Kosova i ka borxh ekzistencën e saj Perëndimit. Kryeqyteti i saj ka një statujë të Bill Clinton-it, por përkundër këtij fakti, Shteti Islam (ISIS) po lëshon rrënjë.
Vendi perëndimor që ka dërguar më së shumti rekrutë (bazuar në numrin e përgjithshëm të banorëve) për t’u bashkuar me shtetin islamik dhe grupe të tjera militante në Siri dhe Irak është ai që i ka borxh ekzistencën e vet si shtet, intervenimit ushtarak të NATO-s.
Një raport i muajit prill nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), tregon se që nga janari, 232 kosovarë i janë bashkuar grupeve islamiste militante në Siri dhe Irak, një normë prej 125 rekrutëve në raport me një milion banorë që jetojnë në vend, një shifër më e lartë se e Bosnjës.
Kosova shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008 pasi kaloi pjesën më të madhe të dekadës së kaluar nën një administratë kalimtare të Kombeve të Bashkuara që u krijua në periudhën1998-1999, pas luftës me Republikën Federale të Jugosllavisë. Konflikti, në të cilin shqiptarët më anë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës zhvilluan një luftë guerile kundër forcave jugosllave dhe paramilitarëve serbë, u fitua kryesisht për shkak të sulmeve ajrore të NATO-s kundër pozicioneve dhe infrastrukturës ushtarake Jugosllave. E gjitha përfundoi me Kosovën e ndarë në mënyrë efektive nga Republika Federale e Jugosllavisë, transmenton zeri.info
Në shenjë mirënjohje, kosovarët emërtuan një bulevard të madh në kryeqytetin e tyre, Prishtinë, me emrin e Bill Klinton-it, presidentit amerikan në detyrë gjatë luftës së vitit 1999, duke e dekoruar me një statujë të tij tre metra të gjatë. Ata gjithashtu e kanë emërtuar edhe një rrugë me emrin e Xhorxh W. Bush, i cili ishte president kur Amerika njohu pavarësinë e Kosovës.
Sipas Shpend Kursanit, një analist në QKSS dhe autor i raportit, shumica e kosovarëve ende kanë një pikëpamje pozitive ndaj Amerikës dhe NATO-s. E megjithatë, thotë ai, shumica e kosovarëve që luftojnë në Lindjen e Mesme i janë bashkuar shtet islamik.
Suksesi i Shtetit Islamik në lidhje me rekrutimin në Kosovë shqetëson kosovarët të cilët nuk janë në favor të grupit. “Ka një ndjenjë që njerëzit që i bashkohen Shtetit Islam janë të tradhtuar në shumë mënyra nga shumë kombe”, thotë Florian Bieber, profesor i studimeve të Evropës Juglindore në Universitetin e Gracit, transmeton zeri.info
Numrat për kokë banori nuk tregojnë historinë e tërë. Shteti Islam dhe Jabhat al-Nusra, degë e ndarë e al-Kaedës, janë grupe dominuese myslimane. Jo-Muslimanët nuk mund të bashkohen me ta. Kur përqindja e rekrutëve llogaritet bazuar ekskluzivisht në popullsinë myslimane të vendit, Kosova zë vend të ulët në listë. Ajo dërgon rreth 130 vullnetarë për një milion myslimanë në raport me popullsinë e saj, më pak se disa vende të Evropës Perëndimore, përfshirë Finlandën, e cila dërgon rreth 1667 rekrutë për një milion myslimanë dhe Belgjika, e cila dërgon 690.
Me këtë llogaritje, Kosova është e ngjashme me Bosnjën, një kombi tjetër i Ballkanit me një popullsi të madhe myslimane, e cila dërgon 211 rekrutë në raport me një milion myslimanë që jetojnë atje. Por kosovarët myslimanë kanë më shumë prirje për t’u bashkuar me grupet xhihadiste se myslimanët në Shqipëri dhe Turqi, dy vende me shumicë myslimane. Turqia, e cila kufizohet me Sirinë dhe Irakun dhe është një pikë e madhe tranziti për luftëtarët e huaj që i bashkohen Shtet Islamik, i dërgon vetëm tetë rekrutë në raport me një milion të popullsisë së saj myslimane, mezi gjashtë për qind e normës së Kosovës.
Myslimanët në Danimarkë, Austria dhe Francë kanë më shumë gjasa për t’u bashkuar me grupet xhihadiste në Siri dhe Irak sesa myslimanët në Kosovë të cilët mund të pasqyrojnë ndjenja jo të afërta me muslimanët që jetojnë në Evropën Perëndimore, thotë Francisco de Borja Lasheras, një analist politik në Këshillin Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, zyra në Madrid. Kosovarët nuk e përjetojnë të njëjtin lloj të izolimit kulturor siç mund ta përjetojë gjenerata e dytë e myslimanëve në Evropën Perëndimore, thotë ai.
