• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Si u kap në flgrancë prostituta 27-vjeçare, burg tutores

by A R
19/12/2017 07:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 2 vjet burgim një grua 50-vjeçare, pasi u shpall fajtore për akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit.

Rasti është zbuluar në Tiranë, më 15 maj qershor të këtij viti, ku një 27-vjeçare ishte rekrutuar nga e pandehura Teuta T. për t’u shfrytëzuar si prostitutë. Po kështu, Gjykata ka dënuar me punë për interes publik edhe vajzën që do të shfrytëzohej si prostitutë, shtetasen P.E. si edhe ka gjobitur me 200 mijë lekë të reja një klient nga Kosova. Po kështu, është dënuar për “moskallë- zim” krimi edhe një shofer.

Atë ditë, Policia ka qenë në mbikëqyrje të një hoteli që ndodhet në zonën e Yrshekut në Tiranë. Policia kishte marrë informacione se në atë vend, një vajzë shfrytëzohej për prostitucion. Bëhet fjalë për shtetasen P.E. 27 vjeçe. Natën kur kanë ndodhur arrestimet, Policia ka ndjekur lëvizjet e tutores, e cila në momentin që është larguar nga hoteli, është arrestuar nga Policia, së bashku me shoferin J.P. Gjithashtu, Policia ka ndërhyrë në hotel ku ka gjetur në një dhomë shtetasen P.E. dhe klientin e dyshuar nga Kosova.

Që të dy janë arrestuar dhe më pas janë gjykuar në masën e sigurimit “detyrim paraqitje”. Sipas Prokurorisë, klienti nga Kosova kishte komunikuar nëpërmjet telefonit me tutoren Teuta T. dhe më pas ka shkuar në hotel. E pandehura, pasi ka rënë dakord për pazarin me klientin, ka njoftuar shtetasen P.E. që të shkojë në hotel dhe pasi është futur në dhomën ku qëndronte klienti nga Kosova, ka ndërhyrë Policia. Në dëshminë e saj në Prokurori, shtetasja P.E. ka thënë se e ka njohur Teuta T. në lagjen ku ajo banonte.

Ajo ka treguar se i ka kërkuar ta ndihmonte për të gjetur ndonjë punë. Teuta T. i ka thënë se e vetmja punë që mund t’i gjente ishte t’i siguronte klientë për të kryer marrëdhënie seksuale. P.E. ka thënë se fillimisht nuk ka pranuar, por më pas është bindur për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike. “E pandehura Teuta T. i gjente klientë, ndërsa P.E. kryente marrëdhënie seksuale me këta persona kundrejt pagesës, një pjesë të së cilës ia jepte Teutës. Edhe për rastin në shqyrtim, ajo ka deklaruar se ka qenë e pandehura Teuta T., që e ka prezantuar me klientin nga Kosova dhe e ka dërguar drejt dhomës së hotelit”, shkruan materiali i Prokurorisë së Tiranës.

Edhe Teuta T. e ka pranuar akuzën ndaj saj, por ka kërkuar një masë sa më të lehtë, duke qenë se është nënë e dy fëmijëve dhe e divorcuar. Ndërsa klienti kosovar ka thënë se është njohur me Teuta T. dhe i ka kërkuar natën që u arrestua t’i gjente një vajzë për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt shumës 10 mijë lekë të reja.

Pasi kanë rënë dakord, Teuta T. i ka treguar hotelin ku do të takonte vajzën. Fajësinë e ka pranuar edhe shoferi, i cili ka shprehur pendesë të thellë dhe ka kërkuar një dënim sa më të lehtë. Në përfundim, Gjykata e ka dënuar Teuta T. më 2 vjet burgim, por duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, i ulet përfundimisht në 1 vit e katër muaj./Panorama/a.m.

Next Post
Kompetencat e Prokurores së Përgjithshme të përkohshme

Kush janë 28 firmëtarët e Arta Markut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosto e lartë e SHBA-ve nga lufta në Iran: Pajisje ushtarake të shkatërruara e miliarda shpenzime

Kosto e lartë e SHBA-ve nga lufta në Iran: Pajisje ushtarake të shkatërruara e miliarda shpenzime

April 7, 2026
Ushtria izraelite paralajmëron qytetarët në Iran: Shmangni përdorimin e trenave deri në orën 21:00

Ushtria izraelite paralajmëron qytetarët në Iran: Shmangni përdorimin e trenave deri në orën 21:00

April 7, 2026
Nuk ndalen sherret me thika pranë shkollave – 13 vjeçari godet me mjet prerës të miturin në Sarandë

Përndjekje dhe plagosje, një në pranga dhe një në kërkim në Sarandë

April 7, 2026
Ngushtica e Hormuzit: OKB voton sot rezolutën e ndërmjetme për mbrojtjen e anijeve

Ngushtica e Hormuzit: OKB voton sot rezolutën e ndërmjetme për mbrojtjen e anijeve

April 7, 2026
Turizmi/ Më shumë vizitorë nga Kosova e Italia, Gjermania e Franca në rënie

Turizmi/ Më shumë vizitorë nga Kosova e Italia, Gjermania e Franca në rënie

April 7, 2026
Ndërsa shtohet “kërcënimi” nga energjia, inflacioni bazë është i qëndrueshëm sipër 3%

Ndërsa shtohet “kërcënimi” nga energjia, inflacioni bazë është i qëndrueshëm sipër 3%

April 7, 2026
Gara e AI/ SHBA-të dhe Kina ‘luftë’ për dominimin global

Gara e AI/ SHBA-të dhe Kina ‘luftë’ për dominimin global

April 7, 2026
74-vjeçari në makinë përplas për vdekje 67-vjeçarin me biçikletë në aksin Velipojë-Shkodër

Aksident tragjik në autostradën Levan-Vlorë, humb jetën i riu

April 7, 2026
Mediat: Mojtaba Khamenei po trajtohet për gjendje të rëndë në Qom, i paaftë të qeverisë Iranin

Mediat: Mojtaba Khamenei po trajtohet për gjendje të rëndë në Qom, i paaftë të qeverisë Iranin

April 7, 2026
Moti për sot me kthjellime në të gjithë territorin, temperaturat arrijnë në 26 gradë Celcius

Moti për sot me kthjellime në të gjithë territorin, temperaturat arrijnë në 26 gradë Celcius

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In