Partia Socialiste ka kërkuar sot shtyrjen e votimit për rrëzimin e dekretit të Presidentit Bujar Nishani për ligjin e kamerave të sigurisë. Kërkesa u bë në nisje të seancës plenare sot nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, i cili tha se kërkesa është edhe nga ana e LSI-së.
Deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë kundërshtuar disa herë disa prej neneve të këtij ligji, sidomos atë që detyron bizneset të vënë kamera sigurie dhe të përballojnë vetë kostot. PS-ja duket se ende nuk e ka marrë garancinë e LSI-së se ka votat e saj për ta rrëzuar dekretin, shto këtu edhe faktin se disa deputetë janë me kryeministrin Rama në Bruksel në Këshillin e Stabilizim Asociimit.
ma.me










