• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si u zbatua “teoria e ngjarjeve” në Shqipëri për Covid-19

by A R
24/05/2020 20:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prof. Perlat Kapisyzi / Pneumolog

Dje doli nje artikull ne gazetën italiane Corriere della Sera”: “Pse Shqipëria kishte më pak viktima nga COVID-19”, duke evidentuar faktin se  ato vende ishin më modeste, sepse ato ishin më të vetëdijshme për brishtësinë e sistemeve të tyre shëndetësore. Duke dashur ne fillim te shpreh vleresimin e sinqertë per kete shkrim, do te doja te shtoja se Shqiperia dhe vendet e tjera te suksesshme per  perballimin e pandemisë nuk e arritën vetëm sepse ato ishin te vetëdijëshme për brishtesinë e sistemit të tyre ekonomik dhe shëndetësor, por në radhë të parë u përpoqën te zbatonin teorine e “ngjarjeve” të Ronald Ross, sipas te cilit, shkalla e përhapjes së infeksionit nuk është e varur vetëm nga virulenca, kontagioziteti e virusit, dhe imuniteti i komunitetit, por edhe nga përqasje politike, volumet e zhvendosjes se popullateve dhe reagimi i sistemit shëndetesor.

Në qershor të Vitit 1915, Lieut.-Colonel Sir Ronald Ross mbrojti teorinë e tij se ngjarjet paraprake janë shumë të rëndësishme në ngadalesimin dhe përfundimin e një pandemie.

Ross i ndante “ngjarjet”ne dy klasa: në klasen e parë, ku ngjarjet janë të pavarura nga numri i personave te infektuar dhe në klasën e dytë, ku ngjarjet janë të përcaktuara nga numri i të infektuarve.

Virulenca dhe kontagioziteti i virusit, sensibiliteti i komunitetit, janë ngjarje të paevitueshme. Perqasjet politike, zhvendosjet e volumeve te komunitetit dhe menyra se si reagon sistemi shendetësor, por edhe vet komuniteti, janë ngjarje të evitueshme.

Ross mbas shume vite studimesh, arriti ne perfundimin qe te zhdukesh malarien, jo domosdoshmerisht duhet vrarë mushkonja e fundit, por deri në nje numer të tillë poshtë të cilit malarja zhdukej, duke hedhur që atehere konceptin e numrit te riprodhimit te infeksionit R.

Si u zbatua “teoria e ngjarjeve” ne Shqiperi?

Duke u konsultuar me strategjite e vendeve të përparuara, reagimi politik i menjëhershëm dhe në mënyren e duhur, ishte një nga arsyet përse Shqipëria rradhitet në vendet me rezultate nga më të mirat ne luften kundër Covid -19

Distancimi social ekstensiv, sigurimi i plotë në kohë i paisjeve mbrojtëse personale, testeve diagnostike, gjurmimit te kontakteve, si dhe kombinimi perfekt i te gjitha strukturave shteterore dhe shëndetesore për zbatimin e distancimit social, ishin masat deçisive të zbatuara nga komuniteti, te kontrolluara nga shteti, të cilat influencuan ndjeshëm në prevalencen e infeksiozitetit prevalenc, që varion përafersisht nga 0.4%-0.5%.

Zhvendosja e shqiptarëve jashte dhe brenda shtetit për nje vit është e barabartë me zhvendosjen për nje muaj të komuniteteve në vendet perendimore, çka është një arsye tjetër që shpjegon se sa i rëndësishëm është volumi i zhvendosjeve të komuniteteve ne nje pandemi.

Nje moment tjeter shumë i rëndësishëm ishte dhe është reagimi i strukturave dhe personelit mjekësor. Ishte një reagìm i matur, por jo i vonuar, me energji dhe plot profesionalizem, duke bashkuar dhe harmonizuar se bashku të gjitha strukturat shëndetesore, nga mjeku i familjes, stafi i epidemiologëve, Instituti i Shëndetit Publik dhe duke perfunduar tek pneumologet dhe infeksionistet.

