Sokol Vokshi, një emigrant shqiptar, është kapur nga agjentët e emigracionit dhe është depërtuar në Shqipëri, pasi e kanë mbajtur dy ditë në burg.
Ai kishte 24 vite në Amerikë dhe punonte si kamarier në një lokal në Long Island.
“Daily Mail” shkruan se agjentët e emigracionit nuk i kanë lënë mundësi as të njoftonte familjen se po e deportonin.
47-vjeçari shqiptar, në lokalin ku punonte njihej si “Sal, kamarieri i preferuar i të gjithëve’, shkruan “Daily Mail”.
Sipas gazetës, klientët e restorantit janë ankuar për mungesën e Sal-it në punë.
Jimmy Trahanas, pronar i restorantit të Artë Reef në Rockville Centre, tha se nuk e dinte se çfarë të bënte kur Vokshi papritmas nuk u shfaq për punë.
“Klientët ishin të mërzitur. Të gjithë po e kërkonin”, është shprehur Trahanas.
Pas deportimit të tij, një fushatë është nisur për të mbledhur fonde, në mënyrë që të mbulohen shpenzimet ligjore të Vokshit.
Një poster varet në lokal me dy fotografi të Sal-it dhe deri më tani janë mbledhur më shumë se 11 600 dollarë nga 168 njerëz të ndryshëm që kanë kontribuar.
Kjo fushatë, e quajtur “Get Sal Back to the USA”, ka filluar nga klienti Ëarren Prosky, më 22 prill të këtij viti.
Sal ka mbërritur në SHBA 24 vjet më parë dhe ka punuar në restorantin e Golden Reef.
Kur gjyqtarët e imigracionit i mohuan kërkesën e tij për të jetuar në SHBA në vitin 1997 dhe e kërkuan që të largohej, ai apeloi vendimin.
“Më thanë, qëndro, gjatë apelit tënd. Vazhdo të punosh”, tregon shqiptari, që shton:
“Keshtu nje gje sjell tjetren, qëndrova, punova, u martova, bera fëmijë”.
Më tre prill, atij i kishte mbërritur një letër nga ICE ku i kërkohej një takim.
Vokshi ishte paraqitur duke menduar se ishte një takim tjetër rutinë, por më pas i kishin vënë prangat.
Pas tre ditësh kishte mbërritur në shtëpinë e së motrës në Shqipëri.
“Nuk e njoh këtë vend” tha ai.
Vokshi tha se ende po paguan 12,000 dollarë në taksat vjetore të pasurive të patundshme në shtëpinë e tij në Long Island dhe po përpiqet të gjejë punë në Shqipëri.
“Shkoj në restorante dhe bare, por ata nuk më punësojnë”, tha ai.
“Ata mendojnë se jam plak”.
Ai tha se nëse nuk mund të marrë një vizë për t’u kthyer në Shtetet e Bashkuara, gruaja e tij dhe vajza e lindur në Amerikë do t’i bashkohen atij në Shqipëri.
“Nuk mund të ndahemi. Ëndrra jonë amerikane po shndërrohet në një makth”, tha Vokshi
a.ç