• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Siguria në punë, Ylli: Ndëshkime të ashpra për shkelësit

by Lorenc Vangjeli
15/01/2016 16:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Pergjithshëm i Inspektoriatit te Punës, Dritan Ylli së bashku me drejtues të Inspektoriatit të degës së Tiranës, zhvilluan sot një vizitë inspektuese në një prej kantiereve te ndërtimit në Tiranë.

Qëllimi i vizitës ishte për të parë nga afër mjedisin e punës, kushtet e sigurisë dhe shëndetit për punonjësit, sidomos pas vërejtjeve të lëna nga inspektimet e mëparshme të bëra nga inspektorët e Punës.

Sektori i ndërtimit vazhdon të jetë më shqetësuesi përsa i përket aksidenteve edhe për vitin që sapo u mbyll raporton ATA.  Pasi vërejti nga afër mjedisin përreth, kushtet e punës, pajisjet dhe logjistikën mbrojtëse individuale për punonjësit, vendosjen e skelerisë dhe rrjetave rrethuese për sigurinë kolektive, Kreu i Inspektoriatit, Ylli zhvilloi edhe një bisedë me punonjësit e kompanisë ndërtuese.

Ai i pyeti punonjësit mbi kushtet e punës dhe kërkoi nga ata që të mos pranonin në asnjë moment të punojnë pa pajisjet mbrojtëse individuale dhe kolektive, te cilat garantojnë sigurinë e tyre te jetës.

Drejtori i Inspektoriatit të Punës, Dritan Ylli pas kësaj vizite inspektuese u shpreh se, sfida e këtij viti do të jetë siguria më e madhe për jetën e punonjësve, marrja e masave parandaluese për aksidentet përmes permirësimit të mjedisit dhe krijimit të kushteve për një punë më të denjë.

Nëse vitin që shkoi sfida kryesore ishte lufta kundër informalitetit dhe punes në të zezë, sfidë e cila vazhdon, por që dha rezultate historike duke nxjerrë nga mjerimi i punës në të zezë më shumë se 100 mijë punonjës, ketë vit inspektimet dhe kontrollet do të përqëndrohen më shumë në rritjen e sigurisë për  jetën e punonjësve dhe për krijimin e kushteve për një punë të denjë.

????????????????????????????????????

“Edhe pse kemi një rënie 30 për qind të aksidenteve me pasojë humbjen e jetës ne vitin 2015, sërish mbetet shqetësuese situata e sigurisë në punë dhe qëllimi është qe të krijohet një mjedis më i sigurtë për të minimizuar dhe reduktuar plotësisht jo vetëm aksidentet me pasojë humbjen e jetës, por aksidentet në vendin e punës në tërësi”, u shpreh Ylli.

Inspektoriati i Punës do të vijojë të ketë në një monitorim të vazhdueshëm sektorët më të riskuar për aksidentet, sidomos në sektorin e ndërtimit. Krijimi i një mjedisi punë të sigurtë dhe të shëndetshëm, vënia në dispozicion të punonjësve të pajisjeve mbrojtëse individuale, marrja e masave mbrojtëse kolektive, janë detyrim për sipërmarrësit. Ata do të përballen me masa të ashpra ligjore, nëse nuk i zbatojnë rregulloret e sigurisë në punë, pasi jeta e njeriut, jeta e punonjësit është aseti më i çmuar. Por, për më tepër duhet punuar nga të gjithë për rritjen e një kulture ndërgjegjësuese për parandalimin e rrezikut, duke marrë masa sigurie parandaluese për aksidentet, theksoi Drejtori i Inspektoriatit të Punës.

Next Post

Gjobat dhe burgu për kuponin, Dhoma e Tregtisë ankimon në Kushtetuese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dervishaj: Pas vendimit për Ballukun, SPAK ka hyrë në politikë. Zgjedh me kë do të qeverisë!

Dervishaj: Pas vendimit për Ballukun, SPAK ka hyrë në politikë. Zgjedh me kë do të qeverisë!

February 7, 2026
Takimi Erdogan-Mitsotakis në 11 shkurt/ Nga kufiri detar te marrëveshja për emigracionin, ja temat që do diskutohen

Takimi Erdogan-Mitsotakis në 11 shkurt/ Nga kufiri detar te marrëveshja për emigracionin, ja temat që do diskutohen

February 7, 2026
Kur natyra godet! Greqia flet për rrezik, Shqipëria për fajtorë

Kur natyra godet! Greqia flet për rrezik, Shqipëria për fajtorë

February 7, 2026
Fluks në urgjencën e Fierit/ Çdo ditë mbi 120 pacientë, mjekët: Gripi po zgjat më shumë

Fluks në urgjencën e Fierit/ Çdo ditë mbi 120 pacientë, mjekët: Gripi po zgjat më shumë

February 7, 2026
Bisedimet mbahen javën e ardhshme, Zelensky: SHBA kërkon që lufta me Rusinë të përfundojë deri në qershor

Bisedimet mbahen javën e ardhshme, Zelensky: SHBA kërkon që lufta me Rusinë të përfundojë deri në qershor

February 7, 2026
BE akuzon TikTok se dëmton të miturit: Të ndryshojë dizajnin që krijon varësi. Kompania: Akuzat të pabaza

BE akuzon TikTok se dëmton të miturit: Të ndryshojë dizajnin që krijon varësi. Kompania: Akuzat të pabaza

February 7, 2026
Princesha e Norvegjisë: Kërkoj falje për miqësinë me Epstein

Princesha e Norvegjisë: Kërkoj falje për miqësinë me Epstein

February 7, 2026
Mbërrin në spital pa jetë një 4-vjeçar në Vlorë, familjarët: Kishte të vjella pasi konsumoi mjaltë

Mbërrin në spital pa jetë një 4-vjeçar në Vlorë, familjarët: Kishte të vjella pasi konsumoi mjaltë

February 7, 2026
Ylli Manjani për “vendimin pa vendim” të Kushtetueses: Kur mungesa e seriozitetit prodhon kolaps institucional

Ylli Manjani për “vendimin pa vendim” të Kushtetueses: Kur mungesa e seriozitetit prodhon kolaps institucional

February 7, 2026
VËZHGIMI I TEMA-s: Kushtetuesja dhe Këshilli i Mandateve, dy procese të ndara që po ngatërrohen në rastin Balluku

VËZHGIMI I TEMA-s: Kushtetuesja dhe Këshilli i Mandateve, dy procese të ndara që po ngatërrohen në rastin Balluku

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In