Rradhitja e Shqiperise në vendet me perqasjen nga me te mirat ndaj pandemise Covid 19, është padyshim edhe një merite e shoqërisë shqiptare, e cilia si rrallë ndonjëhere, duke u solidarizuar me komunitetin shëndetesor, zbatoi në mënyrë shembullore distancimin social ekstensiv, i cili ka qenë dhe është mënyra më efikase për ngadalësimin e përhapjes së infeksionit në kushtet e nje komuniteti pa imunitet.

Zbatimi i “ teorise se ngjarjeve”në pandemine e trembedhjetë Covid 19, është një përqasje thelbëore për të përballuar me sukses  cdo pandemi. Nënvleresimi ose harresa ndaj kësaj perqasje, ishte dhe do te jete me pasoja te renda njerëzore dhe ekonomike.

Moszbatimi i “ teorise se ngjarjeve” i kushtuan mijëra te vdekur “modeleve” qe nuk moren në konsideratë “teorine e ngjarjeve”. Kryeministri Konte nën presionin e democracise liberale u vonua për të marre masat e distancimit social ekstensiv, çka u pasua nga mijëra te vdekur.

Boris Johnson në mes te marsit i bente thirje popullit anglez qe te pergatitej te ndahej parakohe nga te dashurit e tyre dhe se do përballen me një nga sfidat më të mëdha që ka patur Anglia. Ndërkohe qe Johnson nuk mori në konsiderat distancimin social, as mbylljen e shkollave, duke u mbeshtetur në teorine e imunitetit te komunitetit (herd immunity).

Por realiteti i behur shpejt, i ndryshoj perqasjen e “coronaexit”, në perputhje me strategjine e ËHO.

Kjo pandemi na mesoj shume shpejt se sa e rendesishme eshte vonesa ne zbatimin e “teorise se ngjarjeve”. Vonesa në zbatimin e saj, shteteve me struktura shendetesore nga me te fuqishmet si Italia, Spanja Franca, Gjermania, Belgjika dhe USA, me volume te medha zhvendosjesh te komuniteteve, u pasua nga numra te frikshem infeksioziteti dhe mortaliteti, dhe nga një kolaps i strukturave shëndetësore.

Si kurrë ndonjehere, komunikimi profesional virtual dhe real shpertheu vrullshem, duke pasqyruar sa solidaritetin shkencor, teknik, aq edhe ate njerëzor.

Kjo pandemi tregoi se strategjite e suksesshme në kujdesin shëndetesor në kushte normale bëhen akoma me efikase në gjëndjen e pandemise.

Strategjia qe nje sherbim i sigurtë dhe cilesor ndaj pacientit mund te realizohet vetem nëpërmjet krijimit të kushteve të sigurta dhe cilësore ndaj personelit shëndetesor, ishte po aq e suksesshme edhe në pandemine Covid 19.

Riorganizimi i infrastruktures për parandalimin e perhapjes se infeksionit, paisja me mjetet mbrojtjese personale të personelit shëndetësor (mungesen e të cilave e kanë ndjere sistemet shendetesore shume me te fuqishme se sa i joni), shmangja e çdo mungese në medikamente, ekzaminime laboratorike dhe imazherike, kanë bërë që personeli shëndetesor të ofrojë shërbim të sigurt cilësor, bashkëkohor, edhe ne kushtet e pandemise.

Kjo “beteje” nuk mund te fitohej pa qendrueshmerine, kujdesin, vetmohimin dhe dhembshurinë të cilat ishin “armatimet e rënda” që  përdori personeli shendetesor i mbështetur si kurrë ndonjehere nga i gjithë komuniteti, me shpresën që kjo mbështetje inkurajuese të vazhdojë edhe mbas pandemise Covid 19. Personeli shëndetësor është ai që ka ofruar kujdes shendetesor, duke përballuar me sukses dhe  vazhdimisht pandemi edhe me parë.

Eshte monenti që personeli shëndetesor të ketë edhe një rivleresim të merituar, inkurajues, te vazhdueshem nga shteti.

 

Next Post
Gjendet i vrarë me plumb në kokë deputeti në Ukrainë

Gjendet i vrarë me plumb në kokë deputeti në Ukrainë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In