• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Si Voltana Ademi po luan edhe rolin e “shejtan budallait”

by Java News
12/12/2020 18:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas sulmit të dhunshëm mbi selinë e PS në Shkodër, Kryetarja e Bashkisë së qytetit ka bërë një deklaratë, e cila rreket ti tregojë shqiptarëve një version të kundërtën me atë që ata panë. Gjithkush tashmë e di se ajo që ndodhi është vepër e liderëve të opozitës, siç është i tyri çdo gur që është hedhur këto ditë e çdo xham, pronë publike dhe biznes i thyer e i shkatërruar kudo.

Ka shumë argumenta për këtë:

E para, Voltana Ademi dëshmoi për herë të parë me zë dhe figurë, se jo vetëm protestën në Shkodër por në çdo qytet të Shqipërisë e ka organizuar Ilir Meta, Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi. Opozita sot i doli për zot në Shkodër, meqenëse në qytetet e tjera, nuk kanë kryetar bashkie.

E dyta, duke pohuar se “ne bëmë detyrën tonë ndaj demokracisë dhe lirisë në një marshim paqësor”, Kryetarja e Bashkisë doli në rolin e organizatores së tij. E duke qenë qytetarja Nr. 1 e Shkodër dhe organizatorja e marshimit, ajo mban përgjegjësi për gjithçka ndodh, me njerëzit që ajo udhëhoqi në të.

E treta, askush nuk mund të besojë në demokraci, përralla me diversantë të kohës së komunizimit, në versionin e ri të Voltanës. Sipas saj njerëzit që sulmuan selinë e PS, paskan qenë në një marshim me gjithë shkodranët e tjerë, por kryebashkiakja është e vetmja që nuk i paska njohur ato.

E katërta, duke sulmuar të vetmin institucion që nuk ishte nën juridiksionin e Voltana Ademit, ajo thjeshtë sa ka dëshmuar se goditja barbare dhe e paprecedentë në 30 vite pluralizëm ndaj selisë së partisë më të madhe kundërshtare, është thjeshtë një vepër qe ka edhe emër edhe mbiemër.

E fundit, është thjeshtë një provokim prej shejtan budallai, të thuash që një grup doli nga marshimi që ti udhëhiqje e se ti njoftove me vrap policinë, por ajo nuk veproi. Ky është fiks ai skenari për përplasje dhe gjakderdhje të cilin Shkodra e ka vuajtur njëherë në 2 prillin e 1991, e nuk ka për tu përsëritur më kurrë.

Një kryebashkiake mund ti lajë duart publikisht edhe kështu, sepse historia ka njohur shumë e shumë raste të tilla. Sikundër, ajo vetë mund të besojë se të tjerët e kanë besuar, në atë që thotë. Kjo është pjesa e shejtanit në këtë histori. Por budallenj janë të gjithë ata politikanë, që mendojnë se ata që i panë gurëhedhësit dhe fshehësin e vërtetë të asaj dore tinzare, janë budallenj.(Alpenews)

Next Post
“Jep dorëheqjen Ardi Veliu”,të rinjtë me shkopa bejsbolli në ish-Bllok

Dy fjalë për “moralistët” e pa dhembshur…(!!!)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In