Kryeministri Edi Rama doli në një konferencë të përbashkët me homologun kosovar Ramush Haradinaj pas mbeldhjes së dy qeverive.
Dy shefat e qeverive i’u përgjigjën interesit të gazetarëve lidhur me marrëveshjet e nënshkruar dhe implementimin e tyre, por nuk munguan as pyetjet lildhur me çështjet e brendshme politike në të dy vendet.
Kryeministri Rama u pyet se si do të veprohet me Prokurorin e Përgjithshëm, pasi pas disa ditësh përfundon mandati i Adriatik Llallës.
Rama nuk preferoi të përgjigjet, teksa tha se “kjo çështje nuk ishte pjesë e diskutimeve me Haradinajn”./a.m.