• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Si u mboll Berati me kanabis? SPAK zbardh dosjen e 17 personave, gratë flinin në sera

by B K
06/01/2025 13:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Janë mbyllur hetimet dhe ka shkuar për gjykim dosja ndaj 17 personave, të cilët akuzohen se mbollën hektarë të tëra me sera në fshatrat e Beratit gjatë viteve 2021-2022.

Pjesë e kësaj dosje ishin edhe 95 gra dhe vajza, por ndaj 93 prej tyre SPAK shpalli moskompetencë. “Të pandehurit akuzohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotikëve”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” dhe “Prodhimi dhe mbajtja e armëve dhe municionit”, të parashikuara nga nenet 283 paragrafi 2, 284 paragrafi 2, 28/4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, veprime që janë kryer në zonën e Rërës, Drenovicë (Berat), në një hapësirë toke nga 10 deri në 20-27 dynym, ku janë gjetur katër sera të mbyllura me plastmasë dhe të instaluara linja elektrike dhe furnizimi me ujë, përmes një pompe thithëse që furnizohej nga një kanal vaditës përballë serave”, njofton SPAK shkruan A2 CNN.

“SPAK përfundon hetimet dhe kërkon gjykimin e 17 të pandehurve për kultivim, prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike në kuadër të krimit të organizuar

Në përfundim të aktivitetit hetimor në kuadër të procedimit penal Nr. 5, viti 2023, dhe pas një hetimi dyvjeçar ndaj 113 (njëqind e trembëdhjetë) personave, përfshirë 95 gra dhe vajza, Prokuroria e Posaçme ka ndarë aktet hetimore. Për 93 prej këtyre grave dhe vajzave është shpallur moskompetenca lëndore për hetim dhe gjykim, duke dërguar aktet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, ku janë kryer veprat penale. Po ashtu, janë ndarë aktet hetimore edhe për 3 (tre) nga të hetuarit aktualisht, ndërkohë që hetimet përfshijnë edhe persona të tjerë që ende nuk janë identifikuar saktësisht.

Pas përfundimit të hetimeve, Prokuroria e Posaçme ka paraqitur më 30.12.2024, në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkesën për gjykimin e çështjes ndaj 17 të pandehurve të akuzuar, duke bashkëlidhur aktet e procedimit penal nr. 5/1, viti 2023.

Të pandehurit janë:

Blerim Xheka

Sadetin Hasaj

Sidrit Bisha

Endriol Xheka

Jurgen Ujkaj

Suad Smakaj

Samoel Lushaj

Mirvaldo Disha

Hamdi Dyli

Arben Vrapi

Adiol Çifliku

Lulzim Bushataj

Mustaf Manej

Bashkim Mema

Edison Mema

Drita Mema

Izmire Mema

Akuzat

Të pandehurit akuzohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotikëve”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” dhe “Prodhimi dhe mbajtja e armëve dhe municionit”, të parashikuara nga nenet 283 paragrafi 2, 284 paragrafi 2, 28/4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, veprime që janë kryer në zonën e Rërës, Drenovicë (Berat), në një hapësirë toke nga 10 deri në 20-27 dynym, ku janë gjetur katër sera të mbyllura me plastmasë dhe të instaluara linja elektrike dhe furnizimi me ujë, përmes një pompe thithëse që furnizohej nga një kanal vaditës përballë serave.

Tipologjia e aktivitetit kriminal

Organizimi i aktivitetit kishte nisur në Dhjetor të vitit 2021, ndërsa u shtri gjatë periudhës Qershor-Nëntor 2022 dhe më datë 10.11.2022 u gjet dhe sekuestrua sasia prej 871.4 kg kanabis (produkt bime “canabis sativa L”), e cila u zbulua në 769 arka plastike dhe brenda 11 thasëve prej plastmasi ngjyrë të zezë, gjithashtu u gjetën dhe sekuestruan armë zjarri dhe municion luftarak. Nga aktiviteti rezulton të jetë përftuar në total një sasi prej 1.7-1.8 ton kanabis sativa.

Organizimi, drejtimi dhe financimi i “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, organizimi, drejtimi dhe financimi i “Kultivimit të bimëve narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e kryer më shumë se një herë, bëhej nga të pandehurit Blerim Xheka e Sadetin Hasaj.

Aktiviteti i “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve dhe i “Kultivimit të bimëve narkotike” ushtrohej dhe mbikqyrej njëherazi nga të pandehurit; Sidrit Bisha, Endriol Xheka, Jurgen Ujkaj, Suad Smakaj, Samoel Lushaj e Mirvaldo Disha.

Të pandehurit; Blerim Xheka, Sadetin Hasaj, Sidrit Bisha, Jurgen Ujkaj, Hamdi Dyli dhe Samoel Lushaj mbanin dhe armë pa leje në mbrojtje të ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm.

