar një minimum standardesh sigurie, duke hequr nga aktiviteti i tyre i përditshëm ekspozimin e tepruar të riskut”,- sqaroi Tahiri.

Masat janë përcaktuar bazuar në hartën e riskut:

– në llojin e aktivitetin financiar apo ekonomik të zhvilluar nga një njësi e caktuar biznesi;

– në orarin e veçantë të ushtrimit të një aktiviteti;

– në llojin apo natyrën e shërbimit të ofruar;

dhe mbi bazën e tyre Policia bën vlerësimin e rrezikut dhe të masave të sigurisë që duhet të merren nga çdo operator.

“Në këtë mënyrë ne besojmë që dimensioni parandalues i paligjshmërisë dhe kriminalitetit shtohet dukshëm, po aq sa kapaciteti për të hetuar ngjarjet kriminale”,- shtoi ai.

Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi tha se ky pr/ligj është dritë jeshile për të dhënë me konçesion e sigurisë. Pasi pyeti Ministrin mbi kostot që ofron ligji, Halimi tha se qeveria vijon me politikën e kërbaçit dhe gjobave. “Ju nuk dini rrugë tjetër veç gjobave dhe kërbaçit. I thoni biznesit që paguani tatimet përmes së cilave nuk do kini më shumë siguri, por do kini më shumë ekspozita, bunkerë apo ndonjë pemë, por jo siguri, atë do ta paguani për së dyti, duke blerë kamera dhe duke paguar roje private. Kjo nuk është e drejtë. Nëse ju do ta kishit seriozisht, pr/ligjin do ta sillnit këtu në nëntor dhe do ishte gati për pr/buxhetin e vitit pasardhës, por jo, ju vendosët pr/buxhetin, caktuat fatin e taksave të qytetarëve dhe tani vini këtu dhe i thoni qytetarëve paguani prapë ju për sigurinë tuaj”, tha Halimi.

Ministri i Punëve të Brendshme u përgjigj se kosto e biznesit apo qytetarëve është qindra herë më e vogël se sa risku që ata hasin. Nuk ka çfarë të bëjë policia nëse një kambist udhëton me 100 mijë euro në duar dhe nuk përdor rrugën bankare për të transportuar lekët. Nuk ka çfarë të bëjë policia nëse lajmërohet shumë minuta më vonë se sa ndodh ngjarja. Nuk ka çfarë të bëjë policia nëse kamerat që një kompani apo bankë ka nuk ka pamje të qarta për të zbuluar autorët apo dhe dinamikën e ngjarjes. Prandaj dhe ne përmes këtij ligji, caktojmë edhe cilësinë që pamja e ofruar nga kamera duhet të ketë”, tha Tahiri, duke mos u përgjigjur drejt për drejt për koston që një biznes apo një qytetar do të ketë në rastin e vendosjes së kamerës.

Deputeti Gent Strazimir përmes ironisë theksoi se sigurisë në vend nuk i bën derman kamera. “Unë parimisht mund të jem dakord me pr/ligjin, edhe pse detaje të tij duhen rishikuar. Unë vlerësoi se problemi nuk është ligji, por qeveria dhe lidhja e saj me krimin. Në këtë kuadër them se kamerat nuk do të jenë për efiçente për kriminelët të cilët mbrohen nga pushteti. Ajo do të jetë thjehst një “spiun” më shumë në duart e qeverisë”, tha Strazimiri, i cili tha se në pr/ligj duhet rishikuar pika ku flet se kush ka të drejtë për të parë pamjet. Sipas deputetit të djathtë, “këtë të drejtë e ka dhe duhet ta ketë eskluzivisht vetëm prokuroria, në të kundërt, kthemi tek spiunët, tha Strazimiri”.

Deputeti i majtë, Bashkim Fino u shpreh se pr/ligji është mjaft i qartë dhe frymëzon besim e siguri tek qytetarët. Të njëjtin qëndrim pati edhe deputetja Vasilika Hysi.

