• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Siguria, drejtësia, mbrojtja, ekonomia, strategjia e Francës për Ballkanin

by Java News
30/04/2019 15:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasada e Francës në Maqedoninë e Veriut, ka publikuar dokumentin e strategjisë së Francës në raport me Ballkanin Perëndimor. Përmes këtij dokumenti francezet shpalosin planet se synim është afrimi i Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.

Të hënën më 29 prill, me nismën e kryetarit të Francez, Emanuel Makron dhe kancelares gjermane, Angela Merkel, u mbajt një samit joformal në Berlin, në prani të përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Federika Mogherini, si dhe udhëheqësve të vendeve nga Ballkani Perëndimor.

Ky takim ishte një rast i mirë, për të diskutuar mbi sfidat e perspektivës evropiane të rajonit dhe për të theksuar rëndësinë e pajtimit, fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal. Mund të shikoni dhe të lexoni “Strategjinë franceze për Ballkanin Perëndimor”, e cila me këtë rast u bë publike:

Strategjia e Francës për Ballkanin Perëndimor

Që nga fillimi i viteve 2000 dhe përfundimi i konflikteve të armatosura, të lidhura me shpërbërjen e Jugosllavisë, stabilizimi dhe zhvillimi demokratik, ekonomik dhe social i vendeve të Ballkanit Perëndimor (Sllovenia, Kroacia, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia ) ka njohur përparim të dukshëm. Sllovenia u bë anëtare e Bashkimit Evropian në vitin 2004, ndërsa Kroacia në vitin 2013.

Megjithatë, nevojiten reforma të shumta, që t`i mundësohet rajonit që të stabilizohet përgjithmonë dhe t’i përgjigjet sfidave me të cilat ballafaqohet:

– politike (mosmarrëveshje të pazgjidhura, edhe pse Marrëveshja e Prespës paraqet një përparim të dukshëm dhe një shembull të dialogut rajonal);

– çështjet ekonomike dhe sociale

– vështirësi gjatë vendosjes së përhershme të sundimit të ligjit;

– çështjet e sigurisë

– ndikimet e jashtme që devijojnë rajonin nga perspektiva e tij evropiane.

Në bazë të këtij konstatimi, presidenti i Republikës së Francës kërkoi miratimin e një strategjie konkrete për Ballkanin Perëndimor, në mënyrë të tillë që Franca do të ketë një angazhim më të madh në stabilizimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilat nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian, në drejtim të zhvillimit të tyre ekonomik dhe social dhe në drejtim të forcimit të shtetit të së drejtës.

Masat konkrete.

I. Franca do të intensifikojë marrëdhëniet e saj politike me vendet e rajonit. Presidenti i Republikës së Francës do të vizitojë Serbinë në muajin korrik. Ministri për Çështje Evropiane dhe Punë të Jashtme do të vizitojë Shqipërinë dhe Kosovën këtë vit. Përveç kësaj, vizita të tjera të anëtarëve të qeverisë dhe deputetëve, në të gjitha vendet e rajonit, do të ndihmojnë në forcimin e marrëdhënieve tona.

II. Franca do të forcojë bashkëpunimin e saj dypalësh me vendet e rajonit në katër fusha:

1. Zhvillimi ekonomik dhe social nëpërmjet intervenimit të Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD)

Një marrëveshje ndërqeveritare me Serbinë u nënshkrua më 25 shkurt. Pesë marrëveshje të tjera janë të negocim e sipër.

AFD do të mbështesë integrimin rajonal të vendeve të Ballkanit Perëndimor për të ndihmuar zhvillimin dhe stabilizimin e tyre. Ajo do të mbështesë tranzicionin drejt zhvillimit të qëndrueshëm, me prioritet tranzicionin e energjisë dhe atë mjedisor, si dhe tranzicionin territorial, fusha këto në të cilat AFD do të mund të valorizojë përvojën e saj dhe ekspertizën franceze, duke kontribuar njëkohësisht në arritjen e objektivave klimatike, të përcaktuara nga autoritetet franceze. AFD-ja gjithashtu do të zbatojë projekte në fushën e barazisë gjinore dhe do të mbështesë pajtimin dhe të rinjtë, nëpërmjet Zyrës Rajonale për Bashkëpunim mes të Rinjve në Ballkanin Perëndimor (RIKO), ( e themeluar sipas modelit të Zyrës Franko-Gjermane për të rinjtë OFAZH).

Ndihma vjetore e siguruar nga AFD-JA (fillimisht 100 deri më 150 milion euro) do të shërbejë si një mbështetje përmirësuese për financimin e donatorëve të tjerë, veçanërisht të Institutit gjerman të Kreditimit për Rindërtim (KfV), me të cilin ka një bashkëpunim të ngushtë.

2. Siguria

– Luftimi i tregtisë së paligjshme të armëve të vogla dhe të lehta: zbatimi i mëtejshëm i udhëzimeve franko-gjermane për mobilizimin e vendeve të rajonit, përmes masave konkrete (veçanërisht në lidhje me sigurinë, luftën kundër rrjeteve të trafikimit të qenieve njerëzorë dhe krijimit të stoqeve të paligjshme të armëve) dhe përmes koordinimit të ndihmës së bashkësisë ndërkombëtare në drejtim të luftimit të trafikimit të armëve.

