• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si ziejnë disa në luftë me ‘regjimin’!

by Java News
10/10/2022 14:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

E takova krejt rastësisht dhe më ndali për të më treguar për një program të ri televiziv që po e ‘thurte’. Më tha ‘a do të më vish’ në emision kur të jem gati?

-Po!, i thashë!, menjëherë; i thashë ‘po’ menjëherë sepse e di që është korrekt e përpiqet për ‘të hedhur bomba’.

-Mirë, vëlla, po si e shikon situatën?

-Mirë më duket!-, iu përgjigja, dhe u bëra gati të më lëshonte dorën e të largohej i pakënaqur me përgjigjen time.

Por ndodhi e kundërta, ai veçse vuri dorën e majtë të tij në ballë e ma shtrëngoi më shumë dorën me tjetrën.

-Mirë, ë!? Po ky i ka të gjitha pushtetet në dorë!, tha ai, duke nënkuptuar kryeministrin Rama.

-‘Të gjitha!… Sa ‘të gjitha’?. Tre pushtete janë gjithsej në Republikën tonë!, i thashë,  e nuk desha të shfaqesha shumë ‘teorik i shtetit’ para  një kolegu. Megjithatë më detyroi ta zgjas edhe pak e t’i them se ‘dy pushtete, dmth., qeverinë dhe parlamentin, Rama i ka në dorë me ligjin kushtetues’. Të tretin s’e ka në dorë, Amerika mund të thuash se e ka në dorë Drejtësinë.

-Mirë, mirë!, tha dhe e ktheu pak fjalën: ‘Po opozitë nuk do të ketë?… Se kjo nuk është opozitë!’.

-Do të ketë, kur të vijë koha!, i thashë,- tani nuk po shikoj gjë.

-Domethënë po ky regjim do të jetë!, tha miku im, gati- gati duke u lëshuar në dëshpërim. ‘Ky regjim nuk do të ndërrohet!’.

Me siguri edhe në studio, kur t’i shkoj,  rreth kësaj pyetjeje do të vërtitet ‘për regjimin’.

Janë me mijëra ata që sapo nisin ndonjë bisedë politike, menjëherë e çojnë fjalën te ‘regjimi’. Më të shumtët e më të zjarrtit janë politikanët, madje ata politikanë që i kemi mbajtur në krye e i kemi dhjamosur si elefantë një jetë të tërë. Idiotë komplet! Ngrihen në Parlament e thonë ‘se regjimin  tuaj i kalbur… do ta përmbysim’. Shkojnë në katund e thërrasin ‘do të shembim regjimin e Ramës’. I lënë katundarët me gojë hapur; e këta shkojnë në shtëpi ku i presin gratë: ‘Hë, more, ça u tha në mbledhjen e të madhit tuaj?’.

-Nuk e di, grua, për mirë u fol. Do të shembin regjimin e Ramës

-Ndonjë ulje çmimi për nitratin, a ngritje çmimi për domaten…, a u tha gjë?- pyet gruaja.- E çfarë është ky regjimi mor burrë?

-Nuk e di grua, ça është, Partia e di.

… Ja kjo është biseda e pjesës së poshtme mbi regjimin.

Këta ‘elefantët pa mend’ që nuk dallojnë as burrin me gruan, këta flasin për ‘regjimin’ dhe gërmushen se ‘do të rrëzojmë regjimin’. Akoma deri më sot nuk ka dalë njeri t’u thotë:

“Pse mashtroni more krokodilë? Ku është regjimi që thoni ju? Nuk ka regjim”.

Fjala ‘regjim’ ka një lidhje me diktaturat dhe autokracinë, jo me sistemin ku jetojmë. Ky është thelbi. Politikanët e dështuar nuk kanë pikën e turpit që u shkojnë njerëzve nëpër ograje dhe u premtojnë një gjë që nuk ekziston. Nuk ekziston ‘regjimi’ politik. U premtojnë se ‘do ta shembin”… Çfarë do të shembim, ligjin, parlamentarizmin, votimet, elektoratin, tregun, lirinë…?

Kjo që  jetojmë ne, si edhe fqinjët tanë, si edhe qytetërimi perëndimor…, ky nuk është ‘regjim’;  është Demokraci dhe demokracia është ‘Sistem’. Ky që jetojmë është ‘sistem i vlerave’.

… Nuk fola më gjatë me kolegun tim, por ndoshta duhet folur të paktën në studio kur t’i shkoj, se si po manipulojnë ‘elefantët’ dhe si po ‘ziejnë’ të vegjlit, duhet folur saktë.

Next Post
Miratohet projektbuxheti për vitin 2023, Brahimaj: Amnistia fiskale nuk është parashikuar

Miratohet projektbuxheti për vitin 2023, Brahimaj: Amnistia fiskale nuk është parashikuar

Comments 1

  1. PRoShi says:
    4 years ago

    Kush ka mendje të qartësuar , ka dhe llogjikën e shtjellimit të ngjarjeve ku po jetojmë.
    Kjo e luftës kundër “rregjimit”, të kujton luftën e Don Kishotit me mullinjtë e erës .
    Por ai të paktën kishte një motiv të madh të fitonte dashurinë e Dylqinës së bukur. Ndërsa këta donkishot-ët tanë të politikës nuk kanë haberin e të bukurës. Çdo gjë ju duket e errët.
    7 milion turistë deri tani që shprehen të relaksuar për aq sa kalojnë në Shqipëri anashkalohen nga krra- krrakët e korbave të zinj. Farrë e keqe që u mboll që në kohën e monizmit dhe duhet ti korrim tani.
    Bravo Frrok!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

April 10, 2026
Shkrepe një foto këtu!

Ministri Hoxha: Rama nuk ka asnjë aleancë me Serbinë, por vetëm interesa

April 10, 2026
Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

April 10, 2026
Mesazhi i Patriarkut serb për Krishtlindje është plot helm e plot gënjeshtra

Për ata që 24 orë shajnë çdo vlerë të kombit shqiptar dhe bëjnë thirrje për hakmarrje

April 10, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

Marrëveshja e detit me Greqinë, Hoxha: Kemi krijuar ekip që të shkojmë në gjykatë ndërkombëtare

April 10, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 11 Prill 2026

April 10, 2026
Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

April 10, 2026
Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

April 10, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Ra nga tarraca e hotelit të tij, ndërron jetë 60-vjeçari në Gjirokastër

April 10, 2026
Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In