• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Si u prangos për 4 minuta në orët e para të mëngjesit i shumëkërkuari nga Shijaku/ Policia jep detaje

by Java News
04/07/2020 09:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit ka finalizuar operacinin e koduar “Stadiumi”, ku në kushte të larta sigurie është arrestuar Alvaro Jashari, i cili ishte shpallur në kërkim për plagosje.

Në një njoftim zyrtar, Policia ka dhënë detaje nga operacioni duke theksuar se 34-vjeçari është arrestuar për 4 minuta pasi paraqiste rrezikshmëri shoqërore. Rreth një muaj më parë, pas një sherri banal ka plagosur me armë zjarri, 28-vjeçarin Enri Isai. 28-vjeçari Isai, u plagos në këmbë dhe ia hodhi paq, fatmirësisht pa pasoja të rënda për shëndetin.

34-vjeçari, Alvaro Jashari, është i dënuar më parë edhe për vjedhje me dhunë.

Shijak

Finalizohet operacioni policor i koduar “Stadiumi”.

Operacioni nga forcat operacionale të DVP Durrës, në bashkëpunim me Policinë e Shijakut.

Operacioni u zhvillua në kushte të larta sigurie.

U vu në pranga autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të 28-vjeçarit, ngjarje e ndodhur te stadiumi në Shijak, më datë 30.05.2020.
34-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje me dhunë.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe të Komisariatit të Policisë Shijak, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e një personi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Stadiumi”.

Në kuadër të operacionit, i cili u zhvillua në kushte të larta sigurie pasi personi paraqiste rrezikshmëri shoqërore, u bë e mundur që në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Shijak, në harkun kohor prej katër minutash, nga shërbimet e Policisë të kapej dhe të vihej në pranga shtetasi:

15a5c0bd-6ca9-48e4-9bb9-04e4a8fa62b3

A. J., 34 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Ky shtetas, më datë 30.05.2020, rreth orës 20:45, te stadiumi në Shijak, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin E. I., 28 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën Kodi Penal parashikon dënimin me burgim deri në 7 vjet.

g.kosovari

Next Post
“Ky 4 korrik ndryshe nga të tjerat”/ Mesazhi i Yuri Kim për Pavarësinë: SHBA do qëndrojë krah Shqipërisë

"Ky 4 korrik ndryshe nga të tjerat"/ Mesazhi i Yuri Kim për Pavarësinë: SHBA do qëndrojë krah Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In