Me këtë projektligj ne përcaktojmë një sërë masash sigurie për t’u ndërmarrë nga operatorët e tjerë (pra privatët apo institucionet publike) të cilat do shtojnë premisat për siguri lidhur me qytetarin dhe shoqërinë. Masat janë përcaktuar bazuar në hartën e riskut, në llojin e aktivitetin financiar apo ekonomik të zhvilluar nga një njësi e caktuar biznesi; në orarin e veçantë të ushtrimit të një aktiviteti; në llojin apo natyrën e shërbimit të ofruar dhe mbi bazën e tyre Policia bën vlerësimin e rrezikut dhe të masave të sigurisë që duhet të merren nga çdo operator.

BW

 

Next Post

Evazion fiskal, nën hetim 64 emra nga Seria A dhe B në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Teza historike e Berishës bazohet te ndasia veri-jug”, Meçe: Aksioni në Theth kundër paligjshmërisë, nuk lidhet me…

“Republika e Prokurorëve të tërhiqet, SPAK po shihet si i orientuar politikisht”, Meçe: Partitë e vogla, pa funksion dhe imazh!

January 27, 2026
Incident gjatë ceremonisë së pritjes në Ankara, presidenti humbet ekuilibrin dhe rrëzohet! “E mbajnë nga krahët”(VIDEO)

Incident gjatë ceremonisë së pritjes në Ankara, presidenti humbet ekuilibrin dhe rrëzohet! “E mbajnë nga krahët”(VIDEO)

January 27, 2026
“Babua një ditë më quajti “aset pozitiv””, Gjekmarkaj i përgjigjet me satirë Ramës: Punë e madhe, fillova festën e ahengun..

“Babua një ditë më quajti “aset pozitiv””, Gjekmarkaj i përgjigjet me satirë Ramës: Punë e madhe, fillova festën e ahengun..

January 27, 2026
Hapja e Qeverisë amerikane, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: I rikthehemi bashkëpunimit normalisht

Ambasada e SHBA-ve përkujton viktimat e Holokaustit: Shqipëria ndër vendet e pakta ku hebrenjtë gjetën strehim!

January 27, 2026
“Shqiptarët sulmojnë në aktin e tretë”, Vulin frikësohet nga ushtria e Kosovës: Një armë që do qëllojë

“Shqiptarët sulmojnë në aktin e tretë”, Vulin frikësohet nga ushtria e Kosovës: Një armë që do qëllojë

January 27, 2026
VIDEOLAJM/ Përfshihet nga flakët një makinë në Sauk

VIDEOLAJM/ Përfshihet nga flakët një makinë në Sauk

January 27, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal/ Braçe propozon amendamentin: Burg për ata që u shesin duhan të miturve

Ndryshimet në Kodin Penal/ Braçe propozon amendamentin: Burg për ata që u shesin duhan të miturve

January 27, 2026
FOTO/ U ekstradua nga Zvicra, ky është i riu që dyshohet se po planifikonte të vriste vëllezërit Bami

FOTO/ U ekstradua nga Zvicra, ky është i riu që dyshohet se po planifikonte të vriste vëllezërit Bami

January 27, 2026
Shehaj në Kuvend: Taulant, do të vijë edhe ty fundi/ Balla: PD të bëri deputet qyl, ti Agron u vodhe listën e anëtarësisë! Por për këtë do të flasë tezja e Lapajt

Shehaj në Kuvend: Taulant, do të vijë edhe ty fundi/ Balla: PD të bëri deputet qyl, ti Agron u vodhe listën e anëtarësisë! Por për këtë do të flasë tezja e Lapajt

January 27, 2026
Tentativa për hakerimin e SPAK, ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili dhe 2 të tjerë merren të pandehur. Veprat penale që akuzohen

EMRAT/ Të akuzuar për trafik droge nga Amerika Latine dhe në vendet e BE, SPAK dërgon për gjykim 10 persona

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In