• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Siguracioni i makinave/ Nis hartimi i ligjit të ri: Jo më i detyrueshëm për…

by Ardit Rada
27/06/2020 18:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas draftit të ri, siguracioni i makinave do t’u lihet në dorë kompanive të sigurimit nëse duan ta përfshijnë, apo jo.

Në draftin “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit” përcaktohet që sistemi “bonusmalus” mund të aplikohet, por kjo lihet në vullnetin e lirë të kompanive të sigurimit.

“Shoqëria e sigurimit mund të përfshijë sistemin ‘bonusmalus’ në përcaktimin e tarifave të primeve të sigurimit të përgjegjësisë së të siguruarit për dëmet shkaktuar palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti motorik, me përjashtim të policës kufitare dhe kartonit jeshil”, thuhet në pikën 8 të nenit 7.

Sistemi “bonus-malus”, sipas ligjit të ri, është sistemi për përcaktimin e nivelit të primit të sigurimit të detyrueshëm motorik, bazuar në historikun e dëmeve të të siguruarit.

“Mundësia për aplikimin e tarifimi me bazë risku nënkupton: rritjen e përgjegjësisë së drejtuesve të automjeteve: ata që shkaktojnë aksidente duhet të paguajnë një prim më të lartë; çmime të ndryshme për risqe të ndryshme; drejtuesit e automjeteve që kanë makina me motorë të një shkallë më të vogël duhet të paguajnë prime më të ulëta krahasuar me ata që kanë makina me motorë të fuqishëm etj.”, vihet në dukje në relacionin që shoqëron draftin.

Qëllimi i sanksionimit të këtij sistemi është nxitja e drejtuesve të mjeteve që të jenë më të përgjegjshëm, duke ndikuar në këtë mënyrë në uljen e numrit të aksidenteve. Por lënia e tij në vullnetin e kompanive të sigurimit nuk është garanci për implementimin e tij, sa kohë vetë kompanitë kanë ndryshuar qëndrim, duke kërkuar që të mos aplikohet.

Në nenin 25 të projektligjit është përfshirë kufiri minimal i përgjegjësisë si për demin pasuror, ashtu dhe për dëmin jopasuror.

Për çdo person të dëmtuar në aksident, Ministria e Financave në projektligj kufirin e përgjegjësisë e ka caktuar 22 milionë lekë, pothuajse dyfish më pak nga varianti i parashtruar më herët nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Për dëmet e shkaktuara nga një ngjarje sigurimi, kufiri minimal i përgjegjësisë për çdo mjet do të jetë 55 milionë lekë dhe në rastin e autobusëve dhe kamionëve, kufiri i dëmit do të jetë 150 milionë lekë.

Në ligjin e ri është përcaktuar që për dëmet deri në 30 mijë lekë palët kanë të drejtën e zgjidhjes me marrëveshje mes tyre.

“Sipas nenit 14, Raporti Europian i Aksidenteve është formulari që së bashku me policën e sigurimit i dorëzohet të siguruarit nga shoqëria e sigurimit. Drejtuesit e mjeteve të përfshira në një aksident rrugor, për dëmet materiale në vlerë deri në 30.000 lekë, nëse bien dakord, duhet të plotësojnë, të nënshkruajnë dhe të shkëmbejnë Raportin Europian të Aksidenteve, i cili vërteton se ngjarja(aksidenti) ka ndodhur sipas rrethanave, modaliteteve dhe pasojave të pasqyruara në formular”.

Në lidhje me të gjitha dëmet në vlerë mbi 30.000 lekë, drejtuesit e mjeteve të përfshirë në një aksident rrugor duhet të marrin procesverbalin e konstatimit të shkeljes nga Policia Rrugore”, por, “nëse nuk bien dakord, duhet të marrin procesverbalin e konstatimit të shkeljes nga Policia Rrugore, thuhet në relacion.

/e.rr

Next Post
Thellohet skandali i tenderave në ministrinë e Drejtësisë, Prokuroria hetime ndaj Manjanit, Vasilit dhe Bardhit

"Mezi po i presim zgjedhjet", Bardhi "hipotekon" rezultatin: Opozita e bashkuar do të fitojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Izraeli godet një central bërthamor iranian, paralajmëron zgjerim të luftës në Liban

Izraeli godet një central bërthamor iranian, paralajmëron zgjerim të luftës në Liban

March 12, 2026
VIDEO / Ambasadorja e SHBA në Athinë, vizitë ‘misterioze’ në Kryeministri tek Rama

VIDEO / Ambasadorja e SHBA në Athinë, vizitë ‘misterioze’ në Kryeministri tek Rama

March 12, 2026
AKU sekuestron 738 kg mish pule të KMY-së dhe 329 kg djathë në Tiranë

AKU sekuestron 738 kg mish pule të KMY-së dhe 329 kg djathë në Tiranë

March 12, 2026
Votimi për Ballukun, reagon Komisioni Europian: SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij

Votimi për Ballukun, reagon Komisioni Europian: SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij

March 12, 2026
Bardhi pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për Ballukun: Rama shpalli fajtore drejtësinë

Bardhi pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për Ballukun: Rama shpalli fajtore drejtësinë

March 12, 2026
“Nëse Kosova është në kërcënim, është edhe Shqipëria”, Rama për median turke: S’kemi plan B për anëtarësimin në BE

“Nëse Kosova është në kërcënim, është edhe Shqipëria”, Rama për median turke: S’kemi plan B për anëtarësimin në BE

March 12, 2026
Ambasada holandeze reagon pas votimit për Ballukun: Drejtësia të mos pengohet!

Ambasada holandeze reagon pas votimit për Ballukun: Drejtësia të mos pengohet!

March 12, 2026
Misteri që shqetëson Tajvanin: Pse Kina ka larguar avionët e luftës prej 2 javësh?

Misteri që shqetëson Tajvanin: Pse Kina ka larguar avionët e luftës prej 2 javësh?

March 12, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Berisha, agjent i rusëve dhe serbëve”, avokati: SPAK ka rënë në lojën e PD

March 12, 2026
“Kam bërë jetë të thjeshtë”, Meta flet për shpenzimet e tij para gjyqtarëve

“Kam bërë jetë të thjeshtë”, Meta flet për shpenzimet e tij para gjyqtarëve

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In