Por sipas Kursanit, shkalla e rekrutëve Kosovar është ende shqetësuese, pjesërisht për shkak se ekstremizmi islamik është një largim i tillë radikal nga rruga e besimit që ka qenë tradicionalisht e praktikuar në Kosovë dhe gjetiu në Ballkan.
Ndryshimet filluan në prag të përfundimit të luftës së vitit 1999, me ardhjen e organizatave bamirëse dhe OJQ-ve të tjera nga Arabia Saudite dhe vende të tjera nga Gjiri Persik. Këto organizata riparuan xhami, ndërtuan shkolla dhe botuan libra. Ata promovuan versionin e rreptë të Islamit( Salafizmin) që dominon ligjërimin fetar në Arabinë Saudite. Ata ishin veçanërisht aktiv në zonat e neglizhuara rurale të Kosovës, në bazë të hulumtimit nga Isa Blumi, asistent profesor në “Georgia State University”, transmeton zeri.info
Kursani gjithashtu ka gjurmuar një numër të shqiptarëve etnikë nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria të cilët kanë studiuar së bashku në Lindjen e Mesme gjatë viteve 2000 dhe, siç thotë ai, “filluan të shoqërohen me turmën e gabuar”. Disa prej tyre, në Egjipt, ranë nën ndikimin e “Takfiristëve”, një term i referuar atje për myslimanët fundamentalistë Suni të cilët mendojnë se kanë të drejtë të deklarojnë myslimanët e tjerë si femohues. Ky është një pretendim i bërë edhe nga udhëheqësit e Shtetit Islam. Kur shqiptarët etnikë u kthyen në Ballkan nga atje, disa filluan të predikonin në Maqedoni, dhe një ose dy nga ata bënë të njëjtën gjë në Kosovë, ku kanë arritur disa suksese në përhapjen e ideologjisë së huaj që e kishin fituar.
Kursani thotë se ekspozimi ndaj këtij versioni ekstrem të Islamit është një faktor kontribues për numrin e lartë të rekrutëve kosovarë në grupet xhihadiste, por kjo nuk është gjëja e vetme. Pjesa më e madhe e shoqërisë mbetet përgjithësisht laike, thotë ai. Por ai thotë se ka pasur edhe një erozion të identitetit kombëtar si një forcë unifikuese që nga lufta, dhe për disa njerëz të rinj, feja e ka mbushur atë boshllëk. Kjo, ka ndikuar që të krijohen çrregullime brenda familjeve, thotë Kursani, pasi prindërit laikë janë zmbrapsur nga religjioziteti i ri i fëmijëve të tyre.
Të rinjtë pastaj largohen nga prindërit e tyre dhe gjejnë shoqëri në mesin e përkrahësve të islamizmit të dhunshëm. “Pastaj fillon procesi i shpëlarjes së trurit, sepse ky proces i shpëlarjes së trurit është i lehtë, për shkak se sistemi arsimor i varfër i Kosovës nuk i ka pajisur të rinjtë të mendojnë në mënyrë kritike”, thotë ai.
Një tjetër faktor kontribuues i prodhimtarisë së Kosovës në favor të xhihadistëve mund të jenë perspektivat e dobëta ekonomike të rinisë së saj. Me mijëra Kosovarë po largohen nga vendi i tyre. Shumica e tyre përpiqen për të arritur në Bashkimin Evropian, zakonisht kalojnë në Hungari nga Serbia. Të tjerët, të papunë, të izoluar nga familjet e tyre, dhe që nuk kanë një ndjenjë tjetër të fortë të identitetit të përbashkët përveç fesë, i shohim diku tjetër.
“Shtatë vjet pas shpalljes së pavarësisë, zhvillimi ekonomik nuk po ecë përpara”, thotë Bieber. “Shpresat për një të ardhme më të mirë janë zëvendësuar nga frustrimi, dhe kjo i ka shtyrë disa njerëz për të kërkuar fatin e tyre tek grupet radikale islamike si Shteti Islamik”.
Asnjë prej këtyre faktorëve nuk është unik për Kosovën. Tensionet liberale të Islamit kanë qenë diku tjetër të sfiduara nga manifestime të rrezikshme dhe shoviniste të fesë. Ato vendet e tjera janë të varfra dhe kanë kaluar nëpër konflikte dhe turbullira politike. Vlen të përmendet se Bosnja, e cila si Kosova ka dalë nga lufta, por që është ende në proces të ndërtimit të një shoqërie të begatë dhe të mirë-qeverisur, është gjithashtu një burim i pasur i xhihadistëve mes kombeve evropiane.
Por në Kosovë, këta përbërës janë të përqendruar në veçanti. Shoqëria në përgjithësi mbetet pro-perëndimore dhe rezistente ndaj shqetësimeve të devotshme të Shtetit Islamik. Por një pakicë e popullatës-një minoritet i saj i madh në krahasim me vendet e tjera në Evropë, ka rënë pre e tyre./Zëri/