– Forcimi i bashkëpunimit tonë dypalësh, duke përfshirë: krijimin e njësive të përhershme të inteligjencës në fushën e kriminalitetit (UPRC).

– Luftimi i terrorizmit dhe radikalizmit me mbështetje për vendosjen e platformave për raportimin apo paraqitjen e përmbajtjeve të paligjshme në internet.

– Forcimi i mekanizmit tonë të bashkëpunimit operacional për çështjet e sigurisë së brendshme.

3. Drejtësia

– Vazhdimi i bashkëpunimit teknik në luftën kundër trafikut të drogës, trafikimit të armëve dhe trafikimit të qenieve njerëzore dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

– Vendosja e bashkëpunimit të ri në fushën e krimit financiar dhe ekonomik, lufta kundër tregtisë me mallra kulturorë dhe lloje të mbrojtura, të cilat gjithashtu mund të jenë burime për financimin e terrorizmit.

– Krijimi i ekipeve të përbashkëta të hetimit me të gjitha vendet e rajonit;

4. Mbrojtja

– Intensifikimi i shkëmbimit me vendet e rajonit (dialogjet politiko-strategjike, vizitat e autoriteteve ushtarake).

– Marrjen e komandës së operacionit EUFOR-Althea, më 27 mars.

– Ofertë më të madhe për trajnim të oficerëve për vendet e Ballkanit Perëndimor në shkollat franceze të stërvitjes, si dhe të shtetasve nga këto vende, në Institutin për Studime të Larta të Mbrojtjes Kombëtare (IHEDN).

– Mbështetje për përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në operacione të përbashkëta paqeruajtëse jashtë vendit.

III.           Strategjia e Francës për Ballkanin Perëndimor synon të mbështesë dhe të plotësojë veprimin e Bashkimit Evropian për të përkrahur afrimin e rajonit drejt Evropës.

Ajo gjithashtu plotëson aktivitetet e ndërmarra në kuadër të procesit të Berlinit, në të cilin Franca merr pjesë që nga themelimi i saj dhe do të zbatohet pjesë-pjesë në kuadrin franko-gjerman:

– lufta kundër trafikut të paligjshëm të armëve të vogla dhe të lehta;

– mbështetja për Zyrën Rajonale të Bashkëpunimit Rinor (RIKO)

– Bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë Franceze për Zhvillim dhe Institutit gjerman të Kreditimit, i destinuar për Rindërtim; vizita të përbashkëta në rajon.

Next Post
Tenton të largohet me vrap, 36-vjeçari në Vlorë kapet me armë zjarri

Tenton të largohet me vrap, 36-vjeçari në Vlorë kapet me armë zjarri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fatos Klosi: Terroristët vijnë në Shqipëri për t’u fshehur, këto janë vendet më të rrezikuara

Meta rrëfehet në SPAK për “21 janarin”/ Fatos Klosi: Për mua është mashtrim i pastër, po përpiqet të justifikojë Berishën

December 18, 2025
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Edhe unë jam këtu (mos harroni!)

December 18, 2025
Pezullimi i Ballukut/ Rama citon ish-prokurorin amerikan: Drejtësia të jetë e pavarur, jo e verbër! Mund të ‘vdesë’ kur prek pushtetin tjetër

Këshilli për Imunitetin/ Çështja Balluku, zbulohet kush e shoqëron nesër prokurorin Prençi në mbledhje…

December 18, 2025
Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë, 3 ditë para protestës

Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë, 3 ditë para protestës

December 18, 2025
Ekspertiza del në konkluzion, vjedhja që u shoqërua me të shtëna! Një nga pistoletat e Dhimo Mecit rezulton e përdorur në grabitje

Ekspertiza del në konkluzion, vjedhja që u shoqërua me të shtëna! Një nga pistoletat e Dhimo Mecit rezulton e përdorur në grabitje

December 18, 2025
Vizita e kryeministrit në Hagë, Grenell: Rama ka të drejtë! Jack Smith, një turp

Vizita e kryeministrit në Hagë, Grenell: Rama ka të drejtë! Jack Smith, një turp

December 18, 2025
Bjellorusia fillon të marrë raketat balistike ruse Oreshnik, Lukashenko: Është me kapacitet bërthamor

Bjellorusia fillon të marrë raketat balistike ruse Oreshnik, Lukashenko: Është me kapacitet bërthamor

December 18, 2025
SPAK mbyll hetimet për dosjen “Revanshi 2”, çon për gjykim Astrit Avdylin, Emiljano Shullazin, Leonard Dukën dhe bashkëpunëtorët e tjerë

Tenderat e AKSHI-t/ Përfundon procesi për masat e sigurisë ndaj gjashtë personave, ja çfarë vendosi Gjykata e Posaçme

December 18, 2025
Alarmohen shkencëtarët për përhapjen masive të gripit të shpendëve në Evropë: Mund të kthehet në pandemi brenda 2 ditësh

Alarmohen shkencëtarët për përhapjen masive të gripit të shpendëve në Evropë: Mund të kthehet në pandemi brenda 2 ditësh

December 18, 2025
Fitues i Çmimit Pulitzer dhe ikonë e reportazhit të luftës/ Ndahet nga jeta gazetari Peter Arnett

Fitues i Çmimit Pulitzer dhe ikonë e reportazhit të luftës/ Ndahet nga jeta gazetari Peter Arnett

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In