• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Siguria në Ballkanin Perëndimor/ Konferenca shkencore bën bashkë në Universitetin e Durrësit studiuesit nga rajoni

by Java News
21/05/2022 18:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Siguria e Ballkanit Perëndimor, studiuesit e rajonit disktojnë për ndikimin e luftës në Ukrainë
Studiues nga Shqipëria, Kosova, dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor kanë diskutuar për sigurinë e rajonit, në një konferencë të organizuar nga universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës në bashkëpunim me universitetin e Nicës “Cote D’Azur”.

Organizatorja e konferencës, përgjegjësja e Departamentit të Administrimit Publik në fakultetin e Shkencave Politike-Juridike, Gentiana Kraja tha konferenca vjen në një kohë kur çështja e sigurisë në Ballkan është edhe më e diskutuar edhe për shkak të luftës në Ukrainë.

“Synimi ishte të nxisë hulumtuesit drejt çështjeve politike, sociale dhe ekonomik që shqetësojnë aktualisht Ballkanin Perëndimor dhe si pasojë edhe procesin e integrimit në BE të vendeve të këtij rajoni. Në Konferencë marrin pjesë studiues nga Shqipëria, Kosova, vende të Ballkanit Perëndimor. Çështja e sigurisë së Ballkanit Perëndimor u zgjodh si një temë mjaft e përfolur dhe e diskutuar prej pasojave, por edhe për vijimësinë e procesit të integrimit europian”, u shpreh Kraja .

Në këtë konferencë ka prezantuar studimin e vet pedagogu dhe eksperti i shkencave politike ne UAMD Arian Dedej, i cili thotë se konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës rrezikon ta kthejë Ballkanin Perëndimor 20 vite pas, ndërsa shton se vendi ynë nuk është i rrezikuar në rast të përshkallëzimit të konfliktit në fjalë. Për studiuesin Arian Dedej, integrimi i Ballkanit në BE do të garantonte një rajon më të sigurt.

“Studimi i paraqitur sot ka për qëllim të paraqesë ndikimin e luftës në Ukrainë në sigurinë mbarë botërore dhe në veçanti në sigurinë e Ballkanit Perëndimor. Ky konflikt rrezikon të kthejë Ballkanin Perëndimor 20 vite pas, sipas studiuesve të ndryshëm, pra i druhen një përshkallëzimi të rritjeve të tensioneve dhe një rikthim pas të ndarjeve etnike e fetare. Kjo vjen prej gjendjes së vështirë ekonomike që po kalon Ballkani Perëndimor dhe e ardhmja e paqartë drejt BE. Shqipëria është më pak e rrezikuara për shkak se është pjesë e NATO-s që e bën më të qëndrueshme stabilitetin e saj politik dhe ekonomik. Rritja e tensioneve rrezikon më së shumti Kosovë. Bosnja është shumë e rrezikuar nga konflikti”, tha Dedej.

Next Post
Debatet/ Gjiknuri: S’gjetët gjë për rolin tim, mos të flas si Sekretar i Përgjithshëm i PS për “tërmete”! Tabaku: Kujdes se dilni si tek “Dibra”

Presidenti i ri, Gjiknuri: PS mbetet e hapur. Figura e re s'duhet si Meta, opozita të propozojë emrin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shpresoj që gjyqi ndaj Veliajt të jetë i drejtë”, ish-kreu i Bashkisë së Bogotas: Ka bërë punë të jashtëzakonshme…

“Shpresoj që gjyqi ndaj Veliajt të jetë i drejtë”, ish-kreu i Bashkisë së Bogotas: Ka bërë punë të jashtëzakonshme…

March 30, 2026
Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

March 30, 2026
Çfarë më çuditi te Gaz Bardhi pas Kuvendit? Qafoku lexon “këshillat”: Protesto ndaj liderit tënd

Kur një oficer nazist dhe një oficer britanik u “takuan” në vilën e Eqrem bej Vlorës në vitin 1944 në Tiranë

March 30, 2026
Hëna e plotë në shenjën e Shigjetarit më 11 qershor, 4 shenja do pësojnë ndryshime nga ky fenomen astrologjik

Kjo javë do t’ju ndryshojë financat, tre shenjat e Horoskopit që do të kenë sukses

March 30, 2026
Pse SHBA-të kanë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

Pse SHBA-të kanë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

March 30, 2026
I dënuar më parë për vrasje, arrestohet 28-vjeçari në Durrës. U kap duke lëvizur me armë…

I dënuar më parë për vrasje, arrestohet 28-vjeçari në Durrës. U kap duke lëvizur me armë…

March 30, 2026
Rama nxjerr pamjet: Projekti i “Lungomare 3” po shkon drejt përfundimit

Rama nxjerr pamjet: Projekti i “Lungomare 3” po shkon drejt përfundimit

March 30, 2026
Dilema ‘Vance apo Rubio?’ Si po e dikton lufta trashëgiminë e Trump dhe garën e vitit 2028

Dilema ‘Vance apo Rubio?’ Si po e dikton lufta trashëgiminë e Trump dhe garën e vitit 2028

March 30, 2026
Pse Princi i Arabisë Saudite po e “gëlltit” poshtërimin e Trump?!

Pse Princi i Arabisë Saudite po e “gëlltit” poshtërimin e Trump?!

March 30, 2026
Raporti i INSTAT, 125 të lënduar në një muaj, ja cilat janë ditët dhe oraret më të rrezikshme për të udhëtuar

Raporti i INSTAT, 125 të lënduar në një muaj, ja cilat janë ditët dhe oraret më të rrezikshme për të udhëtuar

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In