• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Si u zbulua grupi i shqiptarëve në Spanjë që merrej me heroinë

by Aalison Pearse Stevens
25/04/2016 08:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Makina luksoze, 350 mijë euro cash dhe 56 kg heroinë ishte rezultati i një operacioni të madh të policisë spanjolle.

Pas 10 muajsh hetime, në pranga përfunduan 12 persona pjesë e një grupi shqiptaro­spanjoll. Sasia rekord e heroinës e kapur gjatë vitit 2016 në Bashkimin Evropian ishte blerë në Holandë.

Ajo ishte fshehur poshtë motorit të makinës “Porsche Cayenne” që grupi po e përdorte për ta transportuar nga Amsterdami.

Bëhet fjalë për një bashkëpunim mes një grupi spanjoll që merrej me shpërndarjen e drogës dhe një grupi tjetër shqiptar të siguronte heroinën. Policia kapi në Barcelonë liderin e grupit spanjoll të shoqëruar nga e dashura e tij.

Sipas hetuesve ai kishte kontaktuar liderin e një grupi shqiptar që merrej me shitjen e drogës. Ata kishin lënë takim ku do të bëhej shkëmbimi i parave me drogën.

Pasi lokalizoi makinën që ishte parkuar para një hoteli. Policia ndërhyri duke arrestuar shoferin i cili kishte dokumente greke false, shkruan Panorama. Nga ana tjetër, policia sekuestroi dhe 350 mijë euro, para me të cilat grupi spanjoll do të blinte drogë. Gjithashtu u sekuestruan shtatë makina luksoze, makineri për numërimin e parave, armë zjarri dhe një pistoletë me silenciator.

Autoritetet nisën hetime në korrik të vitit 2015, kur agjentët mësuan se një person mund të blinte një sasi të madhe heroine nga një grup shqiptarësh.

Ky person udhëtoi për në Barcelonë, ku u takua me liderin e grupit shqiptar të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Korrieri i cili do të bënte transportin e heroinës, u nis nga Barcelona për në Esen në Gjermani, për të pritur lajmërimin e mbërritjes së drogës. Pas kësaj ai udhëtoi me Porsche Cayenne në Amsterdam, ku mori sasinë prej 56 380 gramë heroinë, e cila ishte fshehur në 54 pako cilindrike.

Ai u kthye në Galicia bashkë me ngarkesën. Tetë anëtarë të grupit shqiptar për trafikimin ndërkombëtar të drogës u kapën në Barcelonë. Misioni i tyre ishte shpërndarja dhe ruajtja e drogës dhe negociatat për shitjen e saj. Gjatë kontrollove si në Galacia dhe Katalonia, policia spanjolle sekuestroi 350 mijë euro, shtatë makina luksoze, makineri për numërimin e parave, armë zjarri dhe silenciator.

Next Post

Arrest shtëpie për Fishekun, lirohen inspektorët dhe ish-inspektorët e Tatimeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lajm i mirë nga lufta! Libani pranon bisedime me Izraelin, ja kushti

Lajm i mirë nga lufta! Libani pranon bisedime me Izraelin, ja kushti

April 10, 2026
Zbardhet raporti i PD për funksionimin e Kuvendit, ja çfarë thuhet në dokumentin e dërguar drejt selive diplomatike

Zbardhet raporti i PD për funksionimin e Kuvendit, ja çfarë thuhet në dokumentin e dërguar drejt selive diplomatike

April 10, 2026
Situatë alarmante! Aeroportet e BE-së në rrezik për mungesë karburanti nëse Hormuzi nuk rihapet brenda tre javësh

Situatë alarmante! Aeroportet e BE-së në rrezik për mungesë karburanti nëse Hormuzi nuk rihapet brenda tre javësh

April 10, 2026
Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

April 10, 2026
Ish-kryebashkiaku i New Yorkut merr shtetësi shqiptare

Ish-kryebashkiaku i New Yorkut merr shtetësi shqiptare

April 10, 2026
Rolling Hills Liqeni, vlerat unike që po përcaktojnë një standard të ri në treg

Rolling Hills Liqeni, vlerat unike që po përcaktojnë një standard të ri në treg

April 10, 2026
1979-ta është viti që shpjegon Donald Trumpin

1979-ta është viti që shpjegon Donald Trumpin

April 10, 2026
“Porti u anulua nga ndërkombëtarët”, Berisha: Qeveria ka bllokuar integrimin në Bashkimin Europian

“Porti u anulua nga ndërkombëtarët”, Berisha: Qeveria ka bllokuar integrimin në Bashkimin Europian

April 10, 2026
Zbulohet bazë falsifikimi diplomash gjimnazi dhe universiteti në Tiranë, arrestohet 51-vjeçari

Zbulohet bazë falsifikimi diplomash gjimnazi dhe universiteti në Tiranë, arrestohet 51-vjeçari

April 10, 2026
A do të sigurojë Trump një marrëveshje më të mirë se Obama me Iranin?

A do të sigurojë Trump një marrëveshje më të mirë se Obama me Iranin?

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In