Aktiviteti i “Kultivimit të bimëve narkotikëve” në kuadër të “Grupit të Strukturuar Kriminal” ushtrohej kryesisht nga të pandehurit; Hamdi Dyli, Arben Vrapi, Adiol Çifliku, Lulzim Bushataj, Mustaf Manej, Bashkim Mema, Edison Mema, Drita Mema dhe Izmire Mema.

Sipërfaqet e tokave ishin marrë më parë me qera, nga të pandehurit; Hamdi Dyli e Arben Vrapi dhe familjarët e tyre (përmes kontratave). Pasi janë siguruar farat e kanabisit dhe fidanët dhe janë marrë dhe banesa me qera në Berat, për të qenë më afër aktivitetit ditor, është ngritur infrastruktura për mbjelljen dhe kultivimin e tyre, me qëllim shitjen e mëtejshme- e kryer nga Korriku 2022; të gjithë pandehurit dhe veçanërisht dy të akuzuarat femra, janë marrë me “rekrutimin” e krahut të punës/fuqisë punëtore nga qytete e rrethina të Shqipërisë, kundrejt joshjeve për pagesa të mira ditore për të punuar në sera, transport falas dhe sigurimit të fjetjes në ambientet sera, ku ishin krijuar edhe fjetore. Të pandehurit janë angazhuar aktivisht në kujdesin ndaj bimëve narkotike, mbarëvajtjes së aktivitetit kultivues, prerjes, tharjes e pastrimit të boçeve të kanabisit, shitjes së mëtejshme, shpenzimeve për mjete të domosdoshme pune, ushqime e medikamente për bimët, medikamente mjekësore si dhe pagesat e punëtoreve në sera.

Hetimet nxjerrin përfshirjen edhe të personave të tjerë, josaktësisht të identifikuar në kryerjen e këtij aktiviteti të kundraligjshëm në Grup të Strukturuar Kriminal, dhe ndaj të cilëve vijon të kryhen hetime të mëtejshme”, shkruan SPAK.

Next Post
Berisha sërish në derën e SPAK, Elezi tregon çfarë e detyroi ish-kryeministrin të zbatonte masën

Berisha sërish në derën e SPAK, Elezi tregon çfarë e detyroi ish-kryeministrin të zbatonte masën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bota ndriçohet nga magjia e festave, nga Sheshi “Skënderbej” deri në New York, ja si po e pret planeti Vitin e Ri

Bota ndriçohet nga magjia e festave, nga Sheshi “Skënderbej” deri në New York, ja si po e pret planeti Vitin e Ri

December 19, 2025
Kujdesi për dhëmbët, tek dentisti vetëm kur kemi dhimbje. Klinika në QSUT ofron shërbime falas

Kujdesi për dhëmbët, tek dentisti vetëm kur kemi dhimbje. Klinika në QSUT ofron shërbime falas

December 19, 2025
Studimi: Një në tre të rritur përdorin inteligjencën artificiale për mbështetje emocionale

Studimi: Një në tre të rritur përdorin inteligjencën artificiale për mbështetje emocionale

December 19, 2025
Festat shoqërohen edhe me momente të vështira/ Zbuloni shenjat e horoskopit që do të kenë një Krishtlindje jo të lehtë

Festat shoqërohen edhe me momente të vështira/ Zbuloni shenjat e horoskopit që do të kenë një Krishtlindje jo të lehtë

December 19, 2025
Shkakton debate vendimi befasues i Kinës/ Taksa të larta për prezervativët dhe kontraceptivët që të rriten lindjet

Shkakton debate vendimi befasues i Kinës/ Taksa të larta për prezervativët dhe kontraceptivët që të rriten lindjet

December 19, 2025
“Non grata e Berishës ka rënë”, Vokshi: Ka pasur tentativë të rrezikshme për të shkatërruar opozitën

Vokshi: Nuk përjashtohet asnjë formë proteste, as greva e urisë në ditët në vijim

December 19, 2025
Gjenden në Rahovec mbetje mortore të një personi, dyshohet se i përket një të zhdukuri gjatë luftës

Gjenden në Rahovec mbetje mortore të një personi, dyshohet se i përket një të zhdukuri gjatë luftës

December 19, 2025
Vrau në mënyrë makabre prindërit/ Djali i yllit të Hollywood-it i diagnostikuar me skizofreni disa javë para krimit: E humbi plotësisht kontrollin

Vrau në mënyrë makabre prindërit/ Djali i yllit të Hollywood-it i diagnostikuar me skizofreni disa javë para krimit: E humbi plotësisht kontrollin

December 19, 2025
32 gjenet kyçe që mund të shkaktojnë COVID-in e gjatë

32 gjenet kyçe që mund të shkaktojnë COVID-in e gjatë

December 19, 2025
Makina përplaset me Zetorin në aksin Fier-Berat/ 1 i plagosur, drejtuesi i mjetit në gjendje të dehur

Makina përplaset me Zetorin në aksin Fier-Berat/ 1 i plagosur, drejtuesi i mjetit në gjendje të dehur

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In