• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Si u fsheh vjedhja e makinës që u përdor në atentatin ndaj Denis Kasës

by Aalison Pearse Stevens
12/06/2016 11:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Prokuroria e dinin, por nuk e publikuan për median asnjëherë faktin se mjeti nga i cili u qëllua për vdekje Denis Kasa në Mbrostar të Fierit ishte i vjedhur në Lezhë. Madje makina i ishte vjedhur një funksionari të lartë lokal. Prokuroria gjithnjë i mëshonte faktit se mjeti ishte i marrë me qira në Tiranë dhe se kishin prova pikërisht dokumentet e agjencisë. Por në fakt, rreth një muaj pas asaj ngjarjeje të rëndë, i zoti i mjetit A.Pepa denoncon ngjarjen për gazetën “Shekulli”.

Pepa shpjegon me detaje se si ishte zhdukur mjeti në parking. Në fakt, në Lezhë vjedhjet dhe grabitjet janë më se të zakonshme e gati janë bërë të natyrshme, ndaj edhe policia nuk është se e ka marrë seriozisht denoncimin e zyrtarit lokal, edhe pse pas vrasjes, Pepa u thirr në polici dhe u vu në dijeni, se mjeti që ai kishte denoncuar se i ishte vjedhur në shtëpi, ishte gjetur i djegur në aksin Fier-Lushnje dhe se atentatorët kanë qëlluar nga ky mjet në makinën e Denis Kasës dhe të dy miqve të tij. Në atë pritë fatale, jo vetëm humbi jetën Kasa dhe u plagosën dy miqtë e tij, por Prokuroria dhe Policia nisën grupet më profesioniste në drejtim të Fierit dhe të Vlorës për të zbuluar ngjarjen e rëndë. U arrestuan disa persona, po asnjë si person që ka kryer vrasjen, ndërsa policia dhe prokuroria pak ditë më parë kanë pranuar publikisht se mjeti i vrasjes ishte vjedhur në Lezhë.

Më në fund është arrestuar hajduti dhe tashmë pritet të shkojë në pranga edhe personi që e ka blerë makinën që më pas nuk dihet se si ka përfunduar në duart e vrasësve. Blutë e Lezhës dhe Fierit kanë arrestuar 41-vjeçarin Sokol Cali, banor i Lezhës, i cili akuzohet se ka bashkëpunuar për të siguruar mjetet e krimit. Cali ia ka shitur makinën që e kishte marrë nga Kreshnik Bardhi, autorëve të vrasjes. 41- vjeçari pritet të japë dëshminë e tij, e cila do të sigurojë prova të tjera për autorët dhe porositësit e vrasjes. Pak ditë më parë policia e Lezhës arrestoi një 29-vjeçar për vjedhje mes të cilave edhe makina që u përdor në vrasjen e Denis Kasës në Mbrostar me 8 janar të këtij viti.

ma.me

Next Post

Microsoft parashikon finalistët dhe fituesin e Euro 2016

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Formulari, ja si do të legalizohen 60 mijë objektet e ndërtuara para `91

Dështon rivlerësimi i pronave? Ligji, peng i akteve nënligjore të Ministrisë së Financave

February 10, 2026
Protesta e PD, Sali Berisha mbërrin në selinë blu (VIDEO)

Protesta e PD, Sali Berisha mbërrin në selinë blu (VIDEO)

February 10, 2026
Moti për sot i paqëndrueshëm, reshjet me intensitet të ulët përfshijnë të gjithë territorin

Shtrëngata dhe reshje shiu, si parashikohet moti për ditën e mërkurë

February 10, 2026
“Rritje e përpjekjeve për të zhvilluar inovacionin shkencor”

“Rritje e përpjekjeve për të zhvilluar inovacionin shkencor”

February 10, 2026
Rrëmbimi i Bleona Matës, flet nëna: Halla e zhduku në mal! Avokati: Fëmija u kap nga një grup i strukturuar kriminal

Rrëmbimi i Bleona Matës, flet nëna: Halla e zhduku në mal! Avokati: Fëmija u kap nga një grup i strukturuar kriminal

February 10, 2026
VIDEO- Pjesëmarrje e ulët në protestën e opozitës te Kryeministria

Pak para protestës, Luçiano Boçi zbulon synimin e PD-së

February 10, 2026
Trafik droge e grup kriminal, GJKKO dënon me 20 vite burg Gëzim Bakallin dhe Erjon Locin

Trafik droge e grup kriminal, GJKKO dënon me 20 vite burg Gëzim Bakallin dhe Erjon Locin

February 10, 2026
Besojini pa problem! Këto dy shenja të zodiakut ta ruajnë sekretin për gjithë jetën

Besojini pa problem! Këto dy shenja të zodiakut ta ruajnë sekretin për gjithë jetën

February 10, 2026
Makina e tij u përplas “kokë më kokë” me një kamion, humb jetën shqiptari në Itali

Makina e tij u përplas “kokë më kokë” me një kamion, humb jetën shqiptari në Itali

February 10, 2026
Mazhoranca rrëzon nismën e Jorida Tabakut për statusin e minatorit

Mazhoranca rrëzon nismën e Jorida Tabakut për statusin e minatorit

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In